Gjoba të majme për kundërvajtësit

Love

βeℓℓe â๓e
Kodi Rrugor

اfarë parashikohet në 19 nenet që diskutohen në Komisionin e Ligjeve


Plot 19 nene pasqyrojnë ndryshimet në Kodin Rrugor, i cili është hartuar në vitin 1998. Disa ndërhyrje i janë bënë herë pas here këtij kodi dhe ai më i fundit është i një viti më parë. Specialistët thonë se këto ndryshime bëhen në kuadër të përmirësimit të qarkullimit të mjeteve dhe rritjes së sigurisë së lëvizjes në rrugë. Ndërhyrjet, pra ndryshimet dhe shtesat në Kodin Rrugor nisin me nenin 140, e më konkretisht në pikën 7. Nëpërmjet ndryshimit kërkohet rritja e masës së gjobës për mosrespektim të shpejtësisë minimale dhe maksimale, pra tejkalimin e tyre me deri 10 km/orë. Në kod parashikohej se gjoba për ata që nuk respektojnë këto rregulla, penalizimi ishte me 500 deri në 2000 lekë gjobë, ndërsa tani kërkohet që kjo gjobë të shkojë nga dy mijë deri në katër mijë lekë. Kjo gjobë vjen e rritet për ata drejtues mjetesh që e tejkalojnë shpejtësinë me 10 deri në 20 km/orë. Nw këtë rast masa administrative e konvertuar në gjobë shkon nga katër mijë deri në 16 mijë lekë.

Gjobat

Rrugorëve do t’u jepet mundësia të jenë edhe më të ashpër në masat administrative për ata që e tejkalojnë shpejtësinë me më shumë se 20 km/orë. Kwshtu përveç gjobave që variojnë nga 10 mijë deri në 40 mijë lekë, policia ka të drejtën t’u pezullojë lejen e drejtimit të mjetit (patentën) nga një deri në tre muaj. Me ndryshimet e kërkuara rishikohen edhe gjobat për kundërvajtësit e parashikuar në pikën 11, 4 dhe 10 të neneve përkatësisht të 141, 142, 143, ku flitet për mënyrën e lëvizjes së mjeteve në rrugë. Për moszbatuesit e sinjalistikës rrugore, apo orientimet e policit të trafikut gjobat tashmë kërkohen të jenë të majme, nga dy mijë deri në tetë mijë lekë. Edhe tetë nene të tjera ku pasqyrohen ndryshimet e kërkuara në Kodin Rrugor kanë të bëjnë me rritjen e masës së gjobës për kundërvajtësit, ndërsa interesant është fakti se për drejtuesit që marrin pasagjerë më shumë se sa e kanë të përcaktuar në lejen e qarkullimit gjoba shkon nga katër mijë deri në 16 mijë lekë.

Ndryshimet

Me ndryshimet në nenin 169 pika 2, kërkohet me ngulm përdorimi i kaskave mbrojtëse nga drejtuesit e motorëve, në të kundërt ata gjobiten me gjoba nga një deri në katër mijë lekë. Por edhe për pasagjerët e motorëve ka sanksione, e nëse shkelja kryhet nga një i mitur përgjegjësinë dhe gjobën për të e paguan drejtuesi i mjetit. Ndëshkime do të ketë tashmë për drejtuesit e mjeteve për mosfiksimin në sedilje të veçanta të fëmijëve apo dhe vendosjen e rripit të sigurimit për pasagjerët e mitur, gjoba për këto raste shkon nga një deri në katër mijë lekë. Përdoruesit e alkoolit nuk duhet të drejtojnë mjete në kohën që kanë pirë alkool, pasi nëse ata kapen duhet të paguajnë nga 10 mijë deri në 40 mijë lekë gjobë. Kodi edhe më parë parashikonte ndalimin në rast aksidenti, por tashmë kur janë vërejtur dhjetëra raste që drejtuesit e mjeteve largohen nga vendi i aksidentit, tashmë me ndryshimet e kërkuara jo vetëm që do t’u vendoset një gjobë nga katër deri në 16 mijë lekë, por do t’u pezullohet leja e drejtimit të mjetit nga 6 muaj deri në një vit.
Burimi: G.Shqip
 
Pe: Gjoba të majme për kundërvajtësit

Sa bukur tingellojne kto rregullat kur i lexon por zbatimi pastaj eshte ceshtje tjeter.
Desha te di per kuriozitet, ca gjobe merr nqfse kapesh duke i dhene makines pa patente, se se pashe te permendej me siper?
 
Back
Top