Gjoba të majme për ata që ngacmojnë vajzat në punë apo rrugë

MrCool

Old School.
Gjoba të majme për ata që ngacmojnë vajzat në punë apo rrugë
burg107.jpg





Gjykatat franceze kanë vendosur 447 gjoba në tetë muajt e fundit bazuar në ligjin e ri për të luftuar ngacmimet seksuale që u bëhen grave në rrugë.

Ligji, që ishte miratuar në gusht të vitit të kaluar, parasheh gjoba deri në 750 euro për shkelje të tilla.

Gjoba e parë është vendosur një muaj më vonë ndaj një burri që ka prekur një grua në autobus dhe ka komentuar atë.

Ministrja për Barazi, Marlène Schiappa ka thënë se numri i gjobave ka treguar se masa të tilla funksionojnë në këtë aspekt.

Teksa ka raportuar para Parlamentit francez, ajo ka thënë se këto të dhëna nuk kanë pse të konsiderohen të turpshme.

“Shumë prej jush na keni thënë se këto masa nuk do të funksionojnë kurrë, se ne nuk do të jemi në gjendje të identifikojmë sjelljen seksiste”, ka thënë ajo duke premtuar se masat do të vazhdojnë së aplikuari.

Megjithatë ajo ka pranuar se duhet bërë më shumë sa u përket abuzimeve online, duke thënë se platformat siç është Twitteri, nuk janë shumë bashkëpunuese në të identifikuarit e individëve që qëndrojnë mbrapa llogarive që bëjnë ofendime të këtij lloji.

Bazuar në një studim të publikuar në fillim të vitit 2018, nga Instituti me bazë në Paris, Jean Jaurès është thënë se një në tetë gra franceze është dhunuar të paktën një herë në jetë, derisa 43 për qind kanë qenë subjekt i prekjeve pa pëlqimin e tyre.

albeu.com
 

Vajza

Rehearsal
Staf në FV.AL
Adm
Ehhh namii moj namiii. Nuk duhen denuar me gjob, duhen denuar me vepra ekstreme si persh dikush qe flet ti pritet gjuha, dikush qe prek ti priten krahet ...e keshtu me rradh loool
Oh ti mi lexon mendimet ,dhuuuna ndaj burrave ?
 

MrCool

Old School.
Bote e cuditshme.. Dalin gjysme lakuriq qe te provokojne meshkujt dhe te denoncojne per ngacmim.. Po s'jemi prej guri i befsha t'emen ?
 

Aisela

Antarë i Respektuar
Hahahahahhahahahahhahah ti e di qe un kam qef te te kundershtoj , ama kete her rash dakort me ty Mrcoolio. Skeni faj ju qe i nxjerrin gjitha ne treg ato kucedrat....shpirt ke dhe ti , del ne treg normale qe do blesh ndonje gje se ska lezet ndryshe ?
 

MrCool

Old School.
Une e kam gjetur zgjidhjen.. Mbaj syze te zeza dhe naten, ne kete menyre zgurdullis syte pa rene ne sy :p
 

Aisela

Antarë i Respektuar
Ah cje nje i zgjuar ti, mire qe zgurdullon syt po i ben dhe femrat ti vi keq per ty, thon kucedrat ua sa gjynah mban syze se eshte i verbur..se din ato se ku te rreh menja ty :p ahhh tiiii tiiiiiii ahahahhaha
 

Hasbulla

Patronazhist i grave te FV
/me ban valixhen gati e iken per france te bahet milioner ???kaq i mire sa jam une do me bjeri 1000€ ne dite ngacmime seksite te grave franceze ????
 
S

Soul

skeni faj.jam dakort me parafolsit. shywyr qe jam drrase sme sheh njeri
 
I

Iva1

Shyqyr qe ska gjoba te tilla ne Shqiperi dhe te vendoseshin denime sipas fjalorit qe ngacmojne cunat.....
 

Belaa

Antarë i Respektuar
Ehhh namii moj namiii. Nuk duhen denuar me gjob, duhen denuar me vepra ekstreme si persh dikush qe flet ti pritet gjuha, dikush qe prek ti priten krahet ...e keshtu me rradh loool
Na ti mi na se na le that kshu po tja marin me radh ??????
 
Top