Gjoba për ambalazhin e bukës, Tirana qyteti më problematik

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Furrat e bukës vazhdojnë të mos i binden urdhrit të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit dhe Bashkisë së Tiranës për tregtimin e bukës me ambalazh letre, pas ndalimin të qeseve plastike, të cilat u konsideruan si të dëmshme për shëndetin e konsumatorëve. Gjatë një inspektimi që ka ndërmarrë Autoriteti Kombëtar i Ushqimit janë vërejtur disa shkelje, kryesisht në kryeqytet. Sipas AKU-së tregtimi i bukës duhet të bëhet vetëm me ambalazh letre organike, për të ruajtur cilësisë ushqimore të saj.

Buka-me-qese-300x200.jpg


Kontrollet
Por pavarësisht urdhrave në fuqi shumë subjekte vijojnë të mos e plotësojnë këtë standard duke mos plotësuar as kushtet higjienike. Autoriteti Kombëtar Ushqimor ka ushtruar kontrolle në njësitë e prodhimit dhe tregtimit të bukës dhe shumë prej tyre i ka penalizuar. “Objekti kryesor i këtyre inspektimeve janë kushtet higjeno-sanitare dhe ambalazhi i letrës së bukës, zëvendësimi i ambalazhit plastik me atë të letrës. Deri tani vihen re pak problematika. Megjithatë janë bërë pezullime të këtyre ambienteve”, shprehen inspektoret e AKU-së. Qarqet që kanë bërë zëvendësimin në masën 100 % të ambalazhit plastik me letrën organike janë Durrësi, Gjirokastra, Elbasani, Kukësi dhe Berati.
B:t,observer
Tirana vijon të jetë problematike në këtë drejtim, ndaj 10 operatorë të biznesit janë gjobitur dhe disave ju është ndërprerë aktiviteti i tyre.
Ambalazhimi
Nga një vëzhgim që kryem vumë re se të vetmet furra buke që po praktikojnë ambalazhin e letrës janë ato në zonat e mbipopulluara dhe në rrugët kryesore të Tiranës. Ndërsa furrat dhe dyqanet e bukës që ndodhen në brendësi të kryeqytetit dhe në periferi nuk përdorin ambalazhin prej letre. Shumë furra buke edhe pse janë të pajisura me ambalazhe prej letre, përdorin si ambalazh qeset plastike. Vetëm në rastet kur ka kontrolle nga ana e institucioneve, ndodh e kundërta. Kjo bëhet edhe për faktin se ambalazhi prej letre kushton më shumë sesa ai prej plastike. Por duhet thënë se në zonat informale të kryeqytetit, deri më tani asgjë nuk ka ndryshuar për përmirësimin e kushteve, në të cilat serviret ky produkt, ku abuzohet më shumë me konsumatorët. Të tilla janë lagjet si “Todi Shkurti”, “Kristaq Capo”, “Ali Demi”, në fund të rrugës së Kavajës, e gjithë zona përgjatë Shkollës së Baletit, në zonën e Kinostudios, në zonën e Profarmës së Re, në Porcelan asnjë furrë apo dyqan buke nuk përdor ambalazh prej letre, por vijon si normalisht ambalazhimi me qese plastike. Edhe tek “Komuna e Parisit” në dyqane dhe supermarkete buka ambalazhohet me qese, ndërsa në furra ndodh e kundërta.
Vendimi i AKU
Qeveria ka miratuar një vendim të posaçëm për prodhimin dhe përdorimin e ambalazheve në vendin tonë, pjesë e të cilit ishin pikërisht ato plastike. Sipas vendimit, bizneset ndalohen të prodhojnë ambalazhe plastike duke filluar nga data 1 shtator e këtij viti, ndërsa doganat do të udhëzohen që të mos lejojnë futjen e qeseve plastike duke filluar po nga kjo datë. Pas ndalimit të importit dhe prodhimit do të ndalohet edhe përdorimi. “Ndalohen prodhimi, importimi dhe hedhja në treg e qeseve plastike nën 30µ (mikro). Pas datës 1 shtator 2012, ndalohen prodhimi dhe hedhja në treg e qeseve plastike të pabiodegradueshme nga të gjithë operatorët ekonomikë. Pas datës 1 shtator 2012, ndalohet importimi i qeseve të plastikës të pabiodegradueshme”, – përcaktohet në vendim. Të gjitha produktet ushqimore, si djathi, mishi, gjalpi, sallami, duhet t’i serviren konsumatorit me ambalazh prej letre. Kjo kërkesë erdhi nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit.
 
Titulli: Gjoba për ambalazhin e bukës, Tirana qyteti më problematik

Vetem ne Shqiperi shitet buka ne qeska,mire kane bere qe po fillojne nga gjobat vetem ashtu zem mend :D
 
Titulli: Gjoba për ambalazhin e bukës, Tirana qyteti më problematik

Mos ia futni kot edhe ne vende te tjera, por skane ca bejne te nxjerrin nej gje,
edhe fapp kapen ketu.
 
Back
Top