Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

GJND: Rasti i Kosovës “pa urgjencë”

  • Nga Ado
  • Start date Start date
  • - Lajme nga Kosova dhe trevat shqiptare
Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GJND) ende nuk ka nisur procesin e shqyrtimit të ligjshmërisë së shpalljes së pavarësisë së Kosovës, pas kërkesës së parashtruar nga Asambleja e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Burime të afërta me Gjykatën në Hagë kanë bërë të ditur për BBC se, OKB nuk ka kërkuar që rasti i Kosovës të shqyrtohet me urgjencë.

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miratoi, pak javë më parë, një rezolutë të Serbisë, me të cilën kërkohet një këshillë nga GJND në lidhje me shpalljen e pavarësisë nga Kosova.

Përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës, nga ana e tyre, kanë kërkuar nga Gjykata që kur të shqyrtojë rastin t'i mundësojë edhe Kosovës paraqitjen e argumenteve të saj.

Zyrtarë të Gjykatës thanë se ende nuk e dinë statusin ligjor të Kosovës dhe nëse ajo ka të drejtën që të paraqesë pikëpamjet e saj para tyre. Gjykata thotë se e ka të drejtën e përzgjedhjes së një numri vendesh që vlerësojnë se kanë diçka për të thënë rreth çështjes së Kosovës, me qëllim që t'i ndihmojnë Gjykatës në dhënien e mendimit të saj.

Sipas tyre është Asambleja e Përgjithshme ajo që ka kërkuar mendimin dhe për dallim nga rastet e tjera të shqyrtuara deri tash, në rastin e Kosovës nuk do të ketë dy palë.

Burimet e afërta me Gjykatën, thanë se mendimi i 15 gjykatësve për rastin e Kosovës, nuk është obligativ por ai ka një ndikim, ose të menjëhershëm ose më vonë.

Autoritetet serbe e kanë cilësuar vendimin e Asamblesë së Përgjithshme për të dërguar kërkesën në Gjykatën e Hagës si një hap pozitiv dhe kanë nënvizuar se kjo shënon edhe mbrojtjen e të drejtës ndërkombëtare.

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Skënder Hyseni, i tha BBC-së se se është i bindur se çështja e pavarësisë së Kosovës nuk do të kontestohet asnjëherë nga asnjë Gjykatë. Ai ka shfaqur besimin e tij se GJND në fund do të njoh të drejtën e Kosovës për të qenë shtet i pavarur dhe sovran.

Shefi i diplomacisë kosovare tha se qeveria e Kosovës në ditët e fundit ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për t'u përballur në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.

Ajo ka emëruar një ekspert britanik, Michael ثood si kryesues të ekipit ligjor të saj për të mbrojtur të drejtën e Kosovës para Gjykatës.

Diplomatë perëndimorë thonë se mendimi i Gjykatës nuk do të ketë asnjë ndikim në pavarësinë e Kosovës, e cila sipas tyre është e pakthyeshme. /bbc/
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back