GJND: Kosovë 21-13 Serbi

Njëzetenjë shtete kanë deponuar deklaratën me shkrim në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në favor të Kosovës, ndërsa 13 sosh janë rreshtuar në favor të Serbisë.

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë të martën mbrëma, nëpërmjet një komunikate, ka bërë të ditur se 35 shtetet kanë deponuar deklaratat e tyre me shkrim, lidhur me pyetjen se a ka qenë në përputhje me të drejtën ndërkombëtare shpallja e njëanshme e pavarësisë së Kosovës.

Në mesin e shteteve të cilat kanë deponuar deklarata me shkrim – nëpërmjet të cilave ato deklarohen rreth ligjshmërisë së pavarësisë së Kosovës – nuk gjenden fare Italia dhe Greqia. Për të parën është thënë se do të deklarohet në favor të Kosovës, ndërsa për të dytën në favor të Serbisë.

Në favor të Kosovës janë deklaruar: SHBA-të, Britania e Madhe, Franca, Gjermania, Japonia, اekia, Zvicra, Shqipëria, Austria, Finlanda, Polonia, Luksemburgu, Estonia, Norvegjia, Holanda, Sllovenia, Letonia, Irlanda, Danimarka, Maldivet dhe Sierra Leone.

Ndërkaq, në favor të Serbisë janë deklaruar: Rusia, Kina, Qipro, Rumania, Egjipti, Sllovakia, Libia, Spanja, Irani, Brazili, Argjentina, Azerbajxhani dhe Bolivia.

Deri më 17 korrik shtetet pjesëmarrëse në këtë proces kanë kohë të deponojnë komentet e tyre rreth deklaratave të njëri-tjetrit. /Telegrafi/
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top