Gjirokastër, PS: Drejtorët presion votuesve. 200 vetë bojkotojnë zgjedhjet

WxP

Staf në FV.AL
Adm
GJIROKASTثR - PS e Gjirokastres ne nje konference per shtyp denoncoi parregullsite. "Drejtues të lartë të administratës shtetërore, militantë të PD, bëjnë presion ndaj votuesve në Qendrat e Votimit", thuhet ne deklarate. Sipas tyre, drejtori arsimit rajonal Vasil Muka hyri deri me automjetin e tij me posterat e PD brenda teritorit të Qendres se Votimit duke ju bërë presion të hapur votuesve. Drejtori Tatim-Taksave Artim Biraci ushtron presion me mbështetës të PD në dy Qendra Votimit pranë Universitetit E.Cabej. Drejtori i filialit të postës shqiptare, Shpëtim Puli me mbështetës të PD bën presion të vazhdueshëm në Qendren e Votimit të shkollës së mesme Siri Shapllo, duke shkelur në mënyrë flagrante kodin elektoral. Në fshatin Zhulat - kryetari komunës Dragush Logli hyn brenda Q.Votimit duke ju bërë presion votuesve të votojnë Partinë demokratike. Pas debateve të ashpra të antarëve të majtë të komisionit të Q.Votimit z.Logli ka dalë jashtë dhe ka vijuar presionin e tij". Detajet u bene te ditura nga Partia Socialiste e qarkut Gjirokaster.
****

TEPELENث - Rreth 200 votues në qarkun e Gjirokastrës braktisin procesin zgjedhor. Bëhet fjalë për fshatin Mezhgoran, në rrethin e Tepelenës. Në shenjë proteste për mungesën e rikonstruksionit të aksit rrugor që lidh këtë fshat me rrugën nacionale, banorët kanë vendosur të bojkotojnë procesin zgjedhor. Asnjë prej materialeve zgjedhore nuk është tërhequr nga Komisioni Zonal i administrimit të Zgjedhjeve në rrethin e Tepelenës dhe kjo qendër votimi nuk është hapur mëngjesin e sotëm. Një tjetër problem është evidentuar në njërën prej qendrave të votimit në fshatin më të madh të minoritetit grek, Dervician në rrethin e Gjirokastrës ku një banderolë elektorale e Partisë së Bashkimit të të Drejtave të njeriut ndodhet vetëm 5 metër larg qendrës së votimit dhe është cilësuar prej forcave të tjera politike si shkelje flagrante e ligjit. Ndërkaq, në 284 qendrat e tjera të votimit në qarkun e Gjirokastrës procesi i votimit ka filluar normalisht, ndërsa në orët e para të zhvillimit të tij nuk ka pasur problem. Edhe vëzhguesit e huaj të misionit ODIHR kanë qenë të pranishme në një sërë qendrash votimi. Janë 129 600 shtetas të regjistruar në listat përfundimtare të zgjedhësve që pritet t'i drejtohen sot (e dielë) kutive të votimit në qarkun e Gjirokastrës për të zgjedhur 5 përfaqësuesit e tyre në Parlamentin Shqiptar.

SHEKULLI.com.al
 
Back
Top