Gazetarja Entela Bani raporton se në rang qarku votimi u mbyll në orën 19:15, ku pati një pjesëmarrje 52%. Në rrethin Gjirokastër pjesëmarrja ishte 58%, 52% ishte në Tepelenë dhe 50% në Përmet.
Në KZAZ mbërritën kutitë e para nga Lunxhëria, Odrie, Qendër Libohovë, Antigone dhe një pjesë e bashkisë Gjirokastër. Nuk është deklaruar asnjë problem.
***
Në qarkun e Gjirokastrës deri në 15:00 ka 30% pjesëmarrje në votimeve. Sipas gazetares Entela Bani, mesdita ka sjellë fluks. Votimi në Dervician është bllokuar për disa minuta, kjo pasi rezultonte se kryetarja dhe nënkryetarja e komisionit ishin i njëjti person. Ndërkohë ka filluar kthimi mbrapsht i emigrantëve pas mesditës. Në Tepelenë, Përmet, procesi vazhdon i qetë.
* * *
Gjirokastër, 10 mijë emigrantë kthehen për votime
09:47
Drejtoria e policisë së Gjirokastrës bëri të ditur se për votimet në pikën kufitare të Kakavijës kanë hyrë përgjatë ditës së djeshme dhe mëngjesit të sotëm rreth 10 mijë emigrantë. Ndërkohë, votimi në këtë qark vijon normalisht dhe pa probleme.
Qarku Gjirokastër nuk ka probleme me votimet. Gazetarja Entela Bani raporton se votimet po zhvillohen shumë të qeta dhe se qendrat e votimit janë hapur normalisht.
Qarku Gjirokastër ka 130 mijë votues, nga të cilët rrethi Gjirokastër ka 50 mijë dhe bashkia 30 mijë
Janë 222 qendra votimi në qark, 134 në rreth dhe 27 në qytetin e Gjirokastrës.
Qarku Gjirokastër ka 6 bashki dhe 11 komuna
shekulli.com