Gjirokastër, bllokohen 2 kg marihuanë, policia arreston 1 person

ReNdEx

Interist Forever
Staf në FV.AL
Mod
52845.jpg

GJIROKASTثR- Të paktën 2 kg marihuanë u bllokuan, ndërsa një person u arrestua për trafik të lëndëve narkotike, si dhe shkatërrim prone, njofton policia e Gjirokastrës, në jug të vendit.

“Thanas Proko, 27 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Llongo të Komunës Dropulli i Sipërm (Gjirokastër), u arrestua në flagrancë teksa po tentonte të shkatërronte derën kryesore të komunës”, thuhet në komunikatën e policisë.
Të njëjtat burime thanë se gjatë kontrollit në banesën e 27 vjeçari, u bllokuan dhe 2 kg marihuanë. Policia saktësoi se Proko nga frika e denoncimit mbante peng nënën e tij.

“Një procedurë ligjore për paraburgimin e tij tashmë ka nisur, ndërsa provat materiale i kaluan prokurorisë për hetime të mëtejshme”, thekson policia.

Gjatë 48 orëve të fundit, policia e qarkut të Gjirokastrës ka bllokuar në tre aksione të ndryshme 165 kg lëndë narkotike, ndërsa ka ndaluar 5 persona dhe një është shpallur në kërkim.

(d.b/BalkanWeb)
 
Back
Top