Gjimnazistët e “Petro Ninit” i mbron ish-efektivja e “Shqiponjës”
Uskana Lleshi është punonjëse e patrullës në Komisariatin e Policisë nr. 2 në Tiranë, ndërsa prej 3 javësh është oficere e sigurisë në shkollën “Petro Nini Luarasi”.
Uskana përshëndet nxënësit e çdo klasë, u kontrollon uniformën, por edhe i tregon adoleshentëve se ajo është aty për të siguruar qetësi gjatë orës së mësimit, disiplinë, por edhe për të ndërhyrë kur është nevoja.
“Bie shumë në sy fenomeni i bullizmit. Adoleshentët, ndoshta për të tërhequr vëmendjen, hapin fjalë për të tjerët që cënojnë dinjitetin. Aty më takon mua të ndërhyj, por edhe t’ia referoj çështjen psikologes”, tregon Uskana.
Por, ndërsa Uskana po njihet me problematikën e “Petro Nini Luarasit” prej 3 javësh, Presidentja e shkollës, Jeta Kreka, është më në brendësi të problemeve që kanë nxënësit: “Ne nuk kemi bullizëm fizik, është më tepër psikologjik. Pak më shumë kemi bullizëm ndaj vajzave, nga pamja e jashtme dhe veshjet. Gjithashtu, ngacmohen edhe ata që mësojnë shumë”.
Plani-pilot i Ministrisë së Arsimit dhe asaj të Brendshme për përfshirjen e oficerëve të sigurisë në shkolla po zbatohet në terren prej 3 javësh.
Top Channel