Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Gjilanasi “leqitë” publikisht vajzën që u martua me djalin e vëllait

auto_LEQ11464894251.jpg

“Mirdita për tan kombin shqiptar prej Kosove dhe mbar kombit shqiptar kudo që asht”, nisë letra e vënë në një shtyllë elektrike, në hyrje të xhamisë në lagjen e njohur si Zabeli i Sahit Ages, afër Shkollës së Bujqësisë në Gjilan.
Poshtë letrës – në të cilën qytetari që thotë të jetë nga Gjilani, B.H 73-vejçar – ka vendosur letërnjoftimet e dy personave të tjerë që thotë se kanë bërë incest, duke u martuar mes vete.
Në këtë shpallje Hyseni, përpos që tregon publikisht se ka përjashtuar nga familja vajzën e tij, A.S femër 30 vjeç, pasi është martuar me djalin e vëllait nga nëna A.H mashkull 38 vjeç.
Por B.H kërkon që të gjithë njerëzit t’i dënojnë për këtë veprim dhe e përdor fjalën “leqit” që në zhargonin publik në Kosovë, nënkupton “heqje dorë nga një familjar apo i afërm, pasi ai ose ajo ka bërë një veprim të pamoralshëm bazuar në traditën e shoqërisë ose familjes”.
“A.S dhe A.H, janë kushëritë e parë, fëmijët e dy vllaznive prej një nane, por këta dy huligana, kusheri të parë për 38 vite, kanë vendosur që prej vitit 2014 të kalojnë prej akusherive e janë ba burrë e grue. Unë po e shkruaj këtë informaët haptazi”, ka shkruar ai, me një gjuhë shumë zor të kuptueshme.
Insajderi ka telefonuar të apostrofuarit në këtë tekst, pasi janë lënë edhe numra të telefonit por asnjëra palë nuk ka pranuar të flasë e as të sqarojë rastin.
Por B.H, në letrën e tij, bënë thirrje që “tërë kombi shqiptar”, t’i dënojë këta persona sipas tij “të pa karakterë dhe të pamoralshëm”, që kanë poshtëruar familjen.
“I lus mbar kombin shqiptar që kta persona kush i njeh dhe kush i she me i dënue për hater të kombit shqiptar. Se lejon ndërgjegja me bo ksi budallakija, se ka boll femna dhe meshkuj jashtë familjeve me u martu, e jo sot në këtë kohë, në vitin 2016 me pas hala këso njerëz të pa shkollë dhe të mbrapambetur”, ka shkruar B.H.
Fotografia e kësaj shpallje është realizuar para dy dite dhe sipas datës ajo është vendosur aty me 5 maj 2016./Insajderi.com
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back