Gjestet flasin!

Love

βeℓℓe â๓e
sey.bmp


Gjestet shpeshherë zbulojnë mendimet që nuk shprehen me fjalë, prandaj në vazhdim do të gjeni tetë nga gjestet kryesore që shfaqin ndjenjat dhe mendimet e meshkujve.

1. Gjatë takimeve me njerëz që u pëlqejnë apo nuk u pëlqejnë, meshkujt instinktivisht ngrenë ose mbledhin vetullat. Në rast se njeriu që takojnë u duket interesant, simpatik, ata i ngrenë paksa vetullat, ndërsa në të kundërtën, i mbledhin duke krijuar rrudha të lehta në ballë.

2. Kur një burrë, pasi takohet me dikë, e mban gojën të hapur paksa, bashkëbiseduesi/ja paraqet interes për të.

3. Nëse ka interes apo jo për dikë, kjo duket qartë në fytyrën e mashkullit. Veç dy shenjave të sipërpërmendura, ai do të buzëqeshë dhe sytë e tij do të rrezatojnë.

4. Nëse mashkullit i pëlqen një femër, ai fare instinktivisht do të shkojë dorën mbi flokë, madje e përsërit këtë gjest disa here.

5. Në rast se një femër nis të flasë dhe mashkulli e dëgjon me vetulla paksa të ngritura, ky gjest tregon se atij i pëlqen ajo femër. Në rast se mashkulli shikon “normalisht”, nuk i lëviz fare vetullat, vështrimi është disi indiferent, kjo do të thotë se atij nuk i pëlqen as ti, as ajo çka i thua.

6. Në rast se jeni ulur dhe mashkulli papritmas fillon të rregullojë çorapet e veta, kjo do të thotë se ai është mjaft i emocionuar e dëshiron të duket sa më i mirë para teje. Dhe kjo, sepse ti atij i pëlqen..

7. Në rast se një mashkull e lëviz vështrimin, si i thonë, nga koka te këmbët dhe kundron figurën tënde, kjo do të thotë se ti i pëlqen, se ai e ka vlerësuar figurën tënde dhe shikon te ti një partner të mundshëm seksual.

8. Në rast se një mashkull fillon të lavdërohet për “meritat” e tij, për aftësitë e tij, pamjen e tij të jashtme, edhe pse hera-herës mund të duket qesharak, kjo do të thotë se ai dëshiron të tregohet i denjë për ty, të “thotë” se është i bukur e i aftë dhe të përshtatet.
Pra, ti atij i pëlqen.
Burimi: Individi.com
 
Pe: Gjestet flasin!

Shpesh here gjestet flasin tek njeriu po eshte veshtire ti kuptoshe ato
 
Pe: Gjestet flasin!

Ja ky cuni ne foto,i paska ''dhene''syve te tij,pamje te eger...
 
Pe: Gjestet flasin!

Flasin dhe flasin sikur te jen fjal te shprehura :D

Xhestet jan tregues i mire per te ven re personin qe flasim, se cfare ndjesish i vijn ne moment. Psh ka xheste dhe levizje trupi qe kuptojm se nje person eshte i axhituar apo i nervozuar, ose ngurrues....................Ose sic thuhet ne kete studim qe po kerkon te na josh apo te na terheq vemendjen etj :)


Xhestet, levizjet e trupit (sic quhet ndryshe gjuha e trupit) eshte impakti i pare marramendes ose i merzitshem :p


 
Pe: Gjestet flasin!

Love nja 5 tema me te tilla subjekete, xhestet flasin
veprimet flasin,
duart tek floket flasin, e kam pare apo me duket mua?

Gjithsesi une them se kur takon nje person (sidomos nje qe ke kohe pa e pare)
nuk fillon e ve re xhestet apo levizjet qe ben.
Pastaj nje xhest qe une marr ne nje menyre, dikush tj se merr ashtu.
Studime koti.
Nese e ndjen qe te pelqen e ndjen e ska nevoje per studime.
 
Pe: Gjestet flasin!

Nga gjestet shume mire mund te kuptosh konstruktin mental te nje njeriu....!
 
Pe: Gjestet flasin!

Nga gjestet shume mire mund te kuptosh konstruktin mental te nje njeriu....!

Mental?????????
Te kujtoj qe ka njerez qe i njeh per nje jete te tere, e serish nuk i njeh,
ndersa tani me pak xheste behemi psikolog te tj??
 
Pe: Gjestet flasin!

Nga gjestet shume mire mund te kuptosh konstruktin mental te nje njeriu....!

Mos doje te thoje,gjendjen e momentit??Se konstruktin mental e krijon tjera gje,nqs une ne nje moment do i bie tavolines me pellembe do tregoje qe jam e nervozuar ne ate moment apo do tregoje qe jam njeri agresiv??

P.S Ky ishte thjesht nje rast ''ordiner''....
 
Pe: Gjestet flasin!

Mental?????????
Te kujtoj qe ka njerez qe i njeh per nje jete te tere, e serish nuk i njeh,
ndersa tani me pak xheste behemi psikolog te tj??

Huh per mua nuk vlen kjo qe sapo ti the :) jo qe sjam dakort por i qendroj times... :)
 
Pe: Gjestet flasin!

Huh per mua nuk vlen kjo qe sapo ti the :) jo qe sjam dakort por i qendroj times... :)

Nuk u kuptuam me duket, nejse.
 
Pe: Gjestet flasin!

''Siperfaqesimi'',mbi te gjitha..
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top