Kosova dhe Shqipëria brenda pak javësh do të jenë të detyruara që të rikthejnë kontrollet e dyfishta kufitare.
“Kjo është kërkesë eksplicite ndaj Prishtinës dhe Tiranës”, ka bërë të ditur ministri i Integrimit Europian Bekim اollaku.
Por deri në rikthim praktik të kontrolleve të dyfishta, kanë mbetur edhe disa procedura qeveritare që do t’i hapnin rrugë policisë për shtimin e kontrolleve.
Policia e Kosovës në një përgjigje elektronike për Top Channel ka sqaruar se janë në pritje të një vendimi të qeverisë për të nisur pastaj me zbatimin e kontrolleve të dyfishta kufitare.
Gjatë raportimit në Komisionin Parlamentar për Integrim Europian, ministri اollaku ka thënë se Komisioni Europian ka kërkuar rikthimin e dy ndalesave kufitare, me qëllim parandalimin e krimit ndërkufitar.
Sipas اollakut, kërkesa e Komisionit Europian lidhet me procesin e liberalizimit të vizave.
Pas aplikimit sezonal në stinën e verës, kontrolli në të dy pikat kufitare gjatë kalimit të kufirit ishte hequr përfundimisht në korrik të 2011-ës në bazë të marrëveshjes dypalëshe “Një ndalesë, një kontroll”.
Marrëveshja në lidhje me procedurat e përbashkëta të kontrollit në pikëkalimet kufitare Morinë-Vermicë, Qafë-Prush dhe Qafë-Morinë u zbatua pas instalimit të sistemit TIMS edhe në pikën kufitare kosovare të Vërmicës.
Reduktimi i kontrolleve ndikoi në pakësimin e radhëve të automjeteve në kufirin mes dy vendeve, sidomos gjatë stinës së verës./ Top Channel