Gjermania është një komb arrogant

AnGeLiC

VIP
V.I.P
Screen-Shot-2017-05-18-at-10.30.17.jpg
“Një vit më parë, Gjermania rezultonte se ishte ‘vendi më i mirë’ sipas klasifikimit të Wharton School, e Universitetit të Pensilvanië. Klasifikimi bazohej në kritere të ndryshme mbi prirjet sipërmarrëse, pushtetin, cilësinë e jetës, e të tjera. Megjithatë, për një numër në rritje gjermanësh, gjëja më e rëndësishme ishte ajo që konfirmonte imazhin, që ata e kishin tashmë për vendin e tyre”. Kështu hapet një artikull-polemikë në revistën amerikane Foreign Policy, në lidhje me Gjermaninë, me titull “Gjermania ka një problem arrogance” dhe autor Paul Hockenos.

“Qoftë kur bëhet fjalë për imigrimin apo prodhimin industrial, politikat fiskale apo energjitë e rinovueshme, gjermanët janë gjithmonë të bindur se ata, dhe vetëm ata, dinë më shumë se të tjerët. (…) Në gjermanisht, ky fenomen përmblidhet me fjalën: ‘Besserwisserei’, pra një sjellje e tipit “e di unë më mirë”, që vetë gjermanët e pranojnë, në një farë kuptimi, që e kanë tipar kulturor të lindur.

‘Besserwisserei’ mund të jetë edhe një tipar kulturor me rrënjë shekullore, por Gjermania ka më shumë fuqi sot, mbi të gjitha në Bashkimin Europian, se sa në cilëndo epokë tjetë, me aq sa mbahet mend. (…) Pjesa tjetër e Europës, me siguri e ka vënë re që gjërat bëhen gjithnjë e më shumë sipas mënyrës gjermane, edhe kur është e diskutueshme – apo siç thonë kritikët e vendeve të tjera, evidente – se mënyra gjermane nuk është më e mira. Pyetja e madhe për të ardhmen e Europës është, nëse edhe gjermanët, herët a vonë, do të vetëdijësohen. (…) Akuzat për egoizëm dhe sjellje arbitrare janë relativisht të reja. Mes viteve 1949 dhe 1990, Republika e Bonit, Gjermania Perëndimore, ishte reshtuar përulësisht në aleancën perëndimore. (…) Sovraniteti i vendit në periudhën e pasluftës, mbahej nën kontroll prej aleatëve perëndimore (dhe në Lindje nga Bashkimi Sovjetik) dhe udhëheqësit e saj përpiqeshin që ta lironin pak e nga pak shtrëngimin përmes veprimeve dashamirëse. Dhe pikërisht duke bërë gjermanët e mirë (dhe europianët e mirë) ia dolën që të bashkojnë Gjermanitë në vitin 1990”.

Pas një periudhe përshtatjeje politike dhe ekonomike që zgjati deri në vitet 2000, Gjermania u shndërrua nga i sëmuri i Europës, në lokomotivën industriale të kontinentit. Në të njëjtën kohë, gjermanët filluan të bëhen “gjithnjë e më pedantë, dhe ta trajtojnë politikën ekonomike si një klub etik. Nuk ka shembull më të mirë për këtë, se sa episodi i famshëm kur Merkeli ftoi në mënyrë shpërfillëse, vendet e jugut të Europës, që të administronin ekonomitë e tyre si një amvisë e Suabisë: me zell, nikoqirllëk dhe plot burime. Mes reshtave – sugjeron Hockenos – lexohej ajo që politikanët e ndryshëm gjermanë, më vonë e kanë thënë me zë të lartë, domethënë që e kundërta e amvisës ishin europiano-jugorët, dembelë dhe xhepashpuar”. / Përgatiti: bota.al
 

Attachments

  • Screen-Shot-2017-05-18-at-10.30.17.jpg
    Screen-Shot-2017-05-18-at-10.30.17.jpg
    63.8 KB · Shikime: 0
“Qoftë kur bëhet fjalë për imigrimin apo prodhimin industrial, politikat fiskale apo energjitë e rinovueshme, gjermanët janë gjithmonë të bindur se ata, dhe vetëm ata, dinë më shumë se të tjerët. (…) Në gjermanisht, ky fenomen përmblidhet me fjalën: ‘Besserwisserei’, pra një sjellje e tipit “e di unë më mirë”, që vetë gjermanët e pranojnë, në një farë kuptimi, që e kanë tipar kulturor të lindur.

Absulutisht jane nje popull i zoti dhe konstruktiv,abjektiv dhe realizues.
Kete ata e deshmojne me fakte,me jeten dhe arritjen e vendit tyre.
Normale mediat Amerikane ashtu do servirin se e shikojne si piken kundershtare ne Evrope.
 
Mund te japin pershtypjen por nuk jane arrogante.
Jane shume te disiplinuar e te rrepte me veten ne rradhe te pare e pastaj rrjedhimisht edhe me te tjeret.
Ka nje shprehje-Deutschland land der dichter und denker.
Dmth, Gjermania vend i historianeve, shkrimtareve, dhe menduesve te medhenj qofshin shpikes apo filozofe.
Pastaj me thoni nje tjeter vend ne bote qe brenda nje shekulli humb dy luftra boterore, i demshperblen te gjithe, e ndajne dysh per ta bere te parrezikshme, ne fund te shekullit ribashkohet dhe per 10 vjet e ben ddr njelloj si rfgj.
Nderkohe duke qene gjithmone lokomotiva e europes.
Edhe nese do ishin arrogante do tu falej :)
 
Personalisht nuk kam kete opinion ...e kisha para 5 vitesh por kur mu desh te isha per nje kohe aty kuptova se i kisha paragjykuar...
 
Do doja qe nje gjerman ( me ton Hitlerian) te me thosh te dua..te dua...qe te me dridhet leqet e kembeve :p
 
Do doja qe nje gjerman ( me ton Hitlerian) te me thosh te dua..te dua...qe te me dridhet leqet e kembeve :p

Njoha nje vajze me Karin
Sa i thashe ti ke nje emer qe ne gjuhen tone eshte i sikletshem....
Ma dhiu shtriga...e di tha dhe qeshte
Debilja
 
Për mua gjermanet jane kombi më i afte ne bote, per shkak se jane dhe kombi me i madh evropian.
Ata mund të japin me shumë se kaq, por kaq lejohen.
Gjithashtu, ky komb po vjen drejt renies dhe shkrirjes.
 
Kam nje histori kur isha ne alemania.
Gjithe qejf e pordhe po pija cigare ne rruge...
Isha me mikeshen time dhe ne nje moment u shkeput se po terhiqte lek te nje bankomat.
Une eca e cik dhe po thithja me ende cigaren...kur e mbarova e hudha ne toke.
Kur te me qaset nje surrat barbun...ueeeee sec me thosh.
Une e kapa qe e kish per cigaren dhe i thoja ne anglisht - ku eshte koshi? Sheshi plot me bishta cigare me bishtin tim do merresh.
Kjo mikesha po vinte dhe me fliste ne shqip - he mi po te propozon?
Clesh propozimi mi...ky me shau me griu...lol
Po tha ajo...ai me kish thene - vini ju te huajt e na qelbni qytetin
Mizerja
 
Ka ndjenje e superioritetit sepse ashtu e trajtojn veten ne krahasim me shm europian , me ka qelluar te jem me targa italia dhe sic dihet i urrejt , nuk me la gje pa shajt . Aty mu desh te tregoj origjinin e shqiptarit :D
 
Ka ndjenje e superioritetit sepse ashtu e trajtojn veten ne krahasim me shm europian , me ka qelluar te jem me targa italia dhe sic dihet i urrejt , nuk me la gje pa shajt . Aty mu desh te tregoj origjinin e shqiptarit :D

Se mos Kane respect shum per shqipet:p
 
Gjermonet arrogante? Nga e shpiket kte. Te thush per Francezet e anglezt hajde de ,por gjermonet jane popull shume i perulur qe i rrespektojne nacionalitet e tjera ndoshta me shume se cduhet. Une kam pas mundesine te njof dhe te punoj me gjermon dhe nqf se ka arrogant ne kte mes ishim ne "bythgrisurit shqiptar" ku sa e kapim pak veten nga ana financiare na vje era pordhe 3 km larg.
 
Ua hjeq kapelen :caplin::caplin:

Ne shekullin e fundit dy here jane shkaterruar me fund dhe sot perseri jane me te fuqishmit :kapele::kapele:

Gjyshet tona qe e mberrin luften e II thoshin: Burr i forte u kan gjermoni :drumepre::drumepre:
 
Back
Top