Gjermania do t’i njohأ« zgjedhjet edhe pa PD-nأ«

legjenda

MAQEDONIA E VERIUT
Mesazhet nga Gjermania vijnë tashmë të pakamufluara. Faktori ndërkombëtar, dhe më konkretisht Shtetet e Bashkuara dhe Gjermania, dy aleatët më të rëndësishëm të Shqipërisë po kundërshtojnë publikisht projektin e Partisë Demokratike për mospjesëmarrje në zgjedhjet e 18 Qershorit. Të dyja thonë se do t'i njohin këto zgjedhje si normale, edhe nëse PD përfundon duke mos hyrë në to. Amerikanët dhe gjermanët gjykojnë tashmë se PD nuk po shfaq asnjë vullnet të hyjë në zgjedhje, dhe është e lirë të mos hyjë. Shqipëria rrezikon të shkojnë në këto zgjedhje, pa pjesëmarrjen e PD-së, duke krijuar premisa për një megamazhorancë të papëlqyeshme qoftë edhe parimisht.Ambasadorja gjermane: Do t’i njohim zgjedhjet edhe pa PD - Lajme - Top Channel
 
Back
Top