Gjermania dhe Italia, PO Shqipërisë në NATO

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Gjermania dhe Italia kane ratifikuar Protokollin e Anetaresimit te Shqipërisë në NATO. Bundetag-u gjerman miratoi sot ligjin mbi Protokollin e datës 9 korrik 2008 për Marrëveshjen e Atlantikut të Veriut mbi anëtarësimin e Republikës së Shqipërisë.

Në këtë mënyrë Gjermania përmbyll procedurën parlamentare të ratifikimit, theksoi zëdhënëse shtypi e ambasadës gjermane në Tiranë, Irene Eidemüller. Menjëherë pas vendimit, kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli i ka dërguar një letër mirënjohjeje kryetarit të Bundestag-ut, Peter Myller, ku ka theksuar se Gjermania luan një rol kyç për sigurinë në Europë.

Sipas zëdhënëses së ambasadës, Qeveria federale e Gjermanisë është e bindur, se anëtarësimi në NATO i dy vendeve (Shqipëria dhe Kroacia) do të japë një kontribut kyç për sigurinë dhe stabilitetin në Europë. Ambasada gjermane citon gjithashtu se qeveria federale do të vazhdojë të mbështesë tre vendet kandidate të Ballkanit Perëndimor me masa konkrete në kuadër të përgatitjes për anëtarësimin në NATO.

Po sot, deputetët e parlamentit italian i kanë dhënë sot votën pro anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, ashtu siç kishte konfirmuar Kryetari i Dhomës së Deputetëve, Gianfranco Fini, gjatë takimit me Kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli, në shtator të këtij viti në Tiranë.
Zyra e shtypit e Kuvendit bëri të ditur se pritet që të hënën edhe Senati italian të ratifikojë këtë protokoll, duke mbyllur kështu procesin e ratifikimit nga Italia. Deri tani ky protokoll është ratifikuar nga 17 vende anëtare të NATO-s.
Dy ditët e fundit tre parlamente të vendeve anëtare të NATO-s (Mbretëria e Bashkuar, Gjermania, Estonia) kanë dhënë miratimin dhe njëkohësisht vlerësimin për Shqipërinë, duke e konsideruar një vend, që falë progresit të bërë dhe vullnetit të treguar, meriton të jetë krah vendeve të Aleancës së Atlantikut të Veriut.
Shekulli On
 
Titulli: Gjermania dhe Italia, PO Shqipërisë në NATO

Ritmet e ratifikimit vertete jane te mahnitshme. Antaresimi duket ceshtje kohe me shume se cdo gje tjeter.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top