Gjermani, burg përjetë kosovarit, theri ish-gruan në sy të fëmijës

ReNdEx

Interist Forever
Staf në FV.AL
Mod
38198_28.jpg

MUNICH-Një Gjykatë e Munichut ka dënuar të enjten një shqiptar 62 vjeç nga Kosova me burg të përjetshëm për vrasjen e ish-gruas së tij. Vepra penale është cilësuar si vrasje e rëndë, pasi që është kryer me thikë para syve të djalit 7-vjeçar të bashkëshortit të ri të gruas tashmë të vrarë. Fëmija ka pësuar tronditje të rëndë, ndërsa është traumatizuar edhe bashkëshorti aktual i gruas.

Këto rrethana do ta bëjnë shumë të vështirë lirimin me kusht të tij pas 15 vjet vuajtje dënimi, siç praktikohet në drejtësinë gjermane në rastet e dënimeve të përjetshme.

اifti ishte ndarë në mars të vitit 2011. Vetëm një muaj më vonë gruaja e ndarë qe martuar me të dashurin e saj që e kishte njohur në Kosovë dhe e kishte sjellë atë në Gjermani.

Kjo martesë, sipas ish-bashkëshortit, ka shërbyer si motiv për hakmarrjen e kryer më 23 korrik 2011 në oborrin e banesës në Petershausen. Në momentin kur ish- bashkëshortja kishte zbritur nga makina bashkë me fëmijën 7 vjeçar, 62 vjeçari e kishte goditur atë dy herë me thikë. Me këtë rast i kishte shkaktuar plagë në mushkëri dhe në zemër, dhe nga gjakderdhja gruaja fatkeqe ka vdekur në vendin e ngjarjes.

Ky krim tejkalon shumë mesataren e vrasjeve tjera, ka thënë kryesuesi i trupit gjykues. Sipas tij, autori e ka planifikuar për një kohë të gjatë këtë akt.

Djali 7 vjeçar dhe babai i tij që nga koha e krimit ndodhen në terapi psikiatrike.

(d.b/Koha/BalkanWeb)
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top