Gjermanët hulumtojnë gjurmët e periudhës iliro-romake në Suharekë

Kresha

A pretty face can never trick me
E shtune 20 Mars 2010 16:05



Institutit Arkeologjik i Gjermanisë, në bashkëpunim me Institutin Arkeologjik të Kosovës, të premten kanë bërë matjet gjeofizike në lokalitetin arkeologjik iliro-dardan në Reshtan të Suharekës, ndërsa të dielën do të bëjnë incizimin e njëjtë mes Mushtishtit dhe Sopisë, ku supozohet se ka ekzistuar një lokalitet i periudhës romake.

Milot Berisha, arkeolog në Institutin Arkeologjik të Kosovës, ka bërë me dije për “Kohën Ditore”, se në bazë të një memorandumi mes Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Instituti Arkeologjik i Gjermanisë, është duke bërë incizimet gjeofizike me teknologjinë e fundit të këtij lloji në 25 lokalitet në mbarë Kosovën, në mesin e tyre edhe këto dy lokalitete në Komunën e Suharekës.

Arkeologu Berisha, ka bërë të ditur se në Reshtan, është një lokalitet arkeologjik shumë shtresor, që pas analizimit të këtyre të dhënave nga incizimet, do të bëhet e ditur më saktësisht se çfarë përmban.

Ndërsa, i ka bërë të ditur se të dielën do të bëhen incizime të njëjta edhe afër Mushtishtit, ku në bazë të dhënave që kanë, mes Populani, Mushtisht dhe Sopisë, mendohet se ka ekzistuar një lokalitet i madh në periudhën romake.

Demir Zekolli, menaxher i Trashëgimisë Kulturore në Suharekë ka bërë të ditur se para 20 vitesh në këtë zonë në vendin e quajtur Plavanica është gjetur një Pitos, apo qyp, që mendohet se i përket asaj periudhe.

Ndërkaq, Zekolli ka bërë me dije se në Reshtan, gjatë viteve të 60-ta janë bërë hulumtime, por rezultat e hulumtimet dhe të gjitha dokumentacionet e shënimet që janë bërë në këtë lokalitet, ai ka thënë se sistemi i kaluar i ka marr me vete në Beograd dhe nuk gjenden në dorë të autoriteteve vendore.

Ndërsa, në këtë aksion, arkeologët nuk kanë mundur të bëjnë incizimet në Shirok të Suharekës, në vendin ku Komuna e Suharekës ka vendos të bëhet Zona Industriale, shkaku i mbetjeve të mëdha inerte që ende nuk i ka larguar pushteti lokal.

Berisha ka thënë se me instrumentin që janë duke bërë incizime nuk mund të punohet aty ku ka mbetje inerte me përmbajtje metalike ngase nuk mund të korret rezultat.

Pas vendimit të KK-së së Suharekës për vendosjen e Zonës Industriale në vendin ku supozohet se ka vlera arkeologjike, arkeologët e kishin reaguar duke ngrit shqetësime se mund të shkatërrohen këto vlera nëse vendoset të punohet mbi atë lokalitet.

Ndërsa arkeologu Berisha ka thënë se në muajin korrik dhe në vjeshtë, prapë do tu vijnë në ndihmë Institutit Arkeologjik i Gjermanisë, përmes këtyre incizimeve, dhe se deri në atë kohë duhet që Komuna e Suharekës të largon mbeturinat inerte që paraqesin pengës për këto incizime.

Komuna e Suharekës ka shumë lokalitete arkeologjike të regjistruara, të dëshmuara apo supozuara. Kultura materiale arkeologjike e Hisarit, Reshtanit, Studençanit, Kastërci, Peçanit, Bllacës, Dubiçakut, Shirokës etj. tregon vazhdimësinë e jetës prej Paleolitit deri në ditët e sotme.

Në fshatin Shirokë, në jug të Suharekës, sipas ekspertëve gjendët Nekropoli Tumular dhe në të djathtë të rrugës Therandë-Prizren gjendeshin dy tuma, ndërsa në anën e majtë të rrugës dy grupe prej tri tumash.

Në afërsi të nekropolit të Shirokës gjendet vendbanimi ilir i quajtur Hisari i Therandës dhe tumat e Dubiçakut. Mësohet se Nekropoli i Shirokës daton në shek. VIII-VII p.e.s. Në këtë vendbanim ilir mendohet se janë zhdukur afro 22 tuma ilire gjatë hapjes së djerrinave për zhvillimin e wvreshtarisë nga sistemi i kaluar. /koha/


p.s. Lajmi pak me vonese por me pelqeu, tani me ra ne sy.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 46.7%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 26.7%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 26.7%
Back
Top