Gjergj Ndreca largohet në Belgjikë për azil politik: Iku nga trajtimi jonjerëzor

Love

βeℓℓe â๓e
Gjergj Ndreca, së bashku me të shoqen, vajzën dhe djalin, është larguar për në Belgjikë pak ditë më parë. Sipas News 24, Ndreca pritet që të kërkojë azil politik.

ndreca.jpg


Familjarët e Ndrecës, njeriut që u bë i njohur për protestat e tij kundër qeverisë për trajtimin ndaj ish-të përndjekurve, thanë se ai u largua nga Shqipëria për shkak të trajtimit jonjerëzor nga shtetit shqiptar.

Ndreca ishte një nga organizatorët kryesorë të grevës së urisë së ish-të përndjekurve pak kohë më parë dhe tentoi të vetëdigjej, në shenjë revolte ndaj indiferencës së shtetit ndaj kësaj shtrese.
Tema
 
Back
Top