Gjergj Ndreca i vë flakën vetes,ish-të përndjekurit: E dogji Sali "krimineli" (VIDEO)

BoOoMBaStiCk

Il Silenzio
V.I.P
timthumb.php


timthumb.php


Një ish-i përndjekur politik i ka vënë flakën vetes mëngjesin e sotëm në kryeqytet. Gjergj Ndreca pasi e ka lyer trupin me benzinë, i ka vënë flakën vetes në ambientet e grevës së urisë.

Ka qenë ndërhyrja e menjëhershme e ish-të burgosurve të tjerë që kanë bërë të mundur parandalimin e djegies së Ndrecës. Menjëherë ai është dërguar me urgjencë në repartin e djegieve në QSUT, ku mësohet se gjendja e tij është rëndë.

Sot mbushen 16 ditë nga greva e urisë, dhe dje ish-të burgosurit politikë paralajmëruan mbajtjen e një proteste para Parlamentit, 18 grevistët u shprehën dje se, “nuk lëkunden nga kërkesat e tyre ekonomike dhe politike deri në vetëflijim”.

Ish-të përndjekurit politikë nisën mbrëmjen e 22 shtatorit një grevë urie, e cila pritet të zgjasë, për shkak se qeveria nuk mbajti premtimet për dëmshpërblimin e viteve të tyre të burgut. Sipas ish-të përndjekurve politikë, gjendja aktuale e tyre është tepër e rëndë, ndërsa dëmshpërblimi u shty për një afat të pacaktuar. Ata theksojnë se gjithçka ndodhi për shkak të tjetërsimit të ligjeve që qeveria bëri në kundërshtim me Kushtetutën./Shekulli

*Imazhet që do shihni mund të jenë shqetësuese.


To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Titulli: Gjergj Ndreca i vë flakën vetes,ish-të përndjekurit: E dogji Sali "krimineli

"Flakën Gjergj Ndrecës ja vuri Sali Berisha"

Ish-të përndjekurit politik kanë nisur me pak minuta vonesë protestën e tyre, pas aktit ekstrem të Gjergj Ndrecës, i cili ka tentuar të vetëflijohet me benzinë. Ish-të përndjekurit gjatë fjalës së tyre kanë fajësuar qeverinë për heshtjen dhe për mungesën e sensibilizimit.

“Flakën Gjergj Ndrecës ja vuri Sali Berisha, se ishte flakë e paralajmëruar dhe qeveria tha se kanë hyre vetë. Por, çfarë kërkonte ky kryeministër kriminel. Gjergj Ndrecën e dogji edhe indiferenca. Nëse në këto 22 vjet do ishim në këmbë nuk do ishim këtu”, shprehen ish-të burgosurt në tubimin para Kuvendit.

Ata shprehen se do qëndrojnë derisa kërkesat e tyre, për kthimin e dëmshpërblimit për vitet e burgut, respekti i figurës së tyre dhe kërkesa për hapjen e dosjeve të marrin zgjidhje.

“Saliu kriminel, Ndreca hero, Gjergj Ndrecën e dogji Saliu”, ishin disa nga parullat që u hodhën gjatë tubimit që ish-të përndjekurit, të cilët e mbajtën para selisë së kryesisë së Kuvendit të Shqipërisë.

Braçe: Të lumtë Sali Berisha, kur ke një klasë politike që nuk të lufton

Deputeti i Partisë Socialiste, Erjon Braçe, pas aktit flijues të ish-të përndjekurit politik, ka reaguar ashpër ndaj qeverisë por edhe vetë opozitës. Braçe deklaron se qeveria ka një anë nuk ka ndjeshmëri për vuajtjet e kësaj shtrese dhe nga ana tjetër opozita mjaftohet vetëm me retorikë dhe nuk e lufton këtë pushtet.

“Kjo që po ndodh është kriminale! Një qeveri e ndyrë që kapardiset në pushtet, vjedh e vret por nuk ka as ndjeshmërinë më të vogël ndaj një grushti njerëzit të vuajtur pafundësisht që ndodhen në grevë urie. Të lumtë b***a Sali Berisha! Po po, të lumtë kur ke një klasë politike që bën thjeshtë retorikë dhe nuk të lufton ty me çdo sakrificë deri në rrëzimin pa kthim. Poshtë Sali Berisha dhe gjithë raca e tij e hajdutëve dhe vrasësve të shqiptarëve”, ka reaguar Brace në profilin e tij në “Facebook”.

Ndreca ka plagë në 40% të trupit

Mjekët në QSUT bëjnë të ditur se gjendja e Gjergj Ndrecës është e rënduar dhe ka plagë në 40% të sipërfaqes trupore. Gjithashtu thuhet se po vijohet me terapi intensive.

Ndërsa nga ana tjetër policia ka shoqëruar grevistin Pal Shqefni për zjarrvënie të qëllimshme. Burime nga policia bëjnë me dije se Gjergj Ndreca u lye me benzinë, ndërsa Shqefni dyshohet se i vuri flakën. Ndërkohë edhe në videon amatore të shpërndarë në internet nga “A1 Report” duken qartë pamjet kur një grevist, teksa Ndreca lyhej me benzinë i afrohet dhe me një lëvizje të shpejtë i vë flakën. Mesa shihet në pamje personi shfrytëzon tentativat që grevistët e tjerë dhe policia po ndërmerrnin për parandalimin e Ndrecës./Shekulli
 
Titulli: Gjergj Ndreca i vë flakën vetes,ish-të përndjekurit: E dogji Sali "krimineli

Do me pelqente ta dija se qka ka fitu nga ky veprim !!!!!

sidoqoft kete ide ja dhan socialistat pasi qe e vizituan !!!
 
Titulli: Gjergj Ndreca i vë flakën vetes,ish-të përndjekurit: E dogji Sali "krimineli

Budallakia nuk ka kufi thone !
 
Titulli: Gjergj Ndreca i vë flakën vetes,ish-të përndjekurit: E dogji Sali "krimineli

Nje nder format me te renda te protestimit. Me vjen keq qe situata me te burgosurit do duhej te kalonte ne kete shkalle.
 
Titulli: Gjergj Ndreca i vë flakën vetes,ish-të përndjekurit: E dogji Sali "krimineli

Duke lexuar titullin mendova mos i vuri vertet shkrepsen Berisha :P na bejne me zemer kta gazetaret e kualifikuar ....

Nejse, te sherohet e te mar te drejten qe kerkon.....kto gjera duan durim ....
 
Back
Top