Gjergj Kastriot Skënderbeu “Zbulime të reja për heroin kombëtar ”

Зngjεll

___________
Gjergj Kastriot Skënderbeu “Zbulime të reja për heroin kombëtar ”

Botimi gjerman “Chronicorvm Turcicorvm”, Francoforti 1578 nxjerr në dritë fakte të panjohura më parë

Zbulohet, në një grafikë, flamuri i kuq me shqiponjën dy krenare që u ngrit në nëntor 1443 në Krujë nga Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Kjo pamje e mrekullueshme nuk ka figuruar në të gjitha paraqitjet e teksteve të “Historia e Shqipërisë”! Gjithashtu edhe në disa grafika të tjera na del shqiponja e zezë dykrenore dhe shumë surpriza të tjera befasuese… Vetëm në pjesën, që i përket Barletit rezultojnë rreth 140 grafika të përmasave të mëdha, pa folur për minigrafikat.

Pas lajmërimit dhe publikimit të disa zbulimeve-surpriza, në librin origjinal të Marin Barletit, “Historia de Vita et Gestis Scanderbegi Epirotarum Principis”, botim i Romës, fillim i shek XVI, në gazetën “Shqip”, 13 prill 2009 (bot. disi i krasitur. Sa çudi Shqip-i dhe Top-Channel…?!) dhe botimit të plotë në gazetën “Sot”, 19-20 prill, bashkëautorët Agron Luka dhe Amir Ballaj, janë në procesin e studimit, krahasimit etj, pa e shkëputur këtë studim edhe nga kërkimet në serialet e tjera të botimeve që rrokin këtë temë historike.
Po e ripërsërisim, për të eleminuar të gjitha keqkuptimet, në lidhje me shenjat e ujit dhe të filigranit që i përmban karta/letra e shtypshkronjës mesjetare, ne jemi në proces studimi dhe kemi siguruar edhe katalogë të botuar për krahasimet e nevojshme. Magister Ballaj, ka në përpunim një studim të veçantë, mbasi ky është edhe specialiteti i tij. Na rezulton se një pjesë e mirë e shenjave janë të standardeve të njohura mesjetare, si p.sh spiranca, heraldika me kurorë etj, por me sa duket ka edhe një pjesë të panjohur, ose ndoshta edhe një pjesë që mund të konsiderohet edhe si një porosi extra e jashtë serisë.
Një vend e trajtim më vete do të zërë publikimi i këtyre shenjave të fshehura, të cilat garantonin autenticitetin e monopolin e shtëpisë botuese, por që sipas ndonjë literature qëllonte që përdoreshin në ndonjë rast edhe për mesazhe të fshehta. Bashkëautorët janë duke realizuar një botim pjesë-pjesë të disa studimeve të reja, duke bashkëlidhur edhe disa studime e diskutime të publikuara më përpara nga studiuesi A. Luka. Kështu do të arrihet gradualisht deri në kompletimin e një libri të sintetizuar. ( Shih edhe bot. në gaz. “Sot”, dt. 17,18,19 prill 2009, edhe në internet.) Bashkeautorët, janë të hapur dhe mirëpresin diskutime, kritika e kontribute nga autorë të ndryshëm.

Në gjurmët e ribotimeve barletiane …

Siç dihet, pas botimit të Romës (“Historia de Vita et Gestis Scanderbegi Epirotarum Peincipis), të fillimit të shek XVI, botim të cilit nuk i njihet mirë jehona dhe përhapja në Itali (?!), kjo vepër e Barletit njohu një eksplozion dhe një bum ribotimesh në Gjermaninë e Reformacionit. Përkthyesi dhe komentatori i parë, S. Prifti, në HS, bot. shqip 1964 e 1967, f 12, ka dhënë vitet e botimeve gjermane, bazuar te bibliografitë bazë të Petroviç dhe Pall, por ndërkaq nuk kishte dhënë asnjë lloj informacioni për njohjen dhe përdorimin e këtij edicioni të botimit të Frankfurtit të vitit 1578. Një kalim sipërfaqësor i ka bërë edhe prof. Dh. S. Shuteriqi. Në këtë artikull-relacion, studiuesi Agron Luka ka vendosur të publikojë një pjesë të re të zbulimeve të tija. Bëhet fjalë për botimin, sipas kopertinës origjinale: LONICERVUS, “CHRONICORVM TURCICORVM”, FRANCOFORTI, 1578, Vol. I-II dhe M. BARLETIUS, “CHRONICORVM TURCICORVM” – SCANDERBEGI, FRANCOFORTI, III. Në realitet ky botim përfshin dy autorë të ndryshëm, në një vepër të titulluar “CHRONICORVM TURCICORVM”. Pra, dy veprat e njohura të M. Barletit, “Historia de Vita et Gestis Scanderbegi Epirotarum Principis” dhe “De Obsidione Scodrensi”, u përfshinë në këtë botim.
Në këtë ribotim të vitit 1578, në Frankfurt mbi Majn, rezulton edhe titulli “ DE SCODRENSI OBSIDIONE, ET EXPVGNATIONE”. Formati i letrës është 22×34 cm. Për momentin ne nuk dimë nëse mundet të jetë përfshirë edhe diçka nga një vepër tjetër që i atribuohet pjesërisht Barletit. (“Compendium vitarum summorum pontificum… et imperatorumque Romanorum”, Roma, 1555). Një nga arsyet, që këto dy autorë të ndryshëm ishin bashkëngjitur, sipas mendimit të shprehur herët nga Agron Luka, ndoshta lidhej me faktin se M. Barleti qysh në veprën e parë “Rrethimi i Shkodrës” e më pas edhe të “Historia e Skënderbeut”, ishte marrë me çështje të turkologjisë, prejardhjes, me përshkrimin e fesë islame, “sektit turk”, dallimit të teukrëve trojanë të lashtë, nga turqit selxhukë mongoloidë mesjetarë etj. Po kështu e kishte shprehur mendimin se, M. Barleti duket se ka qenë marrë edhe me diplomaci e me shërbime sekrete për llogari të Republikës së Venedikut. Biblioteka e Shtetit, M. Barleti në Shkodër ka një ekzemplar origjinal të lidhur të dy volumeve të botimit të 1578, të Frakfurtit mbi Majn. Ky libër është i dëmtuar në kapakët e kopertinës dhe në mjaft fletë. Siç shihet nga shënimet e ndryshme, ky libër, qysh nga fund shek XIX-fillim shek XX, ka kaluar së paku nëpër katër duar të ndryshme pronarësh, lexuesish edhe studiuesish, ku ndër ta, sipas një letre të shkruar me bojë kafe, figuron se ka qenë edhe i famshmi At Shtjefën Gjeçovi.
Me mirësinë dhe gatishmërinë e drejtorit të bibliotekës Gjovalin اuni, ne u njohëm vetëm pjesërisht me këtë botim, mbasi qëllimi kryesor i hulumtimit tonë shkencor nuk ishin shtegtimet e kësaj kopje të librit, dorë më dorë, e as shënimet e pronësisë etj. Qëllimi kryesor i kërkimit të kësaj kopje, kishte lidhje me një verifikim, mbasi studiuesi A. Luka ka pasur një porosi trashëgim nga babai i tij, se një kopje e tillë nga botimi gjerman në Frankfurt 1578, që gjendej në Shkodër, ka qenë gjetur nga prof. Injac Zamputi. Ai e kishte konsultuar edhe me prof. Dh. S. Shuteriqin dhe të dy ia kishin dorëzuar për t’a konsultuar regjisorit sovjetik të filmit Skënderbeu, S. Jutkjeviç. Ky regjisor, pretendonte se te një grafikë, kishte gjetur një flamur me një shqiponjë të zezë dykrenare, të cilën e kishte ngjyrosur me laps të kuq. Jutkjeviç, kishte paraqitur aso kohe edhe një lloj hipoteze, mbi prejardhjen e Përkrenares nga Turqia (?) dhe prandaj ia vendosi në kokë Skënderbeut, qysh nga kronologjia e vitit 1444, megjithëse prof. A. Buda dhe Gj. Luka e kishin kundërshtuar … A. Luka, ia tregoi drejtorit اuni, paradhënie këtë punën e grafikës së flamurit të ngjyrosur me laps të kuq, me shqiponjën dykrenore, të Kastriotëve. Ishte me të vërtetë një surprizë e jashtëzakonshme, kur ky fakt u konstatua realisht dhe që tregonte edhe se botimi ishte kthyer korrektësi, nga prof. Zamputi, atje ku ishte marrë.
Për të gjitha referimet dhe trajtimet tona të tjera, ne do të përdorim dy librat origjinalë dhe në gjendje mjaft të mirë, në kapakët dhe në letrën e origjinalit, që gjenden në Bibliotekën e Universitetit Luigj Gurakuqi në Shkodër. Këto janë trashëguar nga fondi i Bibliotekës së Institutit të Lartë Pedagogjik.

Cilat janë surprizat e zbulimet e reja që rezultojnë në këtë botim të Frankfurtit?

Për të qenë relativë, duke pasur parasysh edhe metodën e brendshme konspirative të studimit dhe publikimit, nga ish autoritetet dhe institucionet e shkencës së kohës së socializmit enverist si, “ruajtje e presë dhe e zonës së gjahut”, konsumimin me “përtypje e ripërtypje”, ruajtjen dhe depozitimin me kronologji retrospektive në arkiva etj, etj, ne të dy bashkëautorët e këtij shkrimi, nënvizojmë: 1. Botim i Frankfurtit, i vitit 1578, ka një sasi shumë të madhe pikturash grafike dhe minigrafikësh, nga të cilat na rezulton se, vetëm një pjesë e vogël janë përdorur në botimin e vitit 1537 dhe diçka fare minimale edhe në botimin e Romës. Nuk ka dyshim se kjo lëndë është njohur nga disa studiues dhe elementë të veçantë, por fakti është se për publikun e gjerë shqiptar, shkollat tona etj, ka pasur fare pak publikim, fare pak analiza dhe me sa duket një pjesë e mirë ndoshta janë të panjohura edhe sot.
Ekziston edhe ndonjë mundësi që ndonjë ose disa grafika të spikatura, të jenë të hallakatura nëpër morinë e pa fund të shtypit shqiptar të shek XX. (?!). Duhet të tërheqim vëmendjen, se, këto tablo grafikë, janë në një numër të konsiderueshëm dhe janë jashtëzakonisht interesante, si nga na artistike ashtu edhe në zbërthimet multidispilinore, që përfshijnë historinë, mitotologjinë, heraldikat, studimet armëve të zjarrit etj. Ne do paraqesim në këtë publikim vetëm një minimum të përzgjedhur të grafikëve të mëdha. Kemi mendimin se, gjithsesi, sjellim disa zbulime e trajtime për herë të parë. Në një prezantim televiziv, do të paraqesim një sasi më të madhe, shoqëruar edhe me nga një komentim të shpejtë.
Një publikim e komentim më i gjerë do bëhet në librin që ne besojmë se do t’a publikojmë pak më vonë. Duhet sqaruar më në fund, kjo çështje kaq madhore: kush ishte burimi kryesor i këtyre grafikeve?!
Këto grafika kaq madhështore, ishin ideuar, ishin pikturuar në vendin tonë, nga mjeshtër vendas e të huaj, ishin financuar nga vetë oborri e kancelaria e Gj. Kastriotit?
Kishin punuar aty edhe grafistë të specializuar të shërbimit ushtarak të Gj. K. Skënderbeut?
Një pjesë, tjetër ishte financuar e stimuluar nga pasardhësit Kastriotë e dashamirësit albanë-shqiptar? Logjika detyrimisht të çon për të ngritur këto çështje-pyetje me këto përparësi. 2-Për sa i përket të quajturave si “shenja të ujit dhe të filigranit”, në letrën/kartën e shtypshkrimit, përfshirë edhe analizimin e krahasimin e pjesës së literaturës barletiane e skënderbegiane që ne përdorim, magister Ballaj, do paraqesë një studim të detajuar, ku do të raportohet edhe një inventarizim i plotë dhe për format e ndryshme të përdorura. Këtu ne sjellim vetëm një mini prezantim fotografik dixhital, për të shuar kureshtjen e lexuesve. Një fotografim sa më perfekt kërkon një teknikë më të sofistikuar, për të cilën ndoshta do të kemi një ndihmesë nga specialistë nga Austria.

Megjithëse kemi konstatuar ndryshime teksti në krahasim me botim-përkthimet barletiane të mëparshme, hë për hë, ne nuk do të ngutemi për ndonjë publikim dhe krahasim, mbasi kjo çështje duhet zgjidhur në bashkërendim me ekspertë përkthyes të latinishtes. Mbetemi me shpresë se media e shkruar dhe televizioni shqiptar do t’i bëjë jehonën e duhur, çështjeve që kemi ngritur dhe kontributit të ri që sjellim, në një emision të posaçëm./G.Sot/
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top