Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Gjeorgji, gjendet kafka 2 milionë vjeçare

kafka-2.jpg


Një kafkë e lashtë hominide, me moshë gati 2 milionë vjeçare është gjetur kohët e fundit në Gjeorgji. Ky zbulim i rëndësishëm i ka rritur shpresat e shkencëtarëve për të zbuluar mënyrën se si ka evoluar njeriu deri në ditët tona. Kafka e cila është e ruajtur shumë mirë, është gjetur në një fshat mesjetar në një zonë rurale të Gjeorgjisë. Sipas shkencëtarëve, ajo paraqet një moment të evolucionit të hershëm të njeriut; momentin e lëvizjes së qenieve paranjerëzore nga Afrika drejt pjesëve të tjera të botës.

Studimi lidhur me këtë zbulim të rëndësishme është botuar së fundi në revistën ‘Shkenca’.

“Ne jemi shumë me fat që kemi tani dëshminë më të mirë të pranisë së njeriut të hershëm dhe kjo është kafka më e plotë e gjetur ndonjëherë në botë nga kjo periudhë kohore. Ajo tregon se shumë karakteristika që kemi menduar se janë morfologjike, në fakt janë vetëm individuale. Kur shihet ndryshimi midis këtyre dy nofullave përshtypja e parë që mund të krijohet është se janë dy specie të ndryshme, por kjo kafkë tregon se është vetëm një popullsi”, thotë David Lordkipanidze, autor i studimit në fjalë dhe drejtor i Muzeut Kombëtar të Gjeorgjisë.

Gjetja e kësaj kafke, sipas shkencëtarëve forcon njërën prej dy teorive konkurruese rreth evolucionit të hershëm njerëzor. Në bazë të saj, origjina jonë lidhet gjithnjë e më tepër me një specie të vetme paranjerëzore, njësoj si në një pemë tipike familjare, dhe jo nga një evolucioni i parregullt me specie të ndryshme që kanë rrjedhur prej familjes Hominidae./G.Sh/



9048976.jpg
 
Titulli: Gjeorgji, gjendet kafka 2 milionë vjeçare

Paska qene kokefort meq i ka rezistu kohes ;)

Zbulim qe do ti ndihmoj shkences ne shume paqartesi :hi:
 
Titulli: Gjeorgji, gjendet kafka 2 milionë vjeçare

A thua ka qene shqiptar
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back