Nga Kreshnik Osmani
Shiko fotografinë 1748096
Përpara se të shkoj në xhami, në vegjëlinë time, shkoja në Kishë për Krishtlindje për të shoqëruar shokët dhe shoqet e mi ortodoksë që kanë qenë të shumtë. Katolikë në Durrës nuk ka patur shumë dhe kam patur më pak kontakte me ta. Ishim fëmijë dhe përgjithësisht shkonim për gallatë. Më pas, duke qenë se vij nga gjyshër e stërgjyshër që kanë qenë të lidhur me islamin fort, me sa duket thirrja e brendshme më bëri të stacionohem tek feja e prindërve të mi dhe mu shtua kurioziteti të di më shumë për të. E thashë këtë, për të treguar që besimi im në Zot dhe përqafimi i islamit si fe e shpirtit tim, ka qenë një zgjedhje e natyrshme jo e imponuar nga familja përgjithësisht liberale brenda konservatorizmit te saj. Më pas gjatë studimeve kam qenë në kontakte me katolikë e ortodoksë me të cilët kemi bashkëvepruar mrekullisht dhe shumë natyrshëm. I shkruajta këto rreshta për të ndërtuar një paradhomë hyrëse për tek hollet e mia të mendimit dhe për t’i paraprirë një opinioni lidhur me zhvillimet në Stamboll me Aja Sofian (Hagia Sofia) tashmë të transformuar nga muze në xhami. Kisha vendosur të mos jap një opinion lidhur me këtë cështje, sepse debatet religjioze unë bëj të pamundurën t’i shmang në faqen time, sepse fatkeqsisht ne jemi një popull pa kulturën e mjaftueshmë për të bërë një debat racional kur bëhet fjalë për temat delikate, për këtë arsye gjithmonë e vëren se mbisundon populizmi, tifozllëku dhe amatorizmi, pervec sharjeve dhe fyerjeve, pasi mediokriteti në këto raste ka ushqim të bollshëm dhe ka një rast për t’u shfaqur e për t’u promovuar. Arsyeja përse zgjodha të shkruaj disa rrjeshta shkurtimisht lidhur me këtë temë është fakti se ma kërkuan këtë shumë prej miqve, por edhe se natyra e deklaratave dhe e pozicionimeve të disa personazheve ( vecanërisht klerikë ) të rëndësishëm në vendin tonë meriton të trajtohet me kujdesin dhe delikatesën që përfaqëson kjo situate për ne shqiptarët. Nuk kam për të hyrë kurrësesi në debat historik, as në debat religjioz, sepse cështja këtë radhë nuk është as histori as religjion, por një aksion dhe kundër aksion politik “Par Excellence”. Presidenti Turk Erdogan, prej disa kohëve ka investuar tek një protagonizëm i tij në Turqi dhe në arenën ndërkombëtare. Këtë e ka realizuar nëpërmjet një aleance të fortë herë të deklaruar e herë jo me amerikanët për nevoja të lojërave me interes të përbashkët (Turqi –USA) në Lindjen e Mesme, në Sirinë e Veriut, në Irak, në Afrikën e Veriut (Libi, Tunizi, disa tentativa në Marok) dhe tashmë me tentative të qarta për të influencuar njërën prej lojërave më të komplikuara në Planet që është Libani, posacërisht në Tripolin e veriut te Libanit. Pas një aleance strategjike me Katarin e vogël gjeografikisht por shumë të pasur me gaz natyror (i cili ka për detyrë të përmbushë nevojat financiare të opoeracioneve ushtarake të Turqisë), Turqia shkon përpara cdo ditë për të ridimensionuar interesat e saj në këto rajone por edhe në nivel global. Këto përqasje strategjike të Turqisë janë të diktuara kryesisht prej tre faktorëve të rëndësishëm: 1-Rikthimi i ndikimit të Turqisë tek të gjitha zonat që kanë qenë nën influencën e Perandorisë Osmane. 2- Nevoja për naftë dhe gaz (kompleksi i vjetër i pamundësisë për të nxjerrë naftën dhe gazin e tokës së saj duke patur parasysh që fqinjët e saj janë cisterna nafte dhe gazmbajtëse) 3- Rrethimi i Turqisë gjeografikisht me orthodoksi politike, nuk shihet pa kujdes nga qarqet turke të Sigurisë Kombëtare dhe të Planifikimit Strategjik aftagjatë. Turqia rrethohet me (Rusi, Bullgari, Armeni, Gjeorgji, Qipro, Greqi , serish me Rusi nga dera e Sirise se veriut dhe të gjitha keto vende jane orthodokse). Përvec këtyre janë edhe kurdët që mbështeten nga të gjithë për nevojat e të gjithëvë që sipas tyre përkojnë edhe me nevojën kurde për të fituar pavarësinë. I gjithë ky shah i madh e gjen Turqinë herë pranë amerikanëve të cilët gjejnë tek Rusia dhe boshti ortodoks armiqtë e interesave të tyre strategjike, herë larg tyre, për arsye se amerikanët e duan Turqinë edhe të vogël edhe të madhe, edhe të fortë edhe të dobët, por edhe përballë një Evrope e cila historikisht ka patur kujdes që të ketë një Turqi të pafuqishme për të ndikuar në Evropë apo tek oborri i jashtëm i saj. Për të mos u zgjatur shumë në detaje të cilat shpresoj se do t’i shpejgoj hollësisht në trajtesa të tjera, mund të them me bindje të plotë se (pavarësisht disa skenave dashurie) mes Erdogan dhe Putin përplasja e tyre do të jetë e pashmangshme, në një kohë të afërt, pasi të dyja palët me njërën shpatull përqafohen dhe me shpatullën tjetër që fshehin pas kurrizit mbajnë thikën. Ky lloj pozicionimi strategjik i Turqisë, e armatos atë në një farë mënyre me mundesine qe të bëjë manovra të komplikuara gjeopolitike dhe mbase edhe lëvizje të certifikuara si aventurore prej diplomacisë ndërkombëtare, për nevoja të lojës së saj të madhe por edhe për nevoja të aktorëve të tjerë të mëdhenj të botës që për momentin mund të jenë të rreshtuar në një pozicion më të tërhequr. Parë nga ky këndvështrim edhe vendimi për të kthyer Aja Sofian nga një muze (ish kishë dhe më pas ish xhami) vjen në kuadër të lojës së madhe dhe të mesazheve të kodifikuara për nevoja gjeostrategjike të Turqisë. Turqia me sa duket ka një mesazh për bizantizmin politik apo për Romakët e Lindjes dhe po përpiqet ta japë atë me mënyrat e saj. Të thuash se turqit nuk kanë më vend ku të falen në Stamboll dhe ngaqë plasën duke u fal gjithë ditën, dhe për këtë iu desh edhe një xhami-kishë për të përmbushur nevojat e besimtarëve, kjo nuk është se bind njeri, përvecse një pjese që i njeh mirë realitetet i ngacmon edhe humor. Por që Erdogan është një mjeshtër i lojës dhe i diversionit politik me simbolika religjioze edhe ky është një fakt që ia njohin edhe armiqtë e tij më të mëdhenj. Sa herë ai ka nevoja elektorale të brendshme, apo ndonjë betejë me opozitën e egërsuar ai luan mjeshtërisht me kartat religjioze. Cështja Palestineze është tipikja, por nuk mbetet pas edhe ringjallja e mendësisë politike perandorake të turqve dhe roli i Turqisë në të gjitha ish trevat ku ka sunduar më parë Perëndoria Osmane. Për të qenë objektiv, në realitete politike globale tërësisht pa rregulla loje, tashmë që Lufta e Tretë Botërore ka nisur zyrtarisht me Korona Plandeminë, nuk është e lehtë të bësh prognoza bindëse, ose shumë pranë të vërtetës, por megjithatë ajo që mund të themi është fakti se laicizmi apo sekularizmi në nivel global është tashmë një nocion pa asnjë kuptim. Aleancat ndërkombëtare por edhe ato lokale po bëhen mbi baza religjioze, ose të ndikuara prej këtyre sensibiliteteve. Kjo nuk është më e fshehur. Dicka prej kësaj loje mund ta prekim edhe në sjelljen e Evropes me Ballkanin Perëndimor dhe mënyrën si po trajtohen disa shtete në ndryshim nga disa të tjera. Fakti që në Shqipëri, po dalin disa deklarata klerikësh që e trajtojnë zhvillimin e ri në Turqi me syrin e një pankrishtërimi global, na hap një derë tjetër, e cila nuk është se i bën shumë nder Shqipërisë në këto momente. Në qoftë se të krishterët e Shqipërisë do ta analizojnë ngjarjen politike globale nën optikën pankristiane, kjo na hap derën që edhe muslimanët e Shqipërisë ta trajtojnë ngjarjen politike globale nën optikën panislamiste dhe këtu e ndamë anëtarësinë e Kombit automatikisht në dy, tre apo më shumë axhenda ndërkombëtare pankristiane, panislamiste, pan protestantiste apo pan budiste dhe ky do të ishte fundi i Shqipërisë. Njerëzit e thjeshtë mund të japin konsideratat e tyre, apo mendimet e shumëllojshme, por personalistetet e larta religjioze dhe politike duhet të jenë të kujdesshme, në këto trajtesa, pasi pankristianizmi apo panislamizmi i anëtarësisë së Kombit, sipas axhendave të lojës globale na godet Shqipërinë dhe ne duhet të bëjmë kujdes që kjo të mos ndodhë. Në qoftë se në Shqipëri do të fillojmë të ndahemi në qëndrimet për Jeruzalemin, per Aksanë, për Kishen e Krishtit në Betlehem, per Aja Sofian, per Cështjen Palestineze, për programin nuklear të Pakistanit, për konfliktin në Jemen, për Mekën, Vatikanin, Afganistanin, për kryqëzatat, për Iranin, për Indinë, për ujgurët, për kurdët, për Afrikën etj etj, kemi ngulur gozhdën e fundit në arkivolin e Shqipërisë. Opinionet dhe mendimet janë të lira, sigurisht, por nuk duhet të harrojmë kurrë se konflikti nuk është religjioz por është një konflikt politik dhe politika sa herë ka krizë, i pëlqen të fusë në lojë Jezu Krishtin dhe Muhamedin (paqja e Zotit qoftë mbi të dy ata), sepse këto dy personazhe të jashtzakonshëm prodhojnë dhe do të vazhdojnë të prodhojnë emocion deri sa të ketë jetë mbi tokë. Në botën e trazuar prej luftërave, gjakderdhjes dhe konflikteve të mëdha të cilat kanë hyrë tashmë në një cikël tëpër të rrezikshëm dhe delikat duhet të kuptojmë se e vetmja rrugë për njerëzimin është të kuptojë se Krijuesi i Universit, është burimi më i madh i dashurisë dhe cdo lloj përpjekje për ta investuar religjionin si burim konflikti dhe gjakderdhjeje nuk ka frymëzim hyjnor por djalllëzor. Mos i shtyni njerëzit të marrin anë religjioze në një konflikt që nuk është religjioz, por pastërtisht politik, sepse Qielli është dashuri nuk është as urrejtje as gjak. Cdo perandori politike sot në Planet ka religjionin e saj, kush thotë të kundërtën mashtron hapur për nevoja të lojës së tij. Ky religjion e frymëzon anëtarësinë e perandorisë politike për paqe ose për luftë, dhe kur bëhte fjalë se kush do të sundojë tek gjokset tona, djalli apo engjëlli, përgjigja është thjesht: Do të triumfojë ai që ushqejmë! Koha të ushqejmë paqe, harmoni, dashuri dhe mirëkuptim. Me skenarët e tjerë, mos ta gënjejë mendja askënd, sepse humbim të gjithë. Kemi nevojë për bashkëpunim jo për tifozë. Kombi ka nevojë për të gjithë ne, dhe po nuk u bëmë bashkë të gjithë e kanë nga një ekip jashte për të bërë tifozllëk, por atëherë nuk do të ketë më Shqipëri....!!!