Gjenet dhe duhani fajtorë për kancerin?

Gjarperesha

Anëtar i Respektuar
Gjenet dhe duhani fajtorë për kancerin?

Shkencëtarët britanikë kanë gjetur më shumë dëshmi që ndryshimet e trashëguara në gjene e shtojën rrezikun për kancerin e mushkërive te personat duahnpirës.


Një ekip studiuesish nga Instituti për kërkime të kancerit (Cancer Research UK), ka analizuar ADN-në e 1.900 personave të cilët vuanin nga kanceri i mushkërive, dhe ADN-në e 1.400 personave të shëndoshë.

Pas krahasimit të rezultateve, shkencëtarët kishin vërejtur ndryshime gjenetike te personat të ciëlt vuanin nga kanceri i mushkërive dhe ishin duhanpirës.

Mirëpo, personat të cilët i kishin trashëguar këto ndryshime gjenetike, dhe nuk janë duhanpirës, nuk e kanë të shtuar rrezikun për t'u sëmurë nga kanceri.

Autorët thonë se me anë të këtij studimi kanë arritur të dëshmojnë atë që është menduar më herët, se duhanpirja dhe trashëgimia gjenetike, janë nga faktorët e rrezikut për shfaqjen e kancerit të mushkërive./telegrafi/
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top