Gjenerata call-center

Monique

With or Without u
Albanian Stories

Nga Rudina Xhunga

Ajo shkon përditë te “Bar Piazza”, afër punës sime. Në mëngjes, aty kafeja është 50 lekë. Në orën 13, bëhen bashkë gjithë vajzat, për të ngrënë drekën që marrin me vete. Janë më pak se 25 vjeç, të reja e të bukura. Flasin anglisht, italisht, ndonjëra frëngjisht. Frëngjishtja është katërqind lekë ora, të thonë. Me fat, kush e di.

Por sidoqoftë, italishtja e mirë mjafton. E kanë mësuar të gjitha nga televizioni. Përveç saj, që ka mbaruar shkollën për italisht dhe pas gjashtë viteve punë, është mbikëqyrëse në call center dhe ka një rrogë 600 euro.

Vajzat e tjera janë operatore, marrin 300 euro dhe ëndërrojnë të bëhej back office, dhe një ditë, me fat dhe eksperiencë, pse jo, mbikëqyrëse. Janë nga rrethet, të gjitha me shkollë të lartë, master e gjithë ç’duhet për të shkëlqyer në profesion.

E kam provuar, thotë vajza 600 euroshe, po mësuese në shkollë private paguhesh shumë pak. Në shtet, është e kotë të tentosh. As që e di sa është rroga aty.

Një vajzë tjetër 300 euroshe ka mbaruar gazetari, por habitet, kur e pyes a ka provuar të kërkojë punë në media. Te tentoj, ku?- pyet. Provova recepsionisten në një televizion, por nuk të paguanin. Të mbajnë në provë, pafund. Por edhe ato që punonin, njësoj prisnin me muaj të tërë, rrogën. Kjo është puna e vetme, ku nuk ke nevojë për stazh dhe provë. Thjesht bën, ose nuk bën dhe nëse bën, paguhesh si njeri. E di që një operatore, si unë paguhet 900 euro në Itali, por po flas për kushtet tona. Nuk jemi të barabartë.

Të gjitha kanë provuar të kërkojnë punë gjetkë, në Tiranë, pasi në qytetet nga vijnë nuk kanë asgjë veç familjes, që pret t’i martojë, më shumë se të kërkojë punë për vajzat. Nuk janë kundër martesës. Nëse vjen, është e mirëseardhur. Por deri atëherë, duan të jetojnë, pavarësisht pritjes për burrë. Jetohet në call center? – i pyes. Paguhesh të thonë, njëzëri. Punon me stres, nën presion, kur mbaron puna, nuk duron dot as mizën. اdo bisedë të bezdis. Sytë, veshët të dhembin, po në fund të muajit të paguajnë mirë dhe kjo mjafton.

Janë gati 20 mijë të rinj, në Shqipëri të punësuar, në pothuaj 300 call center. Vajza dhe djem që kanë mbaruar studimet e larta, ose janë duke i përfunduar. Juridik, ekonomik, gjuhë të huaja, të gjithë në gatishmëri për një vend pune në call center.

Kur e pyes vajzën 600 euroshe, si e ndjen veten, kur sheh moshataret e saj në mësimdhënie, banka, tatime, kompani fluturimi, më përgjigjet; Po më paragjykon? Edhe Lul Basha ka punuar në call center dhe është bërë kryetar Bashkie. Edhe Erion Veliaj, kryetari i ri i Bashkisë, ka vizituar dhe promovuar call center, në fushatë.

I pyes, a kane kohë të shohin televizionet dhe të informohen, por më sigurojnë që shohin vetëm lajmet, ku fjalëkalimi është call center. Që të mësojnë, a ka të ngjashme që paguhen më shumë, që trajtohen më mirë. Ato kanë 4 deri 6 vite, në sistem, por secila ka ndërruar disa call center. Shkojnë, ku paguhen më mirë, dhe sidomos, ku ka më shumë bonuse dhe mundësi ngritjeje në karrierë. D.m.th, nga salla e operatorit deri të zyra e mbikëqyrësit. E keni menduar që ka më shumë u them. Të hapim call center vetë?- përgjigjen.

Jooo, të ndryshoni jetën, të provoni profesionin për të cilin keni studiuar, të vazhdoni studimet jashtë.

Qeshin në kor dhe më thonë: Jeta, për të cilën flet ti, është jeta e vajzave të TV-së. Ato nuk janë reale, ato nuk janë ne. Ju të TV, flisni me vete. Ndaj refuzojmë të besojmë. U them që unë jam vajzë reale, që kam mbaruar për italisht, që unë duhet të isha bërë mësuese, ose po të mbaroja tani, do të punoja në call center, si ato, por e provova, luftova, ia dola në mënyrën time.

Nuk i bind dot, që unë jam shembull. Edhe nëse jam, nuk iu duhem. Ke pyetur ndonjëherë ndonjë politikan, çfarë do bëhet me ne, deri kur do të ketë call center, pse i kanë rritur taksat, çfarë do të ndodhë, nëse shurdhohemi në punë, apo dhe çmendemi? E njeh brezin tonë? Apo të ngjajmë si centralistet e kohës së xhaxhit? – tallen vajzat.

Edhe unë vetë nga Kinostudio “Shqipëria e Re”, e njoh atë kohë. Nga tregimet e prindërve, njoh gjeneratën e zboreve, hekurudhave, aksioneve. Pensionistët që u dalin para makinave, herë nga mosha, herë nga fati, pleqtë që zvarriten nga mjeku në mjek, për të firmosur letrat, që iu sigurojnë rimbursim ilaçesh, nënat me kokën ulur që shesin lule, fara, apo rrinë me peshore në shi, burrat që kruajnë plehrat e lagjes sime, janë brezi që ndërtoi Shqipërinë. Tani bashkë me Shqipërinë që ndërtuan, janë në pritje të emrit në shtylla lagjeje e hyrje pallatesh.

25 vjet më pas është koha e këtij brezi vajzash me telefon pas veshit. Ato janë gjenerata e re, gjenerata call center. 20 mijë të rinj që shesin ajër dhe shtyjnë vitet drejt hiçit.

Dhe të mendosh, se janë pjesa më e pastër e brezit, më të arsimuarit, më të përgjegjshmit. Të tjerët që nuk shesin ajër, shesin drogë. اfarë lemerie po i përgatisim vetes.

Shkruaj historinë tënde; [email protected]

Burimi i informacionit , Gazeta MAPO.
 
Titulli: Gjenerata call-center

kush esht thelbi sipas Rudines?

qe cdo femer duhet te jete Rrugaçë e nje politikani qe te ece perpara ne jete?

Te flasim per ate qe mund te imagjinojm me beso qe ka te tjere qe mund ta le ne "tako" kte Rudinken.

kush esht i zoti jep zgjidhje , jo te na pasqyroje realitetin , gje te cilen gjithkush e din ,,
 
Titulli: Gjenerata call-center

Kjo rudina shyqyr qe gjeti burr iher,
se la nam me ate te martumin qe kishte

sa per kto te call center jane aq te mira sa mjafton me pa Nicktjeter lol
 
Titulli: Gjenerata call-center

Nuk ka asgje per tu trishtuar k'tu , nje realitet I hidhur i cili vjen si pasoje mes nje mentaliteti te lodhur & nje pushteti te korruptuar , duke ja filluar qe nga gazetaria/tv-ja ( programi I Rudines & co )e duke perfunduar tek xhepat e tyre.
Nje perplasje brezash....qe nga afer eshte vertet depresionuese.

Ps.... Ne fare mire duke qene qe jemi nje vater , Internacionale ... Mund ta kalojme thelbin nga prb sociale ..tek Vete Rudina, qe ta kuptojme se ku eshte thelbi i prb .. Per sa kohe sa edhe tv-ja bllokohet/imponohet nga deshtake te tille/a.
 
Titulli: Gjenerata call-center

ta heqim fare shkollen e larte me mire se i mori kot mqaf :p
 
Titulli: Gjenerata call-center

Kur nuk ka shi ben pune edhe bresheri.

Pune eshte edhe kjo. Cfare do te benin ato 20000 te reja e te rinje po te mos ishin keto call center. Gjysma do te kishin ik jashte, gjysma tjeter nje zot e di se me cfare pune do te mereshin ne nje vend pa perspektive.

Te pakten e kane nje page per shpenzimet e tyre dhe nuk sillen rrugeve gjithe diten.
 
Titulli: Gjenerata call-center

Kam pershtypjen se Rudina flet per fenomenin qe shume te rinj jane te kualifikuar dhe perfundojne te punojne jo ne profesionin per te cilen kaluan nete pa gjume ....provime pas provimesh.

Nuk shan call centerin por ne menyre shume elokuente ngre nje problematike per shume te rinj te diplomuar.

Kete kuptoj une!
 
shiko,,

qe te ngresh nje problematike eshte fare e thjesht ,, mjafton te analizosh situaten dhe te pasqyrosh realitetin. Por qe te ngresh nje problematik te mirfillte e jo te besh brima ne uje siç bejme ne ketu ne forum apo zonja burrë Rude(te them te drejeten pa pik hijeshie femre mduket kjo, pun gustosh pun djemsh kjo çokollate) duhet te japesh nje zgjidhje e dashur kesaj po i them hallall pushka qe e shkrep.

@zanafilia ,,

nuk eshte aspak i trishte. aspak siç e paraqet zonja burri ,, kur ska treg pune dhe qe te gjithe do i drejtohen juridikut nk do te thote qe gjithkush do na dilka juridiks ,, thats why roli prindit ne kete mes duhet te jete me largpames per fmiun ,,

se kollaj te themi faji qeveria llaf goje!
 
Titulli: Gjenerata call-center

Ne tere kete situate krize do duhej theme; lume Ata qe ngrojen ne mengjes dhe ikun per te punuar. Une u hjek kapelen :knick:
 
Titulli: Gjenerata call-center

shiko,,

qe te ngresh nje problematike eshte fare e thjesht ,, mjafton te analizosh situaten dhe te pasqyrosh realitetin. Por qe te ngresh nje problematik te mirfillte e jo te besh brima ne uje siç bejme ne ketu ne forum apo zonja burrë Rude(te them te drejeten pa pik hijeshie femre mduket kjo, pun gustosh pun djemsh kjo çokollate) duhet te japesh nje zgjidhje e dashur kesaj po i them hallall pushka qe e shkrep.

@zanafilia ,,

nuk eshte aspak i trishte. aspak siç e paraqet zonja burri ,, kur ska treg pune dhe qe te gjithe do i drejtohen juridikut nk do te thote qe gjithkush do na dilka juridiks ,, thats why roli prindit ne kete mes duhet te jete me largpames per fmiun ,,

se kollaj te themi faji qeveria llaf goje!

Okay psh cfare profesioni? Mbaro arkitekt ske pune, mbaro doktor ske pune, mbaro ekonomist ske pun, mbaro juridiks ske pune, mbaro keto deget jo teknologji jo kshu e ashtu ske pune, mbaro per mesuese(cfaredo lloj lende ) ske pune, mbaro inxhinjeri ske pune.. epo drewi ta haje ca te studioj nxenesi. Njeriu studion ate qe ka pasion. Problemi ne shqiperi eshte se ska mjaftueshem punedhenie aq sa studente mbarojne shkollen,ne cdo fushe e ke kete.

Gjthss, pashe dhe komente pa lidhje, jo mbi rudinen jo mbi call centre-rat. Loveri paska permend dhe Nicktjeter kot si koti.. .Nejse.. pune e juaja...

Sa per temen, Eshte per te ardh keq vertet qe njerez me nje profesion te punojne ne call centre nga halli, por gjthss call centre i shoh si nje mundesi sh e mire per te rinj qe per disa arsye s'kane mundur te mbarojne dot shkollen e larte, ose kur jane akoma studente mund te punojne si part time(kur ishim studente dhe ne fastfood-e punojne njerezia). Zgjidhjen sja japim dot ne, as rudina. Zgjidhja jepet nga sektori shteteror dhe privat ku te hapen me sh sektore pune. Sot konstruksioni esht ne dit te hallit, por pse kujtoni se ska zgjidhje? SIgurisht qe po, ke me mijra ndertesa pa leje, ke me mijra ndertesa qe duan rikonstruktim. Ka me qindra vende qe kane nevoje per shkolla spitale vende komerciale, ne qytete jasht tiranes. Dhe leku do shkoj e do vij jo vendnumero... Mos shko e bej nja 5-6 lokale maj dajti. SHko e bej nje theme park i cili do sjelle nje zhvillim marramendes, kushedi sa punetor mund te punesoj per nje afat kohor disa vjecar, dhe me vone pas sh viteve do i korret suksesi.. po kush ti bej thuaj kuuuush,...... \Se me acarohen nervat sa her mendoj
 
se kollaj te themi faji qeveria llaf goje
!

Me kte postim duket qe ti sja ke haberin si funksionon tregu punes ne Shqiperi. Kto 20 mije jo te gjithe kane mbaru per juridik apo ekonomik. Tek kjo 20-tce ke te rinj qe jane diplomuar ne dege nga me te ndryshmet ,informatike ,psikologji ,kimi ,infermieri , histori ,hoteleri turizem , mesuesi ..etc etc. Por kur ke nje treg te qelbur qe per nje vend pune duhet me patjeter te perfshihesh dhe te anetaresohesh ne njeren nga 3 partite e medhaja atehere ktu veshtiresohen gjerat ,i vjen era pisllik. Edhe nqf se do e kerkosh profesionin tend pa u perfshire ne kto 3 parti te duhet miku ,po nuk pate mikun bej gati zarfin. Dhe kte ta thote dikush qe e njeh shume shume mire si funksionon. Cdo drejtor institucioni ka sekserin e tij qe merret me cdo aplikim dhe skanohet nese i permbush kriteret qe kerkon partia. Nuk te pjerdh njeri sa i zoti je ne juridik ,ekonomik apo specialiste IT. Do thuash ti po bizneset apo kompanite private? Provo hidh nje CV me te gjithe kualifikimin e kerkuar ,ta siguroj qe CV jote do hidhet ne kosh te plehrave ,as nuk ta merr njeri parasysh sepse dhe tek bizneset private ekziston rekomandimi ,sigurisht jo tek gjitha ,por tek nje pjese e madhe e burimeve njerzore neper kompani te ndryshme vendin e punes nuk e fitojne gjithmone njerzit me te kualifikuar ,por ata qe kane gjetur lidhjet e duhura. Kshu mik i dashur. Shqiperia ka nje treg brutal pune dhe prandaj thashe eshte shume e trishte kur e lexon sepse ne kto call center ka vertet te rinj shume here me te talentuar dhe te kualifikuar sesa punonjesit e administrates apo te ndonje subjekti privat qe e kane fituar vendin e punes pa meritokraci.
 
Titulli: Gjenerata call-center

Dua ti bashkangjitem Soul-it , ju merreni me individin qe ka shkruar artikullin....po c'lidhje ka se kuptoj?!

Rudina ngre nje ceshtje ku shfaqet qarte realiteti yne , nuk shfaq askund inat apo percmim per zgjedhjen e bere nga keta individ, por merret ne menyre shume te qarte me fenomenin "Papunesi".

Kemi njerez te kualifikuar ne profesionet e tyre ,por te pamundur te elaborojne funksionet e tyre dhe ktu bashkohem me ate cka thote @Tomka.

Ne shtet e dime si funksionon , ne privat eshte e veshtire ne kete kohe duke marre parasysh se biznesi ne vetvete ka problemet e tija dhe po ashtu dihet menyra si procedohet . Informaliteti eshte pjese e biznesit ne vend.
Ti fillon pune ne nje subjekt privat dhe duke filluar nga Paga qe eshte edhe thembra e Akilit, te deklarohet paga minimale , nderkohe qe pjesen tjeter e merr cash ne dore.
por kto perkthehen sigurime shendetsore minimale per ty , dhe fshehje e te ardhurave nga punedhenesi.

Jane te rralla ato kompani te cilat respektojne kodin e punes dhe ligjet ne vend.
Kompania ku une punoj , ose ajo qe kam punuar me heret jane kompani te cilat deklarojne pagen bruto komfort cdo ligji.

Nese do isha e papune edhe une ndoshta do isha nje punonjese call centeri....pamvaresisht kualifikimeve qe kam....ne fund te dites ,vjen nje moment ku gjithkujt i duhet te marre nje page ....sepse diplomes apo masterave nuk ke ci merr me!
 
Titulli: Gjenerata call-center

E njenta situate ndodh edhe ku jetoj une ... Shumica qe mbarojne shkollen e larte nuk fillojne Pune ne zanatin e tij/saj ... Perfundojne duke bêre nje Pune tjeter . Per mendimin Tim personal dega e larte e shkolles duhet te garantohet me Pune nga shteti, perndryshe ngelet nje metode e politizuar burokrate qe Jo Vetem te vret xhepin Por te merr edhe ca vite te mira nga jeta .

Tani persa I perket ne Albania ... Para se te zgjedhesh degen them qe duhet te llogarisesh edhe marketin e punes ... Duke qene qe diplloma e jona nuk njihet jashte kufinjve tane dhe duke pare gjendjen e paunesise qe ka te pakten 20 vjet qe shoqerohet me % te larte papunesie.
 
Titulli: Gjenerata call-center

Kam pershtypjen se Rudina flet per fenomenin qe shume te rinj jane te kualifikuar dhe perfundojne te punojne jo ne profesionin per te cilen kaluan nete pa gjume ....provime pas provimesh.

Nuk shan call centerin por ne menyre shume elokuente ngre nje problematike per shume te rinj te diplomuar.

Kete kuptoj une!

Une kam mbaruar per inxhinieri mekanike, por punoj pune ekonomisti (vleresim projektesh) qe ka i cik lidhje me inxhinierin ndertimore. Asgje qe ka lidhje me profesionin, pervec njohjes se matematikes qe i lidh te dya. Keso rastesh ka sa te duash. Ne zyren time jemi 7 veta dhe asnjeri nuk e ka kualifikimin per ate qe punon. Nje eshte inxhinier ndertimtarie (punon ne raportet financiare), nje matematiken, nje biologe dhe nje ka shkollen e mjekesise (qe te tre punojne ne bazen e te dhenave), nje ka historine, nje fakultetin e bujqesise dhe se bashku me mua punojme ne vleresimin e projekteve. Pra asnje nuk e ka kualifikimin adekuat, por kjo eshte ajo qe mund te gjenim. Perkunder qe vertete paguhemi mire.

Por ka shume qe punojne ne sektorin privat dhe me master jane arkatare/kashiere, me 200-250 Euro/muaj, ose kamarier me 150 Euro/muaj.
 
Titulli: Gjenerata call-center

E njenta situate ndodh edhe ku jetoj une ... Shumica qe mbarojne shkollen e larte nuk fillojne Pune ne zanatin e tij/saj ... Perfundojne duke bêre nje Pune tjeter . Per mendimin Tim personal dega e larte e shkolles duhet te garantohet me Pune nga shteti, perndryshe ngelet nje metode e politizuar burokrate qe Jo Vetem te vret xhepin Por te merr edhe ca vite te mira nga jeta .

Tani persa I perket ne Albania ... Para se te zgjedhesh degen them qe duhet te llogarisesh edhe marketin e punes ... Duke qene qe diplloma e jona nuk njihet jashte kufinjve tane dhe duke pare gjendjen e paunesise qe ka te pakten 20 vjet qe shoqerohet me % te larte papunesie.

Zana eshte e veshtire kjo pjese qe te zgjedhesh degen , pasi nuk eshte se Shteti ka paraqitur nje liste te profesioneve ku ka nevoje!
pra cdo zgjedhje qe te besh do jete tafti bafti,
Me pelqen dicka qe sefundmi po zhvillohet pjesa e arsimit profesional, duke i dhene kshu mundesine studenteve te krijojne raporte pune qe me heret me subjekte apo kompani te cilat kane nevoje per staf te kualifikuar profesionalisht
 
Titulli: Gjenerata call-center

Une dua te shof anen pozitive, nese do te ishin me te miret tek shkencat ku kane studiuar do ju ishte hapur nje dere, por dhe nese spunojne ne profesionin e tyre te pakten nje mundesi per te gjeneruar te ardhura per veten e kane, te pakten nuk kane zgjedh si parazitet e tjere qe rrine gjithe diten kafeve me leket e mamit dhe te babit.
 
Titulli: Gjenerata call-center

Perspektiva e punesimit si ne Shqiperi ashtu edhe ne Kosove eshte shume e vaket. Gjerat ndryshojne brenda nates dhe me kete edhe planifikimi afatgjate eshte i pa mundur. Ketu hasim ne problem sepse shkollimi profesional eshte planifikim afatgjate qe ne rethanat e ndryshimeve te perditeshme, eshte i pa mundur!
 
Titulli: Gjenerata call-center

Gjthss, pashe dhe komente pa lidhje, jo mbi rudinen jo mbi call centre-rat. Loveri paska permend dhe Nicktjeter kot si koti.. .Nejse.. pune e juaja...

Nuk mendoj se e permendura ka nevoje per avokate qe ti dalesh zot.
une e permenda jo pa qellim sepse si kjo ne fjale aty ka shume
dhe niveli i tyre i italishtes le shume per te deshiruar,
le pastaj te flasim per eksperiencen, apo suportin qe kto punonjese japin!
azgje personale me askend por mos kerceni si kokoshkat mbi tigan. tung
 
Titulli: Gjenerata call-center

Me pelqen dicka qe sefundmi po zhvillohet pjesa e arsimit profesional, duke i dhene kshu mundesine studenteve te krijojne raporte pune qe me heret me subjekte apo kompani te cilat kane nevoje per staf te kualifikuar profesionalisht

+1

Vetem kjo mund te jete nje zgjidhje e mire. Shkollat profesionale.
Universitetet prodhojne shume me shume diploma te profileve me te pergjithshme, sic eshte ekonomiku apo juridiku, se qe mund te absorboj tregu i punes.

Nje investitor turk me origjine shqiptare ka qene i interesuar per investim ne Kosove. Nje nga biznesmenet me te suksesshem ne Turqi ky. U largua nga Kosova sepse nuk kishte mjaftueshem njerez te kualifikuar qe te punonin per te. Behet fjale per prodhimtari.

Nje rast tjeter. Nje infermiere qe e takova nje dite ne spital me tha se eshte magjistre e juridikut por punon si infermiere. Kulmi.
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Gjenerata call-center

Une dua te shof anen pozitive, nese do te ishin me te miret tek shkencat ku kane studiuar do ju ishte hapur nje dere, por dhe nese spunojne ne profesionin e tyre te pakten nje mundesi per te gjeneruar te ardhura per veten e kane, te pakten nuk kane zgjedh si parazitet e tjere qe rrine gjithe diten kafeve me leket e mamit dhe te babit.

Do te thuash se ata jane diplomuar me rryshfet te tere per kete dhe sgjejne pune ne ate qe kane studiuar!?
Nuk po them se ska te tille por te lesh te kuptosh qe pune ka por ska studente te afte te mire ne ate qe kane studiuar se besoj! Nuk e njoh Rudinen dhe as do merem me te se me shume me jep pershtypjen si nje artikull per te mbush faqet e gazetave por ne ate piken tjeter jam dakort me ty,te pakten nuk kane zgjedh si te vetme rruge kafenete e ha e pi nga mami e babi meshkujt e femrat duke prit per nje burre ne dere se ndoshta ndryshon situata...ose ose te themi shyqyr qe jane dhe keto call center se ndryshe do shisnin trupin te gjitha si shume te tjera!
 
tani padashur po paragjykojme ata qe kane kryer arsimin e larte ...nuk me duket korrekt
ke plot te rinj qe jane vertet profesionist dhe te talentuar...thjesht nuk i ka ecur .
po sic ke persona te pakualifikuar te cilet kane uzurpuar vende pune te pamerituara...por ne kete pike faji i kujt eshte?
 
Titulli: Gjenerata call-center

mduket se me ate shkrim me siper hapa nje der qe gjithkush ka ate deshiren te hyj brenda ,, dakort . Le te analizojme ;

Okay psh cfare profesioni? Mbaro arkitekt ske pune, mbaro doktor ske pune, mbaro ekonomist ske pun, mbaro juridiks ske pune, mbaro keto deget jo teknologji jo kshu e ashtu ske pune, mbaro per mesuese(cfaredo lloj lende ) ske pune, mbaro inxhinjeri ske pune.. epo drewi ta haje ca te studioj nxenesi. Njeriu studion ate qe ka pasion. Problemi ne shqiperi eshte se ska mjaftueshem punedhenie aq sa studente mbarojne shkollen,ne cdo fushe e ke kete.

Deri ketu ke folur per realitetin siç ben Rudja . Asgje me shume , madje Rudja shkon me larg (pa harruar kujt i hapi fletet e zemres dhe qe jeta i dha sukses te papar , sepse luftoj. Ne menyren e saj por ama luftoj fort) Pra mesazhi saj eshte beni siç kam bere un , pak rendsi ka me çfar arrihet ne fund te mjaftosh te arrish ate qe do...

Por ja qe nuk zgjedhim te gjithe ate qe "DIHET" qe eshte me e lehte (te hapesh zemren) ,, ka nga ata qe sdin ta bejn rolin , ka nga ata qe mundohen po nk i hec , pastaj ka nga ata qe mbushin xhepat dhe sduan te din per gazetar te zgjebosur . Ka larmishmeri te papar , te padegjuar.

Persa i perket ketyre problemeve qe po hasim ky eshte realiteti, te gjithe ne e dime . Te gjesh zgjidhje ne nje kohe kur gjithsecili lufton (NE CDO MENYRE) vetem per veten dhe pa menduar per te nesermen , kjo eshte me keq se harakiri qe i ben shoqeria vetes, po kujt i thuash thuaj .

Gjthss, pashe dhe komente pa lidhje, jo mbi rudinen jo mbi call centre-rat.

E po ,, dikujt do ja drejtojm gishtin . si thua ti?

Sa per temen, Eshte per te ardh keq vertet qe njerez me nje profesion te punojne ne call centre nga halli, por gjthss call centre i shoh si nje mundesi sh e mire per te rinj qe per disa arsye s'kane mundur te mbarojne dot shkollen e larte, ose kur jane akoma studente mund te punojne si part time(kur ishim studente dhe ne fastfood-e punojne njerezia). Zgjidhjen sja japim dot ne, as rudina. Zgjidhja jepet nga sektori shteteror dhe privat ku te hapen me sh sektore pune. Sot konstruksioni esht ne dit te hallit, por pse kujtoni se ska zgjidhje? SIgurisht qe po, ke me mijra ndertesa pa leje, ke me mijra ndertesa qe duan rikonstruktim. Ka me qindra vende qe kane nevoje per shkolla spitale vende komerciale, ne qytete jasht tiranes. Dhe leku do shkoj e do vij jo vendnumero... Mos shko e bej nja 5-6 lokale maj dajti. SHko e bej nje theme park i cili do sjelle nje zhvillim marramendes, kushedi sa punetor mund te punesoj per nje afat kohor disa vjecar, dhe me vone pas sh viteve do i korret suksesi.. po kush ti bej thuaj kuuuush,...... \Se me acarohen nervat sa her mendoj

Pergjigjen e ksaj e ke me lart . Mos fillojm te perrallisim ne nje kohe ku secili mendon vetem qe te çoj rrogen e tij ne shtepi dhe te mbush barkun !

Me kte postim duket qe ti sja ke haberin si funksionon tregu punes ne Shqiperi. Kto 20 mije jo te gjithe kane mbaru per juridik apo ekonomik. Tek kjo 20-tce ke te rinj qe jane diplomuar ne dege nga me te ndryshmet ,informatike ,psikologji ,kimi ,infermieri , histori ,hoteleri turizem , mesuesi ..etc etc. Por kur ke nje treg te qelbur qe per nje vend pune duhet me patjeter te perfshihesh dhe te anetaresohesh ne njeren nga 3 partite e medhaja atehere ktu veshtiresohen gjerat ,i vjen era pisllik. Edhe nqf se do e kerkosh profesionin tend pa u perfshire ne kto 3 parti te duhet miku ,po nuk pate mikun bej gati zarfin. Dhe kte ta thote dikush qe e njeh shume shume mire si funksionon. Cdo drejtor institucioni ka sekserin e tij qe merret me cdo aplikim dhe skanohet nese i permbush kriteret qe kerkon partia. Nuk te pjerdh njeri sa i zoti je ne juridik ,ekonomik apo specialiste IT. Do thuash ti po bizneset apo kompanite private? Provo hidh nje CV me te gjithe kualifikimin e kerkuar ,ta siguroj qe CV jote do hidhet ne kosh te plehrave ,as nuk ta merr njeri parasysh sepse dhe tek bizneset private ekziston rekomandimi ,sigurisht jo tek gjitha ,por tek nje pjese e madhe e burimeve njerzore neper kompani te ndryshme vendin e punes nuk e fitojne gjithmone njerzit me te kualifikuar ,por ata qe kane gjetur lidhjet e duhura. Kshu mik i dashur. Shqiperia ka nje treg brutal pune dhe prandaj thashe eshte shume e trishte kur e lexon sepse ne kto call center ka vertet te rinj shume here me te talentuar dhe te kualifikuar sesa punonjesit e administrates apo te ndonje subjekti privat qe e kane fituar vendin e punes pa meritokraci.

Nuk te heq asnje pik e presje , por per zgjidhjen nuk fole. Keto miku im qe thua ti jane muhabete te rendomta kafesh , qe gjithe kohes qahen dhe nk luajn gishtin e vogel per te bere diçka . Nuk mund te drejtohen dot personalisht siç ben ti qe me bone te marum komplet por di te them , ne te parin rast qe dikujt do ti jipet per nje vend pune edhe pse deshperimisht ka kerkuar kete pune per nje vit rresht dhe ben si ben dhe gjen nje vend pune , mbyll gojen dhe lumturohet . Pse? Sepse kaloi lumin sot? Po neser?
 
Titulli: Gjenerata call-center

zhigo ku ishe -hic gjekundi
cfare bere - hic gjesendi
 
Titulli: Gjenerata call-center

Cili ishte ai politikan qe ne fushaten e fundit elektorale fliste per hapjen e 300,000 vendeve te reja pune ne Shqiperi?!

Por nuk mbaron me kaq, jo. Numrat e statistikat i japin forme dhe ngjyra (meqe e kemi kryeministrin piktor) edhe nje realiteti tjeter akoma me te frikshem ne Shqiperi, qe ka lidhje me politikat qe po ndjek Qeveria e Rilindjes ndaj shqiptareve. Qeveria dhe Kryerilindasi po u ckermitet dhe kercenon shqiptaret e papune, pa nje para ne xhep, qe edhe buken rrezik e marrin me lista, se do ti fusi ne burg po nuk paguan faturat e energjise dhe ujit. Nga do ti gjejne parate keta qe te paguajne faturat kur nuk kane pune?

Prandaj kryeministri yne po e rrit cmimin e energjise, po e rrit cmimin e ujit, pa zene ne goje cmimet e ushqimeve qe po i rrit me taksat e shumta nga te gjitha drejtimet.

Me pak fjale, nese deri dje jetesa e atij qytetarit shqiptar ishte e veshtire, sot me keta Rilindesat ne pushtet dhe me politikat e tyre, behet jetese e pamundur!

Cila eshte zgjidhja?

Zgjidhja eshte sa e thjeshte edhe e veshtire. E thjeshte pasi cdo ekonomist do te thote te njejten gje: shkurto shpenzimet e shtetit duke reduktuar keto programet sociale, privatizo gjithe keto ndermarrje publike qe jane barre per ekonomine e vendit dhe burim korrupsion, ul taksat mbi bizneset qe te stimulosh inisiativen e lire private. Eshte e veshtire te besh nje gje te tille tani pasi shtetet sociale nuk u ndertuan ne nje dite apo ne nje vit, por ne disa dekada. Dhe keta njerez jane mesuar me jeten parazite dhe te ndervarur nga shteti. Dhe sa here qe politikanet qe vijne ne pushtet perpiqen te ndermarrin keto politika per te nxjerre vendin nga kriza, lumi i gjate i paraziteve te punesuar ne shtet e anetaresuar ne sindikata dalin ne rruge e protestojne. Keta njerez nuk duan qe te humbin ate vendin parazit te punes ne shtet e te konkurrojne si gjithe te tjeret ne tregun privat te punes. Kush e paguan koston per kete qendrim te tyre? E paguajne femijet e tyre qe mbarojne sot shkolla e universitete dhe nuk kane asnje mundesi punesimi.

Te njejtin drejtim drejt "shtetit social" po i jep edhe Edi Rama Shqiperise. Ju me jepni voten, une ju jap shendetesi falas! Asnje ne kete bote nuk eshte falas dhe ajo qe shitet si "falas", nuk eshte nje dhurate e shtetit dado, paguhet nga qytetaret e tjere te atij vendi qe paguajne taksa. Dhe kjo nuk eshte aspak e ndershme dhe pasojat e ketyre politikave i shikoni para syve ne Itali e Greqi.

hajduti
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Gjenerata call-center

tani padashur po paragjykojme ata qe kane kryer arsimin e larte ...nuk me duket korrekt
ke plot te rinj qe jane vertet profesionist dhe te talentuar...thjesht nuk i ka ecur .
po sic ke persona te pakualifikuar te cilet kane uzurpuar vende pune te pamerituara...por ne kete pike faji i kujt eshte?

Ate kam thene e une ka te rinj te cilet jane mjaft te zote e profesionist ne degen qe kane studiuar por per tu hapur dyert e puneve si duket nuk mjafton vetem kaq, po spate mik ti je nje hic!! Si duket keto jane kriteret e pune dhenseve,me nje diplome te thjeshte shpesh nuk te llogarisin fare!

Gjithsesi call center ka ne cdo vend te botes dhe jo cdo i ri ben zanatin per te cilin ka studiuar.Ata nuk po shkojne drejt hicit sic thote Rudina (se dhe ajo fundja nga hici ka nisur) por realisht duhet te nisesh nga hici per te arritur diku.Keshtu edhe mesojne e kane eksperienca qe jane te nevojshme dhe perbejne brumin e se ardhmes se tyre!
 
Titulli: Gjenerata call-center

zhigo ku ishe -hic gjekundi
cfare bere - hic gjesendi

mundohem ,,

po kot nuk themi , kush ka sy lexon ,, ka vesh degjont ,, ka horizont kupton .

ti i ke treja ,, do thuash ti . Por ama po nuk diskutuam pak (edhe kur ja fusim pordhes, çrendsi ka kjo)

çkuptim do kishim un e ti...

qe te kthehem ke tema ,, le ti kthehemi statistikave dhe te flasim ku eshte i vendosur sot tregu punes? Kto pra jane gjera qe dihen.

"Sa % eshte popullsia ne Tirane sot ? " Ky eshte çelsi diskutimit. Pastaj kapitalizmi i ka kto , e kam then dhe me heret . Veshtire qe te arrijm tek kjo pytje qe bej dhe ta shikojm si zgjidhje.
 
Titulli: Gjenerata call-center

Pune te veshtire keni marr perspier te zgjidhni. Ceshtja e papunesise eshte problem global ne Shqiperi akoma dhe me shume per faktin qe skemi as shtet social qe te ndihmoje shtresat ne nevoje asistenca me the e te thashe.

I zoti gjen, miku ben te veten i varferi ngelet jetim ja ky eshte realiteti shqiptar.
 
dje po degjoja se keta qe trajtohen me asistence nese refuzojne ate cka i ofron puna zyra e punes do i hiqet asistenca....dhe mu duke shume e drejte!

se do thuash ti aman se 3500 leke...po aq sa eshte , te iki te punoj se ne kemi e pordh ,me mire rrojme me 3500 sesa te ikim te punojme edhe ne gjelberim....pffff pordh firaunesh
 
po cdo bej 1 familje me 3500 lek moj? as dritat spaguan pale per te ngrene as behet fjale
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top