Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Gjendja pa vetëdije

Deri te humbja e vetëdijes mund të shpijnë shumë sëmundje dhe gjendje nga të cilat disa janë shtegdalje (p.sh. rënia kalimtare e tensionit) e disa shumë të rënda (psh. ndalja e punës së zemrës). Thellësia e humbjes së vetëdijes mund të jetë e ndryshme dhe mund të ndryshoj të i njëjti pacient.
Shiko fotografinë 1425937Mr.sc.dr. Isuf Bajrami
spec. i mjekësisë emergjente

Si ta konstatoni se a është personi pa vetëdije?
Nëse hasni në personin i cli nuk lëviz është i shtrirë ose në pranin tuaj papritmas është shtrirë në tokë, lehtas e tronditni në krah ose drejtoni disa pyetje, psh: “اka ka ndodhur? A po më dëgjon? Si quheni?”.
Te humbjet sipërfaqësore, të i pavetëdijshmi mund të lëvizë disa pjesë të trupit ose të vjell. Nëse nuk ka kurrfarë reaksioni, atëherë personi është në gjendje të humbjes së thellë të vetëdijes (koma).
Veprimet
* Thirrni mjekun për ndihmë, nëse është e mundur, sa më shpejtë pa humbur kohë.
* Kontrolloni frymëmarrjen dhe qarkullimin dhe sipas nevojës filloni me veprimet e ringjalljes.
* Nëse i pavetëdijshmi merr frymë, kthejeni në pozitë të krahut. Herë-herë kontrolloni frymëmarrjen.
* Mbuloje të pavetëdijshmin që të evitoni mërdhirjen.
* I pavetëdijshmi guxon të transportohet vetëm në pozitë të shtrirë (në krah) .
MOS tentoni të pavetëdijshmit t’i jepni ushqim ose pije.
MOS e leni të pavetëdijshmin pa mbikëqyrje.
Pacienti pa vetëdije
Të pyetet dëshmitari:
1. A mund të bëhet fjalë për helmim
2. A është lënduar më herët
3. A është pacient kronik
Simptomat dhe ekzaminimet
1. era (si e acetonit, alkoolit, dheut të lagësht, urinës)
2. lagështia e lëkurës
3. shenjat e lëndimit (njolla elektrike, gjakderdhja, gjurmët e injeksioneve)
4. tonusi i muskujve (hemipareza, hemiplegjia)
5. përgjigja ndaj ngacmimeve të dhembjes-shpimi (hemipareza, hemiplegjia)
6. shenjat meningjeale
7. frymëmarrja
8. bebëza e syrit (shikimi në drejtim të lëndimit: ICV; mioza: morfina, gjakderdjet ne pons; midriaza: atropin)
9. pulsi, TA, (kriza hipertenzive, shoku)
10. abdomeni (prania e defanses)
11. Babinski dhe reflekset tjera: reaksioni ndaj dhembjes
12. gjaku të ekzaminohet me traken – Glukohemotest
Pozita e dëshirueshme: pozita e të pavetëdijshmit (pozita në krah)
Ndihma urgjente mjekësore:
1. infuzioni 500mL tretje infuzive 1 gtt/sek
2. terapia simptomatike, kontrolli i funksioneve vitale
3. terapia e diferencuar, nëse dihet shkaktari
Tretmani i mëtutjeshëm
Derisa jeni duke pritur autoambulancën regjistroni shenjat vitale.
Shikoni për shenja të traumës me ç’rast duhet të keni kujdes të mos keqësoni lëndimin e medullës spinale.
Transporti urgjent me përcjellës i cili i zotëron shkathtësitë e reanimimit.
Gjatë transportit të keni kujdes për funksionet vitale: frymëmarrjen dhe punën e zemrës (mjeku ose infermierja).
Zjarrmia (temperatura e lartë)
Zjarrmia është temperatura e lartë e shkaktuar nga sëmundja, më së shpeshti infektive. Lartësia e temperaturës nuk do të thotë të përputhet të jetë në harmoni me rëndesën e sëmundjes. Fëmijët janë të predispozuar ndaj temperaturave të larta, por më lehtë i tolerojnë se të rriturit. Temperatura trupore mund të matet nën sqetull, nën gjuhë dhe në zorrën e trashë.
Matja e temperaturës nën sqetull
Maja e termometrit duhet të vendosët thellë në nënsqetull e krahun ta palosim për trupi. Matja zgjatë 10 minuta.
Matja e temperaturës nën gjuhë
Maja e termometrit duhet të jetë e vendosur nën gjuhë, ndërsa goja e mbyllur. Matja zgjatë 5-10 min. Këtë vend temperatura është diçka më e lartë se në nënsqetull.
Matja e temperaturës në zorrë
Termometrin duhet vendosur rreth 5 cm në zorrë. Matja zgjatë 5 minuta. Kjo është metoda më e besueshme. Në zorrë temperatura normal për 0,4-08 ˚C është më e lartë se në sqetull. Nëse diferenca në mes temperaturës së matur në zorrën e trashë dhe temperaturës së matur në sqetull është më e madhe se 1؛C. Kjo flet për sëmundje inflamatore në bark (psh. ‘ndezja e zorrës qorre’).
Temperatura normale e trupit variron të njerëzit e ndryshëm dhe të personi i njëjtë gjatë ditës. Në mëngjes është më e ulëta, ndërsa në mbrëmje më e larta. Merret se kufiri i sipërm i temperaturës trupore i matur në sqetull është 37,2؛C, nën gjuhë 37,5؛C, ndërsa në zorrë 37,8؛C.
Veprimet
* I sëmuri me zjarrmi duhet të pushojë. Nuk guxojmë të lagim me ujë. Mbulesa duhet të jetë e lehtë ndërsa ambienti i ndritshëm.
* I sëmuri duhet merr shumë lëngje (çaj, lëng frutash).
* Nëse temperatura kalon 39؛C, zvogëloje me lecka. Janë të dobishme edhe banjat me ujë të vakët.
* Nëse temperatura kalon 40؛C, tërë trupin fërkoje me lecka të lagështa dhe bëni frikcione të lehta me lecka të pambukta. Veprimet përsëritni derisa temperatura të bie nën 39؛C.
* Për zbritjen e temperaturës ekzistojnë edhe një numër i madh i barnave, për foshnje dhe për të rritur, në formë tabletash, shurupeve dhe suposteve. Veprimi fillon 30-60 min. pas marrjes.
Shenjat e vdekjes
Te personi i pavetëdijshëm, e po qe se është në gjendje të hipotermisë, frymëmarrja dhe pulsi mund të jenë aq të dobësuara sa nuk mund t’i konstatojmë. Për këtë me kontrollin e frymëmarrjes dhe pulsit nuk mundemi me siguri ta konstatojmë vdekjen. Shenjat më të hershme të vdekjes janë: sytë e maces, njollat dhe shtangimi kufomor.
Sytë e maces
Nëse kokërdhoku i syrit te i vdekuri shtypet anash, bebëza zgjatët dhe bëhet ovale.
Njollat kufomore
Janë të ngjyrës së kuqe dhe murrme, vjollcë. Lajmërohen për shkak të derdhjes së gjakut në pjesët e poshtme të trupit. Shihen në lëkure në atë anë në të cilën shtrihet kufoma. Në fillim janë të fiksuara për trupi, e pastaj nëse kufomën e kthejmë atëherë edhe njollat do të bartën prapë në pjesët e poshtme. Njollat kufomore fillojnë të lajmërohen 30-60 minuta pas vdekjes.
Shtangimi kufomor
Trupi i kufomës në fillim është i poroz. Dy deri katër orë pas vdekjes fillon shtangimi i disa nyjave, e pas 6-8 orëve prej vdekjes tërë trupi është i shtanguar. Shtangimi zgjatë 2-3 ditë.
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back