Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Gjendet trupi i pajetë i poetit Ali Podrimja

Love

βeℓℓe â๓e
Autoritetet shtetërore franceze i kanë përcjellë ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, lajmin e hidhur për gjetjen e trupit të pajetë të poetit të njohur kosovar, Ali Podrimja, në Francë.

f.0721152202276_m.jpg


Podrimja ka humbur kontaktet me kolegët dhe miqtë e familjarët e tij nga data 18 korrik, në kohën kur po qëndronte në Francë në kuadër të festivalit të poezisë “Voix de la Mediterranee”, në qytetin e Lodeve.

Autoritet franceze po punojnë në zbardhjen e plotë të rrethanave të humbjes së jetës së poetit.

I tronditur nga kjo humbje, ministri Enver Hoxhaj ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes, komunitetit të poetëve, shkrimtarëve e artistëve si dhe mbarë popullit të Kosovës.

“Humbja e poetit me renome ndërkombëtare Ali Podrimja, është një humbje e madhe jo vetëm për familjen dhe miqtë e panumërt të tij, por një humbje e jashtëzakonshme edhe për kulturën dhe artin kosovar, shqiptar e më gjerë. Kujtimi i poetit Ali Podrimja do të jetë gjithnjë i gjallë në mesin tonë dhe do të shërbejë si figurë motivimi për brezat e ardhshëm të Kosovës”, thuhet në telegramin e ngushëllimit ministrit të Jashtëm të Kosovës.

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës falënderon autoritetet e Ministrisë së Jashtme dhe asaj të Brendshme Franceze, si dhe të gjitha institucionet e tjera lokale e qendrore në Francë për angazhimin maksimal të tyre në ndriçimin e këtij rasti – thuhet në një komunikatë të MPJ-së.
Burimi: telegrafi
 
Pe: Gjendet trupi i pajetë i poetit Ali Podrimja

Ngushellime familjes...
 
Titulli: Gjendet trupi i pajetë i poetit Ali Podrimja

Ngushullime!
 
Titulli: Gjendet trupi i pajetë i poetit Ali Podrimja

Ngushllime familjes.

Eshte humbje e madhe per letersin shqiptare...u merzita kur e degjova lajmin per vdekjen e tij :(!!
 
Titulli: Gjendet trupi i pajetë i poetit Ali Podrimja

Gjendet trupi i pajetë i poetit Ali Podrimja, nuk ka shenja dhune


f1_21-gjendet-balline-nr-1-hiqet-nr-31342876561.jpg

Prishtinë, 21 korrik - (E plotësuar) Autoritetet shtetërore franceze i kanë përcjellë ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, lajmin e hidhur për gjetjen e trupit të pajetë të poetit të njohur kosovar Ali Podrimja në Francë. Sipas burimeve jozyrtare, Ali Podrimja është gjendur i vdekur në një ulëse të lulishtes(parkut ) të qytetit Lodeve të Francës, ku ishte ftuar në festivalin e poezisë “Vox de la Mediterranii”. Ende nuk dihet kur do të kthehet trupi i pajetë i poetit të madh në atdhe. Nuk dihet tash për tash as për ditën e varrimit të Podrimjës
Organizuesit e festivalit të poezisë, në të cilin ai po mjerrte pjesë Podrimja kanë deklaruar sot se “Festivalit posa u njoftua nga policia se trupi i pajetë është gjetur sot pasdite në një hapësirë me drunjë, katër kilometra nga Lodev”. Zyrtarë të prefekturës lokale thanë se trupi ishte gjetur sot pak pas mesditës, afër një rruge, ndërsa nuk kishte shenja të dhunës.
Organizuesit e festivalit e kishin pasur kontaktin e fundit me poetin të mërkurën në mëngjes, ndërsa ai të martën pasdite e kishte mbajtur një ligjëratë, raporton AFP.
I tronditur nga kjo humbje e madhe, ministri Hoxhaj i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së poetit Podrimja, komunitetit të poetëve, shkrimtarëve e artistëve, si dhe mbarë popullit të Kosovës.
“Humbja e poetit me renome ndërkombëtare, Ali Podrimja, është një humbje e madhe jo vetëm për familjen dhe miqtë e panumërt të tij, por një humbje e jashtëzakonshme edhe për kulturën dhe artin kosovar, shqiptar e më gjerë. Kujtimi i poetit Ali Podrimja do të jetë gjithnjë i gjallë në mesin tonë dhe do të shërbejë si figurë motivimi për brezat e ardhshëm të Kosovës”, thuhet në telegramin e ngushëllimit të ministrit Hoxhaj.

Poeti Ali Podrimja ka humbur kontaktet me kolegët dhe miqtë e familjarët e tij nga data 18 korrik, në kohën kur po qëndronte në Francë, në kuadër të festivalit të poezisë “Voix de la Méditerranée”, në qytetin e Lodève.

Autoritet franceze po punojnë në zbardhjen e plotë të rrethanave të humbjes së jetës së Ali Podrimjës.

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës falënderon autoritetet e Ministrisë së Jashtme dhe asaj të Brendshme Franceze, si dhe të gjitha institucionet e tjera lokale e qendrore në Francë për angazhimin maksimal të tyre në ndriçimin e këtij rasti./Kohaditore
 
Titulli: Gjendet trupi i pajetë i poetit Ali Podrimja


Sa me vjen keq per vdekjen e poetit Ali Podrimja.

Mendoj se ka qen nder njerzit e duhur te Atdheut tone te shtrenjet kosovar -shqiptar.
 

Konkursi Letërsisë

  • C'est la vie

    Votat: 8 61.5%
  • Harro të më harrosh

    Votat: 5 38.5%
  • Mëngjese pranvere

    Votat: 2 15.4%
Back
Top