Gjendet makina e atentatorëve të nipit të kreut të degës së PD-së

  • Hapësi i temës Hapësi i temës E3
  • Start date Start date

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P
Automjeti i parkuar në shtëpinë e hallës është e njërit prej autorëve

Gjendet automjeti i njërit prej atentatorëve të nipit të kreut të PD-së Fier, ndërkohë që policia nuk ka mundur të bjerë në gjurmët e tyre. Policia e Fierit, prej katër ditësh është vënë në kërkim të dy të rinjve që qëlluan me armë zjarri mbi 35-vjeçarin Besnik Murati, nipi dhe shoferi i Ferdinand Muratit. Gjatë tri ditëve hetimesh, policia ka arritur të gjejë vetëm mjetin e një prej autorëve. Burimet zyrtare të policisë pohojnë për gazetën "Shqip", se mesnatën e së premtes, duke aguar e shtuna, është gjetur makina tip "Ford Fiesta" me targa të Fierit, e cila është gjetur e parkuar në fshatin Radostinë, vetëm pak metra larg banesës së hallës së një prej autorëve. Efektivat e policisë kanë ushtruar kontroll në banesën e hallës, por nuk kanë gjetur asnjë shenjë prej atentatorit. Dyshohet se mjeti është parkuar natën e atentatit dhe më pas autorët janë larguar me një mjet tjetër. Burimet zyrtare të policisë pohojnë për gazetën se janë intensifikuar kërkimet dhe është kërkuar bashkëpunimi nga komisariatet e rretheve fqinje. Ndërkohë, burimet zyrtare shprehen se janë shumë pranë gjetjes dhe arrestimit të dy të rinjve që qëlluan me pistoletë kundrejt nipit të kreut të PD-së së Fierit, Besnik Muratit. Ky i fundit ishte duke dalë nga automjeti në afërsi të banesës së tij në lagjen "Kastrioti", kur dy të rinjtë i janë afruar dhe kanë qëlluar dy herë me pistoletë në drejtim të tij. Fatmirësisht plumbat e kanë prekur lehtë në bark dhe në krah, duke mos krijuar probleme serioze për jetën e tij.
*shqip*
 
Back
Top