Gjendet 20-vjeçarja e zhdukur që në mars

Cyber_Spartacus

Homo Homini Lupus
Një 20-vjeçare, e cila ishte denoncuar e humbur që në
muajin mars të këtij viti, është deportuar nga Greqia, ku
dyshohet se do të shfrytëzohej për prostitucion nga një grup
shqiptarësh. Ajo është sjellë dje në Rinas, ndërkohë që i është
dorëzuar për veprime Drejtorisë së Policisë së Fierit për dokumentimin
e plotë të kësaj ngjarjeje. Ivona G., 20 vjeçe, me
banim në Fier është denoncuar si e larguar nga banesa që me
datë 12 mars të këtij viti. Familja e saj kishte denoncuar te policia
lokale dhe kishte kërkuar ndihmë për gjetjen e saj. Për disa
muaj, policia nuk mundi të bjerë në gjurmët e saj, ndërkohë
që pak kohë më parë mori informacion nga policia e shtetit
fqinj, që ishte kapur një vajzë e re pa dokumente të rregullta
për qëndrim në Greqi. Identiteti i saj përputhej me vajzën e
zhdukur nga Fieri, kështu që dy net më parë, policia greke e
solli atë në Shqipëri, nëpërmjet linjës ajrore Athinë-Rinas. Ajo
ishte kapur në një rrugë të Athinës, ku mendohet se do të
shfrytëzohej për prostitucion. Në lidhje me këtë është marrë
në pyetje nga policia shqiptare dhe më pas është lënë e lirë.

Gazeta Shqip​
 
Hmmm s'paska pas per tutor ndonje nga te policise se ta shikonte ajo nese e kthenin me mbrapa
Ajo do vinte ne shqiperi vetem kur te behej e pasur e te vinte kandidaturen per depuetete:P
Ne mos per vete te sponsorizonte ndonje deputet e vete do bente hapte ndonje linje te forte biznesi :D
E pafat goc e botes :S
 
Back
Top