sweetzzinna
Dum spiro, spero くる
Nuk ka, ndoshta, ushqim tjetër me imazh kaq festiv sa gjeli i detit. Muaji dhjetor është muaji ku të gjithë ne përgatitemi për gatimin e gjelit të detit. Por, mishi i gjelit të detit nuk duhet të përdoret vetëm si ushqim i festës së Vitit të Ri, por edhe në menunë tonë të zakonshme, pasi ka shumë vlera ushqyese.
Të mirat e mishit të gjelit të detit
Mishi i tij është shumë i pasur në proteina. Një racion prej 120 gr, ofron rreth 65% të nevojave ditore të një personi në proteina. Mishi i gjelit të detit ka gjysmën e sasisë së yndyrnave të ngopura, në krahasim me mishin e viçit. Struktura e trupit tonë ndërtohet mbi proteinat. Ne përdorim proteinat nga burime shtazore dhe bimore për të ndërtuar proteinat që i nevojiten organizmit për funksionet e tij jetike.
Seleniumi i gjelit të detit të mbron kundër kancerit
Gjeli i detit është një burim i pasur i mineralit selenium. Ky mineral është themelor për shëndetin e njeriut. ثshtë një përbërës i rëndësishëm i shumë reaksioneve metabolike, duke përfshirë metabolizmin e hormoneve tiroide, sistemet antioksidante të mbrojtjes dhe sistemin imunitar.
Studimet e fundit tregojnë një lidhje të fortë e të drejtpërdrejtë me konsumin e seleniumit dhe rastet e kancerit. Seleniumi duket se ndihmon në riparimin dhe sintezën e ADN-së në qelizat e dëmtuara, të ndalojë zhvillimin e qelizave kancerogjene dhe të ndihmojë në veteliminimin e tyre, një mekanizëm mbrojtës që përdor organizmi për t’u ruajtur nga zhvillime tumoriale dhe anormale. Gjithashtu, seleniumi është përbërës i enzimës glutathione peroxidase, e cila ndihmon spastrimin që kryen mëlçia nga molekulat e dëmshme.
Vetëm 120 gr gjel deti ofron një sasi seleniumi, që përbën 47% të kërkesës ditore për një person.
Gjeli i detit është gjithashtu burim i pasur i një antioksidanti tjetër, siç është vitamina B-niacin. Përbërës të ADN-së kërkojnë këtë element, një mangësi e së cilës lidhet me dëmtime gjenetike.
Vitaminat B për energji dhe mbrojtje të sistemit kardiovaskular
Gjeli i detit është burim i pasur edhe i vitaminës B6. Këto vitamina janë shumë të rëndësishme për prodhimin e energjisë. Niacin është shumë e rëndësishme edhe për përdorimin e proteinave, yndyrnave dhe karbohidrateve për energji. Niacin ndihmon në normalizimin e nivelit të sheqerit në gjak.
Mangësi të vitaminës B6 ndikojnë në dëmtim të enëve të gjakut nga një molekulë e quajtur omokisteinë. Vitamina B6 ndihmon kthimin e kësaj molekule në të padëmshme. Një sasi prej 120 gr mishi të gjelit të detit, jep rreth 27% të kërkesave ditore në niacin.