Gjeja me e shemtuar!

Soulmind

~She wanted the whole world or nothing~
Staf në FV.AL
Adm
Kemi folur gjithmone per bukurine, te miren por nuk di te kemi teme rreth te kundertes; ate te shemtuaren!

Cfare eshte gjeja me e shemtuar sipas jush tek nje njeri?! I referohem karakterit/veprimeve jo paraqitjes. Pasi paraqitjen shyqyr Zotit nuk na e la ne dore ne. Na e dha sic desh vete! ?
 
Sjellja.
 
Kur nje vrases vendos lule mbi varrin e viktimes se tij.

PS-Siç ndodhi dje psh!
"Ai më solli lule sot"

Nuk ishte ditëlindja ime ose ndonjë rast special.
Patëm zënkën e parë mbrëmë.
Ai tha shumë gjëra të këqija që më lënduan.
E di që i vjen keq dhe që nuk i mendon ato që tha.
Sepse ai më solli lule sot.
Mora lule sot.
Nuk ishte përvjetori ynë apo ndonjë rast special.
Mbrëmë, ai më përplasi pas murit dhe më goditi.
Dukej si makth.
Nuk mund ta besoja se ishte reale.
U zgjova e lënduar në mëngjes dhe me të nxira.
E di që atij duhet t’i ketë ardhur keq.
Sepse ai më solli lule sot.
Mora lule sot.
Nuk ishte Festa e Gruas ose ndonjë rast special.
Mbrëmë, ai më rrahu sërish.
Dhe ishte më keq se herën e kaluar.
Po e lashë atë, çfarë do të bëj?
Si do të kujdesem për fëmijët e mi?
Po për para’ si do ja bëj?
Por e di që atij duhet t’i ketë ardhur keq.
Sepse ai më solli lule sot.
Mora lule sot.
Sot ishte një rast special.
Ishte dita e funeralit tim.
Mbrëmë, më në fund ai më vrau.
Më rrahu për vdekje.
Sikur të kisha patur aq kurajë dhe forcë për ta lënë,
Nuk do të kisha marrë lule… sot.
 

Soulmind

~She wanted the whole world or nothing~
Staf në FV.AL
Adm
Ka shume gjera te shemtuara!

- Mosmirenjohja
- Dyfytyresia
- Goditja pas shpine
- Fjalori banal/te sharat
- sjellja
etj, etj.
 
Redaktimi i fundit:
Cili eshte egoizmi i shedetshem?!
Egoizmi i shendetshem eshte kur njeriu kerkon gjithmone me te miren per veten e tij pa i bere dem te tjereve (e mira eshte ti ndihmosh te tjeret por nese nuk mundesh te pakten mos i demto).

Egoizmi i semure eshte kur njeriu vendos vetveten mbi kedo e gjithcka, perfshire lumturine e tij mbi fatkeqesine e tjetrit!
 

Aleks30

Banned
Egoizmi i shendetshem eshte kur njeriu kerkon gjithmone me te miren per veten e tij pa i bere dem te tjereve (e mira eshte ti ndihmosh te tjeret por nese nuk mundesh te pakten mos i demto).

Egoizmi i semure eshte kur njeriu vendos vetveten mbi kedo e gjithcka, perfshire lumturine e tij mbi fatkeqesine e tjetrit!
E thash .e lart. Quhet ambicje qe cdo njeri eshte mire ta kete por jo egoizem
 

Monique

With or Without u
Thone se goja eshte ajo qe na perfaqeson
Dhe une mendoj se sa do te shkolluar , edukuar, apo me standarte te larta ta mbajme veten ,goja eshte ajo qe nxjerr ne pah cdo element tonin.
 

Soulmind

~She wanted the whole world or nothing~
Staf në FV.AL
Adm
S'ka gje me te shemtuar se te jesh injorant e te krenohesh lart e poshte si gjel ??
 
Top