Gezuar festa e Bajramit

Kresha

A pretty face can never trick me
Shfrytezoje rastin t'ua uroje nga thellesia e zemres, te gjithe besimtareve musliman, festen e Bajramit, me shprese se Zoti na e ka pranu agjerimin e muajit te shenjt te Ramazanit, dhe me shprese se do te presim edhe shume festa tjera, s'bashku me më dashurit tone.


Gezuar edhe njehere


1651433097836.png
 
Ooo se dija qe e paske hapur ti. 😁 E hapa dhe une 1. Plz stafi rregullojini pak 🥰🥰
 
Gezuar per te gjith ju qe e festoni ..😃
 
Gezuar Bajramin miq dhe mikesha muslimane.
Zoti na i mbushte zemrat plot miresi dhe dashuri per njeri tjetrin.
 
Gezuar! Fat dhe mbaresi per ju dhe familjet tuaja!
 
Urime Festen,Allahu na pranoft agjerimin,lutjet,ibadetet.
 
Gezuar Fiter Bajramin muslimaneve dhe muslimanve kudo neper bote
Allahu xh.sh ua paste pranu lutjet dhe argjerimin
 
Me pelqeu shuuume urimi i hoxhe Vladimirit, kshuqe po e sjell dhe ketu. :)

🌹
Gëzuar Fiter Bajramin
🌹

Festat janë momente reflektimi, momente rikthimi në vlerat e vërteta fetare dhe humane. Ndërlidhja e Fitër Bajramit me lëmoshën për nevojtarët është bërë për të na kujtuar se nuk ka vlerë një manifestim shoqëror në të cilin anëtarët e shoqërisë nuk ndihen të barabartë. Shoqëria është sikur trupi: një pjesë nuk mund të kremtojë nëse pjesa tjetër rënkon. Nga këtu, festa është për të na kujtuar rolin tonë karshi njëri-tjetrit, për të na dëftuar rrugën drejt përsosmërisë humane, rrugë kjo që përshkohet duke parë të tjerët si pasqyrë në të cilën ne shohim veten tonë. Ne do të bëhemi të mirë ose më të mirët kur të kuptojmë se nuk jemi krijuar për vetveten, por për të tjerët dhe kur të punojmë për ta jetësuar këtë të vërtetë. Pejgamberi Muhammed a.s. ka thënë: “Njeriu më i mirë është ai që është më i dobishmi për njerëzit.”
Festat janë momente për të prezantuar vlerat e vërteta të fesë sonë para botës mbarë. Pjesëmarrja gjithëshoqërore në festa është një fakt që pasqyron misionin unifikues të Islamit. Mustafa Sibai, një mendimtar i dalluar i kohës sonë, duke folur për këtë funksion të festës, thotë se bashkimi fizik dhe lidhja shpirtërore që ndodhin në festë janë dy elemente me të cilat mposhtim çdo të keqe.
Edhe shoqeria e gjere duhet te mare shembull nga Islami. Si kjo fe e cila arriti qe pertej ndasive te natyrshme midis popujsh, kulturash, formimi, arrit qe ti mbledhe bashke ne nje sofer iftari, arriti qe ti mbledhe bashke ne nje falje te perbashket dhe sot deshmon e njeta gje se kur njerzit jane rober te Zotit I binden atij ato gjejne harmonine mirkuptimin respektin midis tyre.
Fitër bajrami është një mënyrë e shfaqjes së këtij modeli të lartë hyjnore. Ku në këtë e vend sot manifetsohet dëshira për të qënë bashkë për një të nesërme më të mirë, sot në të gjitha vendet një numer shumë i madh njerëzish pertej çdo ndasie të tokës kanë gjetur bashkimin nën hijen e qiellit.
 
Redaktimi i fundit:

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top