Arfenilla
Themelues i Forumit
Vajza e Jusuf Gërvallës, Donika Gërvalla, e cila ka nxitur reagime të shumta me deklaratat e saj gjatë një interviste të mërkurën mbrëma, është e njohur edhe më herët për deklarata të ashpra.
Kështu, Donika Gërvalla - Schwarz edhe më 2005 kishte komentuar me tone mjaftë kritikuese vendimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës për të lidhur koalicion me AAK'në e Ramush Haradinajt.
"Kjo që ka bërë Ibrahim Rugova është e pakapërdishme dhe e papërgjegjshme e ka marrë atë (Haradinajn) në anije për t’u zgjedhur President" kishte thënë Gërvalla në një intervistë për Deutschlandfunk.
Ndërkaq duke folur për Haradinajn, Gërvalla i kishte thënë këtij mediumi gjerman se përshkruhet si kriminel.
"Atë mezi e kanë votuar 9 përqind dhe shumica atë e përshkruajnë si një kriminel të zakonshëm dhe primitiv i cili me shtypje dhe dhunë dhe me metoda tejet jodemokratike punon kundër vullnetit të shumicës dhe bashkatdhetarëve të tij" kishte theksuar ajo.
E pyetur për rolin e Haradinajt gjatë luftës, Gërvalla është përgjigjur se për fajësinë apo pafajësinë e z. Haradinaj do të vendosë Gjykata.
"Por ajo që mund të them unë është se Haradinaj nuk është hero i shqiptarëve të Kosovës. Në klishe të tilla falso ka rënë edhe Deutchalandfunk'u ngase ai nga shumica e njerëzve e bashkatdhetarëve të mi shihet si kërcënim" ka thënë ai. express