Kresha
A pretty face can never trick me
-
- Anëtarësuar më
- Jul 18, 2008
-
- Mesazhe
- 38,995
-
- Reagimet e mara
- 35,539
-
- Vendndodhja
- WorLd 0f dReAms

Gërshetat në formë të bishtit të peshkut duken të ngatërruara, por ato nuk është e thënë që të jenë të komplikuara, apo perfekte. Përcaktohuni për një version të shkujdesur sikur ky i Ali Larterit.
Në një eveniment në “Art of Elysium” në Malibu, aktorja është paraqitur me këtë pamje të shkujdesur, e cila, dorën në zemër, duket për mrekulli.
Ky stil i flokëve është më lehtë që të bëhet me flokë të cilët i keni larë një ditë më parë, pra jo atë ditë, sepse flokët e tillë formësohen më lehtë.
Nëse keni flokë tepër të dredhur, atëherë mund t’i drejtoni ato paksa me hekur, e më pas duhet t’i ndani ata në dy pjesë. Më pas bëjeni gërshetin, por jo duke e shtrënguar tepër. //keshilla