Gërhitja e dëmshme për shëndetin

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Gërhitja e dëmshme për shëndetin

Sipas një studimi të bërë nga instituti akademik suedez Uppsala, gërhitja e zakonshme është e dëmshme për shëndetin, dhe lidhet me presionin e lartë të gjakut dhe diabetin.Dy kryestudiuesit, Eva Lindberg dhe Malin Svensson, kanë gjetur se gratë të cilat gërhasin nuk janë të pushueshme kur zgjohen.

Studimi i përmendur ka përfshirë 400 gra me probleme me gërhitje, dhe ka treguar se madje një e treta prej tyre nuk janë ndjerë të pushueshme, edhe pse kishin fjetur gjatë gjithë natës.

“Rezultatet deri tek cilat erdhëm, tregojnë se gërhitja në vete mund të ketë disa efekte negative në shëndetin”, kanë thënë studiuesit pranë universitetit Uppsala.Telegrafi
 
Bo Bo edhe kjo te boka keq ! un shyqyr zotit sa filloj mdel gjumi vet edhe rregulloj koken :D
 
Të flesh me dikë që gërhet,dëmton shëndetin

Lajme të këqija për ata që flenë pranë personave që gërhasin: Mesa duket zhurma e bezdisshme, jo vetëm dëmton gjumin, por shkakton edhe një ndjeshmëri të lartë të presionit të gjakut duke lehtësuar shfaqjen e sëmundjeve të tilla si: infarkt, bllok renal dhe demence.

Të paktën kështu pretendojnë një grup shkencëtarësh londinezë të “University College” dhe “Imperial College”, studimi i të cilëve është publikuar në numrin e fundit të “European Heart Journal”. Sipas autorëve të studimit, gjatë natës organizmi i njeriut nuk i përballon dot gërhimat, zhurma e të cilës paskan të njëjtin decibel me të një treni që kalon poshtë shtëpisë.

Në studim janë analizuar rastet e 140 kavieve që jetonin në zonën pranë aeroportit londinez të “Heathrow”. Gjatë eksperimenteve u vu re se sa më shumë shtoheshin decibelët, aq më shumë rritej presioni i gjakut.


CdoDite.com :: Spektër > Psycho > Të flesh me dikë që gërhet,dëmton shëndetin
 
shyqyr skom njerz n'familje me kshtu...nejse gjyshja jeme pak e ka ket gjo e kur boj nani bashk me ta m'bezdis pak veq zakonisht zgjohet vet dhe rregullon trupin per mos me kerrhat mo...tek e fundit mu kur merr gjumi edhe topat me kersit nuk e ni, e kom shum t'ron kshtu qe...
 
sa e kom bezdi kete te gerhituren shyqyr qe nuk gerhet motra se do e nxirja nga dhoma :D
 
me ja ba si ne ushtri kur gerrhiste na njari i futshim pecet e kamve ne goj dhe ishte ne rregull ai per fat te mir une se kam pas dhe nuk e kam kte problem
 
Gërhitja e fortë mund të shkaktojë goditje cerebrale

Gërhitja e fortë mund të shkaktojë goditje cerebrale
Gerhitja_e_forte_mund_te_shkaktoje_goditje_cerebrale.jpg
Hulumtimet e fundit kanë treguar se ekziston lidhje e fuqishme në mes të gërhitjes së zëshme, sëmundjeve të zemrës dhe sulmit në tru.

Personat të cilët gërhasin heshturazi apo qetë, janë më pak në rrezik për të pësuar nga sëmundjet e lartpërmendura.

Hulumtuesit hungarezë kanë biseduar me mbi 12.000 pacientë dhe kanë përfunduar se personat të cilët gërhasin zëshëm janë shumë më të ekspozuar ndaj sëmundjeve kardiovaskulare apo sulmit në tru për dallim nga pjesa e tjetër e popullatës, njofton BBC.

Rezultatet e këtij hulumtimi, të cilat janë publikuar në revistën shkencore Journal Sleep, hedhin dritë të re në teoritë e deritanishme mbi lidhjen e gërhitjes së zëshme dhe sëmundjeve kardiovaskulare. Në një periudhë të caktuar të jetës, të gjithë njerëzit gjatë fjetjes gërhasin në mënyrë të zëshme apo të heshtur.

Më shpesh gërhasin personat me peshë të shtuar. Hulumtimet kanë dëshmuar, se rregullisht gjatë fjetjes gërhasin 40 për qind e meshkujve dhe 24 për qind e femrave.

Në dallim me pjesën tjetër të popullatës, personat të cilët gërhasin zëshëm kanë 34 për qind më shumë gjasa të preken nga sulmi në zemër dhe madje 67 për qind gjasa të sulmohen nga sulmi në tru. ثshtë interesante e dhëna, se tek njerëzit të cilët gjatë fjetjes gërhasin heshtazi nuk ka rrezik të shtuar për t u prekur nga sëmundjet kardiovaskulare.

Derisa, lajm i mirë për meshkujt është se gërhitja e zëshme zvogëlohet pas moshës së tyre shtatëdhjetëvjeçare. Cdodite
 
O sweeti kjo gerhitje si vjen ? Pasoj e kujt?
Nje arsye e di te mbajturit jo ne pozicion te mire te kokes, ben qe te gerhasesh, por a mund te ndodh qe gerhitja te jet dicka e trasheguar? Ose pasoj e kujt lind kjo gerhitje.
Ta pakten te dime dicka me shum per te , qe te dime si te mbrohemi prej saj.
 
Gerhitja nuk eshte ereditare [dmthn e trasheguar]. Sic e the dhe vete eshte pasoja e mos mirepozicionimit te kokes ne kohen qe fle.
Ishte nje teme e hapur me kete teme, do ta gjej linkun e ta sjell qe te lexosh me shume.

Gjithsesi ka "kurim".

Snoring is the vibration of respiratory structures and the resulting sound due to obstructed air movement during breathing while sleeping. In some cases the sound may be soft, while in other cases it can be rather loud and unpleasant. The structures are usually the uvula and soft palate. The irregular airflow is caused by a blockage and usually due to one of the following:
  • Throat weakness, causing the throat to close during sleep
  • Mispositioned jaw, often caused by tension in the muscles
  • Fat gathering in and around the throat
  • Obstruction in the nasal passageway
Statistics on snoring are often contradictory, but at least 30% of adults and perhaps as many as 50% of people in some demographics snore.One survey of 5713 Italian residents identified habitual snoring in 24% of men and 13.8% of women, rising to 60% of men and 40% of women aged 60 to 65 years; this suggests an increased susceptibility to snoring as age increases.
po te ve nje citat ne anglisht, une sdi te ta perkthej mot a mot ne shqip, nqs dikush i di ter fjalet shqip eshte i mirpritur te na ndihmoj!
 
Redaktimi i fundit:
ne fakt me citatin qe ke vene, pak a shum eshte ajo qe ke shkruar me lart ne hapje te temes.
por dhe dicka une kam patur gjyshin, dhe ai ka patur nje gerhitje te papame, qe te ngrinte shtepin nga vendi, dhe asnjeher ska pat semundje , apo probleme me shendetin, dhe rrojti deri ne moshen 83 vjecare, kam nenen ajo eshte shum e urte ne gjum, dhe cfar nuk kishte ne trup, aq ilace mban dhe aq shum ilace pi.
pak a shum eshte dhe me shendetin.
gjithesesi flm per sqarimin.
 
Ne fakt une mendoj qe gerhitja ka te beje me pirjen e duhanit, sepse ngushtohen rruget e frymemarrjes. Une gerhas kur fle drejt, ne cdo ane apo permbys jo.

Gjithashtu alkooli ndikon.

Une do ta vendosh krevatin vertikalisht te bie rehat lol
 
:haha: O LALI TANI PO E MENDOJ DHE UNE, DUHET TE JET DHE KJO PIRJA E CIGARES QE SHKAKTOHET GERHITJA, SEPSE GJYSHI IME E KA SHUM SHUM SHUM FARE CIGAREN. PRANDAJ JU MERRNI MASAT NQS NUK DONI TE FLINI VETEM NE KREVAT. HAHAHAHAAHAHAHA
STOP SMOKING........
Ne fakt une mendoj qe gerhitja ka te beje me pirjen e duhanit, sepse ngushtohen rruget e frymemarrjes. Une gerhas kur fle drejt, ne cdo ane apo permbys jo.

Gjithashtu alkooli ndikon.

Une do ta vendosh krevatin vertikalisht te bie rehat lol
 
une gerhas por jo kaq sa per kete, megjithse thone qe ata qe gerhasin bejne gjume te rende.
 
Titulli: Gërhitja e dëmshme për shëndetin

Gërhitja - kur nata kthehet në makth

Gërhitja jo vetëm që është e mërzitshme por edhe e pashëndetshme. Zhurma ndonjëherë shurdhuese e gërhitjes e shqetëson partnerin, por vetë gërhitësit ky gjum jo i qetë i sjell pasoja të këqija.

Gërhitësi merr frymë me vështirësi për shkak se rrugët e frymëmarrjes si nëpërmjet gurmazit apo hundës janë ngushtuar. Trupi i tij nuk arrin të marrë veten gjatë gjumit, ai është tërë kohës nën stres. Kjo sjell shqetësime në zemër dhe në qarkullimin e gjakut. Truri merr shumë pak oksigjen. Hetimet kanë treguar se gërhitja ul aftësinë për t'u përqendruar dhe shkallën e inteligjencës.
Gërhitja ndodh vetëm gjatë të fjeturit. Ajo ndodh kryesisht gjatë marrjes së frymës, rrallë gjatë nxjerrjes së saj. Gjatë gjumit, çdo muskulaturë e trupit flë, poashtu ndodh edhe me muskujt e padukshëm në gojë dhe në zonën e frymëmarrjes. Kur këto muskuj çtendosen gjatë gjumit, pjesët e qullëta lëkunden dhe dridhen pas çdo frymëmarrje. Dridhja është ajo që nxjerr zhurmën tipike të gërhitjes.

Më shpesh gërhasin burrat sesa gratë. Gratë gërhasin më shpesh kur nisin të thyhen në moshë.
Shumë herë operacioni mund të ndihmojë në largimin e të gërhiturit kur arrihet të hiqet mishi që vështirëson frymëmarrjen.Fli mirë që të jesh në formë !

Ka një lidhje midis gjumit dhe karrierës. Sipas zëdhënësit të shoqërisë gjermane të studimeve mbi gjumin dhe ilaçeve për gjumë (DGFM) Gِran Hajak, ata që flënë në kohë dhe sa duhet kanë shanse dy herë më të larta për të bërë karrierë dhe pasur suksese nga ata që nuk flënë mjaftueshëm.

Gjumë i pamjaftueshëm është kur njeriu nuk është ngopur akoma me gjumë në mëngjes dy orë përpara se të zgjohet me të vërtetë.
Të rriturit kanë një, dy deri tre faza lodhjeje në ditë. Nëse njeriu pushon gjatë këtyre fazave duke fjetur deri në gjysëm ore, atëherë është në gjendje të përballojë shumë më tepër punë.Gjithkush është shpjegues i ëndrrave të veta

Një qasje e re ndaj shpjegimit të ëndrrave vë gjithkënd në gjendje të kuptojë në mënyrë të pavarur dhe vetëshëruese ëndrrat e tij dhe njëkohësisht problemet e lidhura me to dhe mënyrat për t´i zgjidhur.
 
Titulli: Gërhitja e dëmshme për shëndetin

Prej mijra vjetësh ëndrrat përpiqen të shpjegohen pothuajse në të njëjtën mënyrë. Të huajt na tregojnë se si të përkthejmë ëndrrat tona.
"Ndryshimi midis këndvështrimit tim mbi ëndrrën dhe këndvështrimit tradicional qëndron në atë që unë mendoj se një ëndërr mund të përshkruhet dhe përkthehet që nga rreshti i parë e deri tek i fundit", shpjegon Dr. Max Segeth, psikologu që ka zhvilluar këtë qasje.
Nga ana tjetër një ëndërr mund të kuptohet dhe përkthehet nga vetëm ai që e ëndërron: ëndrra ka të bëjë me gjendjen e tanishme të personit. "Meqënëse e tërë ëndrra ka të bëjë drejtpërdrejtë me atë që e ëndërron, ky i fundit duhet të arrijë ta protokollojë pa lënë gjë mangut duke zëvëndësuar pastaj personat, kafshët, sendet, ngjyrat dhe numrat në ëndrrën e tij me veti të shoqëruara në mënyrë të vetvetishme, dhe kështu duke u nisur nga kjo që doli të shkruajë sërisht ëndrrën e tij duke e lidhur me gjendjen e tij të sotme.

Një grua e pa veten në ëndërr sikur ndodhej në një varrezë. Aty iu shfaq një i njohur i vdekur me një veshje që të binte në sy, i cili po e tërhiqte drejt vetes. ثndërruesja, një grua e vjetër që deri në atë çast kishte pasur një mënyrë të jashtzakonshme të jetuari, i shoqëronte këtij të vdekuri vetinë 'Teprim'. Ky mesazh përkthehej: 'Lëre teprimin të vdesë!'. Kjo 'shenjë që i vinte nga e pavetëdishmja' ia bëri më të lehtë atë ngjarje që e priste, futjen në pensionin e pleqve, që i shkaktonte një frikë por të cilën ajo nuk e pranonte.


Në një ëndërr tjetër një djalë i ri sheh gruan e tij tek papritur ia merr me vete dhe i hedh dorën në qafë një djalosh i ri e tërheqës, ndërkohë që ajo e lejon e vetëdijshme. Këtu mesazhi i ëndrrës është: 'Unë përqafoj guximin tim'".

Djaloshit kjo i dha guximin, të dijë të trajtojë më mirë një sfidë që e priste. Një përvojë tipike që fitohet nga shpjegimi i ëndërrave të këtij lloji është rritja intuitive e vetëbesimit.


Nismëtari i studimit modern të ëndërrave ishte Sigmund Freud (Frojdi, Zigmund - shih fig.) me nxjerrjen në fillim të viteve 1900 të teorisë së tij mbi shpjegimin e ëndrrave. Teza thelbësore e tij se ëndrra ishte rruga mbretërore për tek e pavetëdijshmja, u kthye në gur themelor të konceptit të tij terapik në psikoanalizë.


Në ëndërr problemet e ndrydhura brenda vetes kthehen sërisht në një trajtë enigmatike. Metoda e shpjegimit të ëndrrës merret pikërisht me zgjidhjen e kësaj enigme. Për këtë do të ishte i nevojshëm një ekspert i cili do të arrinte t´i qasej thelbit të mesazhit të ëndrrës, pasiqë disa simbole vlejnë pjesërisht njëlloj për të gjithë.Gjumë dimëror për njerëzit
 
Titulli: Gërhitja e dëmshme për shëndetin

Gjumi dimëror është ai në të cilin bien disa kafshë me fillimin e dimrit për tu zgjuar përsëri në pranverë. Gjatë këtij gjumi proçesi i metabolizmit në trup që normalisht kryen djegien e karbohidrateve, ndërron gjendjen e tij duke u kthyer kështu të djegë dhjamin dhe yndyrnat.

Kjo bën që të kursehen energjitë, dhe me fjalë të tjera bën të mundur fjetjen pa ndërprerje për një kohë kaq të gjatë, si ç´është periudha e dimrit.

Tani fiziologu i kafshëve Gerhard Heldmaier ka gjetur tek kafshët dy gjene frenuese të cilat aktivizojnë ose çaktivizojnë disa enzima vendimtare në ndryshimin e gjendjeve të mësipërme të metabolizmit.
Dy gjene të tjera frenuese janë gjetur një vit më parë nga një grup studiuesish amerikanë.
Helmaier thotë se të njëjtët gjene gjenden edhe tek njeriu.


Gjetja e përdorimit.
Në filmin trillueso-shkencor "2001: Një Odise hapësire" të vitit 1968, regjizori Stanley Kubrick i vë heronjtë e tij të flënë një lloj gjumi dimëror në rrugën e tyre për në një planet të largët. Regjizorë të tjerë kanë huazuar të njëjtin përfytyrim mbi të ardhmen në filmat trillueso-shkencorë të tyre.

Kështu një ndër palët më të interesuara për arritjen e vënies së njeriut në gjumë dimëror është enti i qeverisë amerikane për hapësirën Nasa, e cila shpreson një ditë të arrijë të dërgojë njerëz drejt galaksive të reja dhe qytetërimeve jashtëtokësore. Që njerëzit në anije kozmike të rronin kaq gjatë do tu duhej të flinin me muaj apo me vite.
E interesuar është edhe Ushtria e SHBA-së. P.sh. mund të viheshin në gjumë dimëror, që është një gjendje prehjeje të qëndrueshme, ushtarët e plagosur në fushën e betejës deri kur të arrinin në spital.
Nëse do të arrihej të viheshin në gjumë dimëror organe të veçanta të trupit të njeriut do të mundej të ruheshin këto organe me muaj të tërë, çfarë do të përbënte një revolucion në mjekësinë e transplantimeve, sepse sot për sot organet duhet të transplantohen përbrenda disa ditësh, nga shkëputja prej trupit.

E bëjnë edhe majmunët.
Para pak kohësh dijetarët e Universitetit në Marburg të Gjermanisë zbuluan diçka tepër mahnitëse. Ata gjetën për herë të parë një lloj majmuni të familjes Lemure nga Madagaskari që bien në gjumë dimëror.
Meqënëse majmunët janë kafshët më të afërta me njerëzit, atëherë mendohet se kjo cilësi biollogjike mund të përdorej edhe nga njerëzit.

Haldmaier, që është profesor në Universitetin e Marburg-ut dhe që ka luajtur një rol të rëndësishëm në arritjen e shumë zbulimeve shkencore thotë: "Njerëzit nuk kanë ndonjë ndryshim thelbësor nga gjitarët e tjerë. Nuk ka asgjë që të kundërshtonte idenë se edhe njerëzit mund të bënin gjumë dimëror."
 
Titulli: Gërhitja e dëmshme për shëndetin

Gjumë dimëror në Sibiri
Një shembull gjumi dimëror ndër njerëzit është rasti i një fisi siberian që rronte përpara 100 vjetësh në anët e Pskov. Për shkak të mungesës së ushqimeve gjatë dimrit familjet mblidheshin përqark zjarrit që me rënien e borës së parë dhe nisnin kështu të flinin. Një herë në ditë secili çohej dhe hante një copë bukë, gëlltiste një gllënkë ujë dhe kthehej përsëri për të fjetur. Ata e kryenin këtë punë për gjashtë muaj të tërë derisa të vinin shenjat e para të pranverës. Këtë gjumë dimëror ata e quanin "Lotska".Njerëzit mësojnë në gjumë

Dihet që gjumi është i nevojshëm për të mbijetuar. Mendohej se ai ishte vetëm një periudhë pushimi por kohët e fundit dijetarët kanë parë një lidhje midis kujtesës dhe gjumit.

Freud (Frojdi) që në 1897-tën shkruante se nuk mendonte që ëndrrat ishin të pakuptimta por ishin një mënyrë për të lëvruar përvojat e fituara.
Në eksperimentet e fundit të bëra me njerëz është vërejtur se ato pjesë të trurit që kanë qenë në veprim gjatë ditës janë në veprim edhe gjatë natës.
Edhe kur trupi pushon pjesa qëndrore e trurit vazhdon të punojë pa ndërprerje ndonëse edhe pjesa ballore e trurit, ajo që ka të bëjë me vetëdijen, shkëputet.

Gjithashtu pas një gjumi të rregullt, të nesërmen njerëzit ishin më të përgatitur për të kryer zanatin e ri që kishin nisur të bënin një ditë më parë.
ثshtë vërejtur edhe se ata që nuk flënë sa duhet e kanë të vështirë të mësojnë gjëra të reja.

Tërë këto vrojtime tregojnë se diçka ndodh me trurin kur flemë.
Kështu është arritur në përfundimin se ndonëse ne nuk e kuptojmë, truri ynë gjatë natës vazhdon të punojë për sqarimin e çështjeve që na dalin gjatë ditës. Pra gjumi është i rëndësishëm për të mësuar gjëra të reja. Kjo vlen jo vetëm për njerëzit por edhe për kafshët, zogjtë e insektet.

Gjatë një nate fjetjeje të zakonshme kryhen 4 deri 5 qarqe gjumi secila me nga 5 gjendje të ndryshme. Në gjendjen e parë të një qarku gjumi është kaq i lehtë sa një individ që zgjohet gjatë kësaj gjendje thotë se nuk është e vërtetë që ka qenë duke fjetur. Në gjendjen që vjen pas kësaj flihet pak më thellë, dhe quhet gjum themeltar. Në gjendjen e tretë dhe të katërt flihet thellë dhe gjatë këtyre gjendjeve trupi trupi merr vehten.

Pas tyre vjen i ashtuquajturi gjum me ëndrra që ka si tipar dallues lëvizjen e shpejtë të syve (rapid eye movements - REM).Muskujt e trupit lëshohen krejt. Dijetarët mendojnë se kjo është një masë sigurie që të mos ecim në gjumë apo të përjetojmë ëndrrat me veprime. Përveç kësaj, truri e lëshon kontrollin mbi temperaturën e trupit. Gjaku ynë ftohet dhe i përshtatet temperaturës së mjedisit.

Gjumi REM zgjat vetëm disa minuta gjatë qarkut të parë të gjumit. Pas tij nis qarku i dytë ku shkohet përsëri përgjatë të 5 gjendjeve të përmendura më sipër. Në qarqet që pasojnë REM është pak më i gjatë.

ثshtë pikërisht gjendja REM ajo në të cilën ne mësojmë pasi rritet shumë e ashtuquajtura kujtesë implicite (e ndërlikuar). ثshtë ajo lloj kujtese gjatë së cilës njeriu nuk mendon në mënyrë aktive, por që në mënyrë automatike gjendet aty dhe na mëson më tepër duke na shtuar aftësitë si fizike ashtu edhe mendore.

Kështu pra gjendja REM që arrihet vetëm kur flihet gjum i thellë, është shumë i rëndësishëm, sidomos për ata studentë që duan të përmirësojnë kujtesën e tyre.

Gjatë gjumit të thellë bëhet shartimi i fragmenteve të kujtesës së ditës dhe mendohet se ajo pjesë e trurit që quhet Hippocampus vendos se çfarë duhet ruajtur në kujtesë.

Mendohet se kujtesa e një çasti ruhet e ndarë në pjesë në disa vende të trurit. Një vend ruan ngjyrën, një tjetër formën, dhe një tjetër figurën.

Në vendin ku është ruajtur ngjyra e një sendi, ruhen edhe ato fragmente të kujtesës që kanë të njëjtën ngjyrë dhe është më e lehtë ti sjellësh ndërmend kur kujton ngjyrën në fjalë.
 
Cfare eshte gerhitja?!

Te gerhiturit eshte nje problem i rastisur shpesh. Te gjithe nga ju njihni te pakten nje njeri nga familja apo nga rrethi familjar qe gerhet. cfare eshte gerhitja dhe si mund te kurohet?

Te gerhiturit eshte nje problem i rastisur shpesh. Te gjithe ju njihni te pakten nje njeri nga familja apo nga rrethi familjare qe gerhet. Cfare eshte gerhitja dhe si mund te kurohet?

Pergjigjen e kesaj pyetjeje mund ta gjeni ne lajmin e publikuar ne adresen foxnews.com
thumbnail.php

Disa mund te bejne shaka me ju, te tallen per shkak te gerhitjes, por kjo mund te jete nje shenje e nje semundjeje serioze e njohur si OSA, gjume obstruktif apnes. Kjo semundje eshte pare dhe analizuar nga specialistet e gjumit dhe nga kjo duhet te mesohet sesi te ndalet gerhitja.

Per ato te cilet nuk gerhasin per shkak te kesaj semundjeje problemi nuk paraqitet aq serioz dhe per te ndaluar gerhitjen mund te merrni disa masa paraprake:

Cfare eshte gerhitja? Gerhitja eshte zeri qe del gjate frymemarrjes se personit kur ai eshte ne gjume. Ky ze dridh qiellzen e lart dhe gjuhen e vogel. Kuptimi i fjales Apnes eshte ndalimi frymemarrjes. Fatkeqesisht gerhitja shihet me shume tek burrat se tek grate.

Kurimi i gerhitjes: pika me e rendesishme ne kurimin e OSA eshte zgjidhja e disa problemeve te lidhura me kurimin. Nese doni te hiqni gerhitjen shikoni me kujdes keshillat e meposhtme:

Faktoret jetik: Gjate kurimit te OSA duhet te hiqen disa faktore. Heqja e tyre mund ta zgjidhe problemin. Kilet e teperta sjellin nje menyre pasive te jetuari dhe hap rrugen e problemeve te tiroideve. Por nese jeni ne peshe ideale atehere ky proces eshte krejt i kundert.

Konsumimi i cigares: Te gjithe i njohim efektet negative te cigares ne trupin tone. Cigarja ndikon shume edhe ne gerhitje. Tymi i duhanit shkakton fryrjen e cipes se hundes dhe indeve te fytit dhe bllokimin e eneve te vogla te mushkerive.

Rregulli i gjumit: gjumi i shendetshem ndahet ne dy etapa. Ne etapen e pare eshte pjesa kur bime te fleme dhe na vjen gjumi , kjo etape mund te perseritet disa here gjate nates. Ndersa gjumi REM eshte gjumi ku shihen shpesh endrrat. Nese nje person nuk ben gjume te rregullt gjate kohes se gjumit mund te shfaqen probleme serioze ne frymemarrje. Prandaj ne kete rast duhet te rregulloni gjumin dhe te fleni te pakten 7,5 ore.

Problemet mjekesore: Nese tek personi ka ndonje element qe shkakton bllokimin e hundes, gojes apo te mushkerive atehere mund te ndikoje ne zhvillimin e Apnesit te gjumit. Brenda problemeve te hundes hyjne te gjitha llojet e alergjive dhe tharja e cila shkaktohet ne fyt nga soba me dru. Ne mes te faktoreve qe bllokojne fytin jane bajamet e medha, niveli i larte i indeve yndyrore dhe rritja e disa indeve te perziera pas fytit. Ne kete rast operacioni mund te ndihmoje ne heqjen e pjeseve te padeshiruara dhe te teperta.

Stili i jeteses para operacionit: Nese gerhisni shume dhe familja e te afermit tuaj ankohen, duhet te analizoni me shume kujdes listen e stilit te jeteses. Lerini disa zakone te keqija dhe beni me shume ushtrime. Nese vazhdoni te gerhisni edhe pasi keni bere ndryshimet, atehere duhet te shkoni tek specialisti i rrugeve respiratore.
•infoalb•
 
Gerhitja, rrezik per zemren

Dikush qe gerhet nuk eshte problem vetem per personin me te cilin ndan shtratin, por rrezikohet seriozisht nga semundjet e zemres.

Sipas eksperteve gerhitja eshte bombe me sahat persa i perket rrezikut kardiovaskular.
snore-bezid.jpg

Kush gerhet cdo nate ka rrezik edhe per iktus kater here me shume se nje person normal.
•tch•
 
Titulli: Gërhitja e dëmshme për shëndetin

Gërhisni natën? Kujdes nga infarkti!

Gërhitja nuk përbën vetëm një problem për ata me të cilët ndan shtratin apo dhomën, ajo është një kërcënim i vërtetë për shëndetin: sipas studimeve, patologjitë që rrjedhin prej saj janë një bombë e vërtetë për shëndetin që rrisin frikshëm rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare

Gërhitja nuk përbën vetëm një problem për ata me të cilët ndan shtratin apo dhomën, ajo është një kërcënim i vërtetë për shëndetin: kështu, sipas një studimi italian, patologjitë që rrjedhin prej saj janë një bombë e vërtetë për shëndetin, duke rritur me përmasa të frikshme rrezikun kardiovaskular.
Rreziku

Personat që gjatë natës vuajnë nga apena e gjumit, ndalimi i të marrit frymë në mënyrë të përkohshme për disa sekonda për shkak të mbylljes së kalimit të ajrit në faring, ka një rrezik për t’u prekur nga iktusi rreth 4 herë më të lartë se normalja; probabiliteti për të vuajtur nga tensioni i lartë i gjakut është rreth 2 herë e gjysmë më i lartë, ndërsa ajo për t’u sëmurur nga diabeti dyfishohet. Por sipas mjekëve, edhe pse rreziqet që fshihen pas kësaj patologjie janë të mëdha, vetëm një numër shumë i vogël njerëzish diagnostikohen dhe marrin kurat e nevojshme. “Apentë e gjumit janë të përhapura sidomos te personat e shëndoshë dhe kjo sëmundje ecën përkrah obezitetit. Këta pacientë janë më të prirur për të vuajtur nga tensioni i lartë i gjakut, diabeti, deficite neurokonjektive. Po ashtu, ata janë shumë më të predispozuar për t’u prekur nga sëmundjet kardiovaskulare, si angina, iktusi dhe infarkti”, thonë autorët e studimit. Studimet kanë treguar se 70-80 për qind e pacientëve që gërhasin janë në mbipeshë ose obezë dhe dhjami i tepërt në trup ndikon negativisht: kur janë shtrirë ndikon në rrugët e frymëmarrjes duke bërë kështu që të shëndoshët të jenë më të prirur ndaj apneve. Nga ana tjetër, kilet e shumta dihet që janë rrezik për hipertensionin, sindromin metabolik, sëmundjet kardiovaskulare. Pastaj edhe apnetë luajnë një rol të madh, pasi sforcimi për të marrë frymë rrit presionin në qarkullimin e gjakut në mushkri dhe zemër, ku kjo e fundit lodhet shumë për të bërë punën e saj si pasojë edhe e mungesës së oksigjenit në qarkullim. Në fund të çdo apeneje ndodh një takikardi e shkurtër që bën që gjaku që shkon në zemër të jetë i varfër me oksigjen duke e lodhur shumë sistemin kardiovaskular. Gjithë kësaj i shtohet një rritje e viskozitetit të gjakut duke e bërë këtë panoramë vërtet për të pasur frikë. Sipas vlerësimeve, rreth 45 për qind e të rriturve gërhasin natën në gjumë. Meshkujt të cilët gërhasin gjatë fjetjes, kanë jetëgjatësi më të shkurtër në krahasim me ata që flenë të qetë. Shkencëtarët pranë universitetit “John Hopkinn” në Baltimore, pohojnë se meshkujt me moshë mesatare, të cilët gërhasin në gjumë, janë dyfish më të rrezikuar që të vdesin papritmas dhe në moshë më të re.
Pilula magjike

I krijuar në fillim si një ilaç për t’u dobësuar, është provuar se e ka reduktuar këtë shqetësim me 70 për qind, duke premtuar rezultate edhe në frontin e apnesë së gjumit. Pilula për të ndaluar gërhitjen është një ëndërr për të gjithë ata që vuajnë nga ky problem. Ilaçi është nxjerrë nga një kompani kaliforniane që e ka testuar te 45 pacientë. Sipas të dhënave të para, bari duket se funksionon më së miri. Ai ka arritur ta reduktojë këtë shqetësim me 70 për qind. Emri i tij është “Qnexa” dhe lindi fillimisht si një pilulë për t’u dobësuar. Tani pritet që të testohet te një numër më i madh pacientësh. I eksperimentuar te burrat dhe gratë nga 30 deri në 65 vjeç pilula ka reduktuar në mënyrë drastike ndërprerjet e gjumit për shkak të apeleve, duke kaluar te një mesatare nga 46 në 14 brenda një ore. Por jo vetëm kaq. Një tjetër lajm i mirë është se kampioni i analizuar ka regjistruar një rënie në peshë me 10 për qind dhe po ashtu një rënie të tensionit të gjakut. “Vivus inc”, kompania që ka prodhuar molekulën, shpreson ta hedhë në treg si ilaç kundër apnesë së gjumit. Jim Horne, një specialist në mjekësinë e gjumit në Universitetin e Loughborough, në faqet e britanikes “Daily Mail” saktëson se “rreth 50 për qind e personave obezë vuan nga apnea e gjumit në një formë ose në një tjetër. Kur shtrihen, muskujt e tyre qetësohen dhe dhjami përreth qafës pengon punën e rrugëve të frymëmarrjes. Ka mundësi që ky ilaç duke i ndihmuar të bien në peshë i ndihmon edhe në marrjen frymë më lehtë gjatë gjumit, duke eliminuar kështu gërhitjen, një problem madhor për të gjithë ata që flenë me ta”. Por përveç kësaj, ka edhe mënyra të tjera për ta kuruar: aplikimi i një presioni pozitiv të vazhdueshëm mbi rrugët e frymëmarrjes. Me pak fjalë, dhënia e oksigjenit me presion me anë të një maske që personat duhet të mbajnë gjatë kohës që flenë. “Kjo lloj metode korrigjon pamjaftueshmërinë respiratore dhe redukton rrezikun kardi dhe cerebrovaskular. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për shembull, është llogaritur se do të mjaftonte për t’i trajtuar kështu pacientët për të shpëtuar 980 jetë çdo vit”, përfundojnë mjekët.
Rrezik edhe partneri

Por nga gërhitja ai që rrezikon është edhe partneri me të cilin ndani shtratin. Kështu, një grup shkencëtarësh londinezë të

“University College” dhe “Imperial College” se përveç rrezikut të humbjes së orëve të gjumit për shkak të zgjimit të herëpashershëm, partneri mund të vuajë edhe nga patologjitë kardiovaskulare, neurologjike, madje edhe ato të veshkave. Sipas kërkimeve, rreziku nuk prek vetëm ata që nuk arrijnë të flenë nga zhurma, por edhe ata që janë mësuar të flenë përnatë me këtë “muzikë” në sfond. Studimi anglez ka treguar se kush fle me një person që gërhet natën mund të pësojë një rritje të tensionit të gjakut me pasoja të rënda mbi shëndetin e zemrës, veshkave dhe trurit.
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top