"Gërdeci", ish-shefi i Shtabit të Ushtrisë, Luan Hoxha përfiton azil politik në SHBA

Love

βeℓℓe â๓e
Ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, Luan Hoxha i akuzuar lidhur me ngjarjet e Gërdecit, përfiton azil politik në SHBA.

Ish-gjenerali Hoxha i cili u dënua me 5 vjet burg u largua nga Shqipëria para se gjykata të japë vendimin për tragjedinë e Gërdecit. Ish-zyrtari i lartë i Forcave të Armatosura, ka lënë Shqipërinë në datën 1 janar 2012, “së bashku me familjen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.

Largimi 2 vite më parë i ish-shefit të Shtabit të Përgjtihshëm të Ushtrisë shqiptare u komentua gjatë në shtyp, por prokuroria dhe gjykata u shprehën se nuk kishin vendosur ndonjë masë ndalimi për daljen nga Shqipëria të ish-shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë.

Gjatë gjithë seancave gjyqësore, i përfaqësuar nga avokati i tij, Luan Hoxha u deklarua i pafajshëm, duke mos pranuar asnjë nga akuzat e ngritura, që e përfshinin në ngjarjen e Gërdecit.
G.Shqiptare
 
Back
Top