‘Gërdeci’, familjarët e viktimave të zhgënjyer nga Rama. Tahiri kërkon ndjesë

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
‘Gërdeci’, familjarët e viktimave të zhgënjyer nga Rama. Tahiri kërkon ndjesë

gerdeci.jpg


Nëntë vjet nga tragjedia e Gërdecit që i mori jetën 26 personave, familjarët e viktimave janë ende në proces gjyqësor në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg.

Përmes një letre drejtuar shtypit ata shprehin pakënaqësi edhe ndaj kryeministrin Edi Rama se i ka mashtruar për t’u marrë votën dhe sipas tyre nuk ka ndryshuar asgjë në qëndrimin e kësaj qeverie me atë të qeverisë së kaluar, që drejtohej nga Sali Berisha.

Ndërkohë, Ministri i Brendshëm në detyrë, Saimir Tahiri ka pranuar se 9 vite nga tragjedia e Gërdecit ende nuk është vendosur drejtësia.

Sipas Tahirit autorët e kësaj tragjedie bëjnë moral lidhur me atë çfarë është Shqipëria dhe si do të jetë. Tahiri kujtoj se kjo ditë duhet të konsiderohet si një ditë alarmante që kujton padrejtësinë e madhe që bëhet dyerve të gjykatave shqiptare.

“Sot ende nuk ka drejtësi, madje disa nga autorët janë ende shfaqur publikisht dhe guxojnë bëjnë moral publik lidhur me ç’është Shqipëria sot dhe ç’duhet të bëhet nesër. Unë kam mbajtur detyrën e Ministrit të Punëve të Brendshme dhe edhe në këtë cilësi më duhet të kërkojë një ndjesë personale edhe në emër të detyrës që kam mbajtur për gjithçka nuk kemi bërë dot në raport me ata që shkaktuan tragjedinë e Gërdecit e që sot janë të lirë, – tha ai. – Por ky është një angazhim dhe vetëdija jonë e madhe, e imja, e kolegëve të mi, e qeverisë, e Kryeministrit për të bërë drejtësinë që duhet ndaj të gjithë atyre në sistemin e drejtësisë që kanë lënë të lirë sot, për 9 vite me radhë ata që shkaktuan 26 viktima”.

Pjesë nga letra e familjarëve të viktimave të Gerdecit

“Gjyqet e dëmshpërblimeve vazhdojnë të ecin përmes pengesave që krijon qeveria e një njeriu që na premtoi se pas 23 qershorit 2013 gjërat do ishin ndryshe. ثshtë po e njëjta qeveri që u pranoi të ekzekutojë vendimet gjyqësore për familjet e viktimave të 21 janarit dhe, pas presioneve, edhe banorëve të Zharrzës, lajme këto që natyrisht gëzojnë të gjithë shqiptarët.

Por, në rastin e Gërdecit refuzon të pranojë të njëjtën zgjidhje, duke harruar fjalët e bukura që donte t’i këmbente me votën tonë, si dhe duke harruar që 26 jetët e njerëzve tanë u shuan nga krimi shtetëror. E dimë që Kryeministri Rama do të përsërisë të njëjtin refren për kalvarin e gjyqeve tona, se fajin e paskan gjykatat dhe se po i shkon goja mbrapa duke thënë pse duhet vetingu.

Por për gjyqet e dëmshpërblimeve nuk na i ka fajin gjykata. Ashtu siç kjo qeveri dëshiron të bëjë vetingun për gjyqtarët, ashtu edhe ne jemi duke bërë vetingun tonë prej kohësh”.
gazeta-shqip.
 
Back
Top