'Gërdeci', dëshmon bashkëshorti: Gruaja në flakë, digjej e gjallë

elbruna

Anëtar i Respektuar
TIRANث- Bashkëshorti dhe djali i Nafie Laçit, një gruaje të vdekur nga shpërthimi i vitit të kaluar në Gërdec kanë treguar ngjarjen rrënqethëse para trupit gjykues. I pari që dëshmoi për llogari të akuzës, ishte Mustafa Laçi, bashkëshortja e të cilit ndërroi jetë në Brindizi të Italisë si pasojë e plagëve të marra ditën e 15 marsit 2008 në Gërdec. Sipas dëshmisë së Laçit, ai, bashkëshortja e tij dhe i biri në atë kohë vetëm 14 vjeç, kanë punuar për një kohë të gjatë për kompaninë "Albademil" në punishten e demontimit të municioneve në Gërdec, deri ditën e shpërthimit. Po dje dëshmoi djali i tij, V.Laçi 17 vjeç, i cili nuk arriti të mbajë lotët kur përmendi se aty i ishte vrarë e ëma. Të tre pjesëtarët e familjes Laçi mësohet se ishin punësuar në fabrikë nëpërmjet vëllait të Nafies, Shefki Seferit, i cili kishte njohje me Dritan Minxhollin. Seferi gjithashtu dje ishte dëshmitar në seancë për të dhënë deklarimet e tij, duke qenë se edhe ai vetë kishte punnuar në fabrikë. Gjithashtu, ky i fundit i pranishëm në sallën e gjyqit, pas çdo deklarimi të dëshmitarit e pyeste, dhe hiqte përgjegjësinë nga vetja. Minxholli përsëriti deklaratën e një javë më parë, se në Gërdec, nuk kishte parë përfaqësues të shtetit t'i udhëzonin rregullat e sigurimit teknik në punë.


Dëshmia e Mustafa Laçit
"Jam nga Dibra dhe prej vitit 2000 jetoj në Kavajë. Në vitin 2007 kunati im Shefki Seferi më gjeti punë në fabrikën e Gërdecit mua, djalit dhe bashkëshortes ku paguheshim për çdo muaj me rreth 140 mijë lekë të reja për punën që bënim. Nuk kishim asnjë kontratë me drejtuesit e kompanisë dhe punonim pa sigurime. Vetëm tri ditët e para na instruktuan se si të punonim dhe kaq. Aty nuk kishte fare kushtet sigurie. Punonim nga 8 deri në 9 orë në ditë bashkë me çunin dhe gruan. Në fabrikë kishte edhe gra e fëmijë të tjerë të cilët janë punësuar nga Dritan Minxholli. Gjatë punës time, kam parë që vinin njerëz të ndryshëm, por, të vetmin që njihja ka qenë Mihal Delijorgji. Ditën e ngjarjes, isha duke punuar me gruan dhe çunin në grupin tonë, duke ndarë predhat, nga gëzhoja, baruti e djegorja. Këto i nxirrnim nga arkat e drurit që i hapnim me levë. Rreth orës 11:50 morëm urdhër t'i dërgonim thasët e mbushur me barut në magazinë brenda. Ata i transportonim me karroca hekuri që prisheshin shpesh. Kur po bartnim barutin që ishte sheshit, rreth 10 metra larg nesh nisi zjarri. Djali iku me vrap, unë e mora gruan dhe u nisëm të dilnim. Në atë moment shpërtheu një zjarr që më dogji pas shpine dhe forca më hodhi tutje. U ngrita dhe nisa të vrapoj por pashë gruan që digjej. Kishte marrë flakë dhe po ikte me vrap. Pas pak u rrëzua, iu afrova ia hoqa rrobat dhe e mora në krahë duke ikur. Ajo ishte djegur dhe unë nuk e njihja. Pas 200 metrash, ndodhi shpërthimi i madh dhe na hodhi 30 metra në ajër. U strehova te kontanierët që ishin aty afër. Aty e kam veshur gruan me rrobat e mia dhe pas dy ore kanë ardhur forcat e RENEA-së që na nxorën që aty. Gruaja u shtrua në spital dhe më pas e dërguan në Itali ku edhe vdiq. Unë u mjekova 30 ditë në Spitalin Ushtarak dhe jam bërë gjysmë njeriu".


Dritan Minxholli

"Ngushëllimet e mia për të gjitha familjet që kanë humbur njerëzit e tyre në Gërdec, ku unë isha drejtori teknik dhe të gjitha përgjegjësitë që më takojnë unë i mbaj. Sa i përket kushteve të sigurisë, aty nuk më ka ardhur asnjëherë ndonjë përfaqësues i institucioneve shtetërore për të diktuar apo thënë se çfarë rregullore duhet të zbatoja në atë fabrikë. Jemi munduar me të gjitha kushtet dhe dijenitë që kishim për të krijuar kushtet të sigurisë në punë, por, ajo që ndodhi nuk ishte parashikuar asnjëherë",-u shpreh ndër të tjera Minxholli në fjalën e tij.


*********


Dëshmon drejtori i 'Gërdecit': Fabrika s'kishte kontrolle sigurie

TIRANث - Gjyqi për 'Gërdecin' sot ka pasur zhvillime mjaft të rëndësishme, ku ka dëshmuar drejtori i fabrikës së demontimit të armëve, Dritan Minxolli si dhe Zamira Durda, banore e këtij fshati që humbi djalin, babanë dhe kunatën në këtë tragjedi.

Drejtori i fabrikës së Gërdecit ka deklaruar para trupit gjykues: Predhat në Gerdec kishin nisur të demontoheshin që në janar të 2008-s. Aty kishte të punësuar njerëz të grupmoshave të ndryshme, edhe fëmijë.

Ai ka pohuar se asnjeherë fabrika nuk është inspektuar nga ekspertët e ushtrisë për respektimin e rregullave të sigurisë në fabrike. "Përveç MEICOS, asnjë institucion tjeter nuk është interesuar për atë çfarë ndodhte në Gërdec", tha ai.

Minxolli është një ndër 29 të akuzuarit e kësaj tragjedie. Seanca po vazhdon me dëshmi te tjera.


************


Ne 9 nentor kreu i grupit hetimor për dosjen 'Gërdeci', prokurori Sokol Stojani priti familjarët e viktimave të Gërdecit pas presionit që ata bënë në dyert e Prokurorisë së Përgjithshme, me lule e copa predhash. Ata kërkuan përgjigje për akt-padinë ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu.
Prokurori Stojani tha se "kanë nisur veprimet për kallëzimin penal, por na duhet kohë për të bërë më të mirën", sipas tij.

Deklarata e tij ka qenë me pak të dhëna, duke mos bërë të ditur nëse do të rihapet çështja e Mediut, ku si fillim Prokurorisë i duhet të rikërkojë në Kuvend imunitetin pasi Mediu është bërë sërish deputet dhe sërish ministër. Familjarët, nje grup grash, me te zeza, pritën me orë të tëra në dyert e prokurorisë duke kerkuar takim me Ina Ramen, dhe vetëm pas publikimit në media, është bërë e mundur që të paktën të priten nga Stojani.
Shekulli
 
Titulli: 'Gërdeci', dëshmon bashkëshorti: Gruaja në flakë, digjej e gjallë

Gjynah per ata qe kan ndrru jet.

Amo te dalesh tash te thuash skem pas sigurime skem pas kontrata na kan msu veq 3 dit e blla blla gjona tjera pom doket diqysh palidhje sepse askush me zor nuk i ka dergu aty qe te punojn per kto gjona kan mujt mu anku shum ma heret qe ndoshta as nuk kish ndodh nje gje e till , pra kta mas pakti kan te drejt tash me dal me thon qe skem pas sigurime kontrata skem dit kur ne at koh para se me ndodh lekt kan dit me i marr pse i kan marr fmit e tyre 14 vjet apo me te vogel mos i ka detyru naj kush JO ? at'her me deshir kan punu kan mujt edhe mos me punu , ata qe duhet mu anku edhe mi akuzu per at gje qe ka ndodh jan banort ne at fshat ata te cillet nuk kan punu por edhe ata e kan nje faj ktu sepse kur ata e kan pa nje gje te till qe po ndodh aty eshte desht te lajmrohet shteti.
 
Back
Top