! - !
Once upon a time...
Nga DACIA MARAINI
Lajme të rremë, propagandë, interesa të kundërta, gënjeshtra, pallavra, e të tjera. A mund të provojmë të zgjidhim ndonjë lëmsh, duke u nisur nga faktet? E dijmë të gjithë se faktet ndërpretohen. Por ka fakte të pakundërshtueshme që mund të ndërpretohen , por jo të mohohen.
Vulgata 2) Mizoritë janë kryer gjithmonë, shihni gazin e italianëve n’Afrikë, shihni amerikanët në Vietnam, Shihni Millosheviçin në Sërbi etj. Mirë, por nuk është një arsye e mirë për të pranuar të tjera. Un jam një nga ato që kanë protestuar, edhe duke përballuar ndërhyrjet e policisë, për të protestuar për luftën në Vietnam, dhe kujtoj sheshe të tëra të rinjsh që e bënin me mua. Kujtoj artikuj të flaktë, programe televizive dhe filma guximtarë. Rregulli është: sa herë që një Vënd në luftë del nga rregullat (me vështirësi të vendosura në selitë ndërkombëtare) paditet, qortohet, kritikohet, vihet në qoshe. Kjo është detyra e qytetarëve të qytetëruar.
Vulgata 3) Rusia e shkretë është sulmuar, rrethuar, provokuar e nuk ka mundur të kundërveprojë. Më vjen keq për popullin e shkretë rus që i ka dhënë aq shumë botës e nga kultura e të cilit jemi ushqyer të gjithë: do të vajtoja për ata qytetarë që janë nën një regjim të një tirani që i u ka hequr çdo liri (të kujtojmë gazetat e mbyllura, gazetarët e vrarë, kërcënimet për burg kujtdo që shkruan vetëm fjalën luftë). Nuk janë rusët që kanë mësyer Ukrainën, është një regjim i korruptuar dhe tiranik që, përveç shtypjes së lirisë për qytetarët e tij, po kërkon të nënështrojë edhe popujt fqinjë që kanë vendosur të jenë të pavarur dhe autonomë.
Vulgata 4) Ukraina ka qënë gjithmonë ruse, bën pjesë në territorin e lashtë sovjetik. Mirë, edhe se mbas revolucionit sovjetik Ukraina është bërë pjesë e një rrjeti të ndikimit sovjetik, simbas vullnetit të Leninit, duhej t’ishte pjesë e një federate republikash të pavarura e me të njëjtat të drejta. Por mbrapa erdhi Stalini që filloi të shtrihet në dëm të republikave të tjera, duke kërkuar të trupëzojë vetvetësitë e popujve të ndryshëm në një proçes rusifikimi që ka qënë mizor. Në idenë e tij mizore të sovjetizimit të Vëndeve të varur. Stalini ka shkaktuar një uri të stërnjohur, që ka vrarë, në vitet 1932 e 33, më shumë se 3 milion njerëz në Ukrainë. Mbas shëmbjes së Bashkimit Sovjetik, Ukraina fitoi pavarësinë duke zgjedhur demokracinë. Kam dëgjuar me veshët e mij një gazetar rus që thonte se Kievi, Odesa, Leopoli, Mariupoli i përkasin Rusisë prej shekujsh. Do t’ishte sikur Austria nesër të kishte të drejtën të mësyente Lombardinë dhe Veneton, sepse për shekuj ata territore i përkisnin perandorisë austro-hungareze.
Vulgata 5) Rusia po kryen një punë denazifikimi në Vëndin e pushtuar. Përgjigja: sigurisht, n’Ukrainë ka grupe filonaziste, por siç ka në vetë Rusinë e në gjithë Evropën. N’Ukrainë këta të përmalluar përbëjnë vetëm 2% të popullsisë dhe është thellësisht e padrejtë të quhen nazistë, pra racistë e shpërdorues të detyrës shumë njerëz që rrijnë të terrorizuar nëpër qilarët pa ujë dhe as dritë për të mos u kapur e të mos u vrarë. Kush është më nazist në këtë rast? Të quhen raciste ato mijra nëna që me fëmijët në krahë grumbullohen në kufijtë e mbi të cilat është shtënë paturpësisht, jo vetëm nuk është e vërtetë por është thellësisht e ulët. Ku, si , kur njihet nazizmi i tyre? Gjithshka na vërteton që janë qytetarë paqësorë që jetonin jetën e tyre dhe janë përzënë mizorisht nga shtëpitë e tyre dhe nga toka e tyre. T’i dëgjojmë, të flasim me to por të mos i fshijmë me një etiketë.
Vulgata 6) Bombën e rënë mbi stacionin e Kramatorskut plot qytetarë të zakonshmëm që përpiqeshin të iknin nga qytete të shkatërruara e të djegura, e kanë hedhur ukrainasit për të fajësuar ushtrinë ruse. Kjo të bën të qeshësh po të mos ishte vaji për të gjithë ata qytetarë të vrarë barbarisht ndërsa vraponin me dengjet e tyre mbasi kishin humbur shtëpitë. Sikur t’isha një komik do të kisha bërë të qeshte gjithë bota me karikaturat e këtyre teorive: pra, ukrainasit nazistë, me në krye një hebre nazist, që kanë mësyer vetëveten, i kanë hedhur bombat vetëvetes, kanë djegur shtëpitë, kanë torturuar, vjedhur, përzënë qytetarët e tyre, shpikur si në teatër skenat e vdekjeve e të grabitjeve për t’u a hedhur fajin rusëve. Por a është e vërtetë se populli rus i beson këtyre dokrrave? Kam marrë vesh nga shumë bij të emigrantëve që janë përpjekur të bindnin prindërit dhe nuk kanë mundur. “Je një kukull e amerikanëve”, ka qënë përgjigjae këtyre etërve të mbetur n’atdhe. Kam lexuar për një infermiere që në Kiev kuronte një ushtar rus të zënë rob, që vazhdonte të thoshte: “Duhet t’u vrasim të gjithë, sepse jeni nazistë dhe nazizmi është armiku i ynë”. E kështu kuptojmë se sa e fuqishme mund të bëhet një propagandë kur një Vëndi i mungon çdo lloj dialektike njoftimesh, kur ka vetëm një zë që gjëmon brënda shtëpive nëpërmjet një televizioni të nënështruar, një radioje të skllavëruar. Një Vënd në të cilin gazetarët helmohen, dhe ku ai që proteston, qoftë edhe vetëm për të kërkuar paqën, hidhet në burg me kërcënimin e pesë viteve burgimi, a mund të quhet një Vënd që tregon të vërtetën?
Vulgata 7) Më së fundi propozimi i madh: por përse në vënd që të luftoni nuk krijoni raste përqasjeje? Përse nuk kërkoni bisedën duke përdorur diplomacinë në vënd të armëve? E drejtë jemi të gjithë të një mëndjeje. Janë bërë e po bëhen qindra përpjekjesh për një marrëveshje. Por, nëse për Putinine e vetmja marrëveshje e mundëshme qëndron në dorëzimin e plotë e në mungesën e çdo lirie, si mund t’arrihet në një marrëveshje? Jemi përballë një autokrati që do të donte të krijonte për rreth Vëndit të tij të tjerë Vënde totalitare, do të donte të mbyllte sovranitetin e Vëndeve sovrane, duke vënë në qeveritë e tyre kukulla, të fshinte çdo dëshirë për lirinë e mendimit e të fjalës.
Vulgata 8) Ushtarët të përkeqësuar nga kundërveprimet e ashpra të banorëve, jepen për t’u hakmarrur mbas përdhunimeve, vrasin me gjakftohtësi cilindo që kalon në rrugë, kryejnë dhunë pa dallim, pa dijeninë e komandantëve të tyre. Por a me të vërtetë mund të besojmë se në një regjim skajshmërisht të ashpër e të shtrënguar në një darë spiunazhi e kontrollesh policore, disa ushtarë të dëshpëruar e të zemëruar, mund të sillen simbas qejfit në qytetet e pushtuara pa lejen e miratimin e eprorëve të tyre? Fatkeqësisht ose ndoshta për fat të mirë, gjithshka na bën të mendojmë se nuk bëhet fjalë për nisma vetiake por për urdhëra eprorë dhe provën na e jep fakti se nuk flitet për raste të veçuara, por për një strategji që përsëritet ditë për ditë edhe në qytete larg njëri tjetrit.
Vulgata 9) Të armatosen ukrainasit do të thotë të shtohet lufta. Por a jemi të sigurtë se duke u a hequr armët e duke i lënë ata pre të më të fuqishmit, lufta e pushtimit do të mbaronte? A ju duket e drejtë që një popull prej 40 milion banorësh duhet të heqë dorë nga liria e tij dhe nga identiteti i tij nga frika, duke pranuar të gjitha mëtimet e një Vëndi sulmues? Nëse Italia nuk do të kishte luftuar betejën e saj për lirinë nën regjimin fashist me një Qëndresë që i ka dhënë dinjitet popullit të saj dhe mbi gjithshka i ka lejuar të dëshmohet e denjë për sado pak besueshmëri mbas luftës, që ndërmjet të tjerash ka prodhuar një klasë politike nga më të ndritëshmet e guximtaret e gjithë historisë kombëtare, nga e cila lindi edhe ajo gjë e jashtzakonëshme që është Kushtetuta e jonë, a do të kishim qënë më mirë si Vënd?
Vulgata 10) duhet të kemi kujdes sepse Putini do t’i mbyllë rubinetat e gazit dhe ne do të na duhet të bëjmë sakrifica të tmerrshme. Përgjigja: Rusia e Putinit bën afera të arta duke shitur gazin. Nëse do të mbyllë rubinetat nuk do të ketë më t’ardhura. Në fakt nuk i ka mbyllur, pavarësisht nga kërcënimet, sepse ato dollarë janë qenësorë për ekonominë e tij të luftës. Pra jemi ne që duhet të mbyllim rubinetat, të gjejmë shpejt energji alternative. Energji që janë, mjaft që të investohet për një ndërtim të shpejtë të shtyllave të erës, panele diellore, centrale hidroelektrike, që janë të bllokuara për arsye të turbullta burokratike.
Ngulmohet së thëni se dhënia e armëve Ukrainës do të thotë shpërthim i luftës bërthamore. Un nuk jam një eksperte, por logjika më thotë se mund të ndihmohet shumë mirë me armë të zakonshme një popull guximtar që po mbron Vëndin e tij dhe dinjitetin e tij ( që nga një herë, mund t’a them un që kam qënë në një kamp përqëndrimi për t’i mbajtur besën dinjitetit të një zgjedhjeje, përputhen), duke kërkuar zhdukjen e çfarëdo projekti për zhvillimin e armëve bërthamore. Por çarmatimi është veprim afatgjatë. Ndërkaq të përqëndrohemi në të tashmen, duke ndihmuar atë që po zotohet jo vetëm për të mbrojtur lirinë e tij por edhe t’ardhmen tonë evropiane në një botë që priret, për zhgënjim apo për thjeshtësi , drejt formave të reja të autoritarizmit.
“Corriere della Sera”, 11 prill 2022
Përktheu Eugjen Merlika /Mapo.al
Lajme të rremë, propagandë, interesa të kundërta, gënjeshtra, pallavra, e të tjera. A mund të provojmë të zgjidhim ndonjë lëmsh, duke u nisur nga faktet? E dijmë të gjithë se faktet ndërpretohen. Por ka fakte të pakundërshtueshme që mund të ndërpretohen , por jo të mohohen.
Vulgata 1) Lufta është luftë dhe mizoritë janë pjesë e ADN së saj. Me të vërtetë? Pra Marzabotto dhe Shën Anna e Stazzemas janë pjesë e një lufte të zakonëshme. A nuk kemi arritur, mbas shekujsh tmerrësh e lejimesh të përcaktojmë rregulla që zakonisht respektohen, si ajo e mos shtënies mbi qytetarë të paarmatosur, e mos bombardimit të spitaleve, çerdheve dhe civilëve pa armë? Kur kjo ndodh, mbasi sigurisht ndodh, paditen shpërdorimet e kërkohet dënimi.Vulgata 2) Mizoritë janë kryer gjithmonë, shihni gazin e italianëve n’Afrikë, shihni amerikanët në Vietnam, Shihni Millosheviçin në Sërbi etj. Mirë, por nuk është një arsye e mirë për të pranuar të tjera. Un jam një nga ato që kanë protestuar, edhe duke përballuar ndërhyrjet e policisë, për të protestuar për luftën në Vietnam, dhe kujtoj sheshe të tëra të rinjsh që e bënin me mua. Kujtoj artikuj të flaktë, programe televizive dhe filma guximtarë. Rregulli është: sa herë që një Vënd në luftë del nga rregullat (me vështirësi të vendosura në selitë ndërkombëtare) paditet, qortohet, kritikohet, vihet në qoshe. Kjo është detyra e qytetarëve të qytetëruar.