Genghis Khan/ Kryeluftëtari mongol që mund të jetë vrasësi më i madh i të gjitha kohërave

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Genghis Khan/ Kryeluftëtari mongol që mund të jetë vrasësi më i madh i të gjitha kohërave

1599928605912.png

Genghis Khan besohet se është përgjegjës për disa dhjetra milionë vdekje gjatë udhëheqjes së tij brutale me ushtrinë e Mongolëve, si dhe për krijimin e perandorisë më të madhe në botë.





Pushtuesi mizor dhe luftëtarët e tij në kuaj shkatërruan qytete të panumërta nga viti 1206 deri në 1227. Pas kapjes së një zone ai nuk kursente asnjë jetë burri gruaje apo fëmije.

Armiqve u pritej koka ose mbyteshin në enë druri të mbushura me gjak. Brutaliteti i kohërave të errëta është zbuluar së fundmi në një dëshmi të arkivave ku tregoheshin pasojat e masakrave të tij.

Dr Timothy Brook, nga Universiteti i British Columbia në SHBA, thotë: “Mongolët kishin një forcë ushtarake shumë efektive, nëse kishin një objektiv asgjë nuk mund t’i dilte përpara”.

“Nëse dëshiron të pushtosh Kinën ose një tokë me pasuri të pamasa, grurë, mëndafsh, çaj, Kina ishte pasuria me e madhe që monglolët mund të merrnin”.

Gjatë rrethimit të kryeqytetit Zhongdu, Pekini i sotëm, ata përdornin trarë për të thyer dyert e qytetit, që ishin krijuar nga inxhinierë kinezë, të cilët ushtria i kishte kapur dhe skllavëruar”.

Sipas gojëdhanave, para se mongolët të thyenin dyert e qytetit, mijëra gra vrarë veten nga frika e brutalitetit që i priste në duart e tyre.

Richard Machowicz, ish-marins amerikan, thotë: “Imagjinoni dike që rri mbi murin e qytetit dhe shikon sesi një mori e frikshme mongolësh vijnë drejt teje për të të pushtuar. Gjithkush mund të mendojë, ç’dua unë këtu, më mirë të jem i vdekur”.

Khan dhe mongolët e tij hynë në qytet dhe masakruan më shumë se 100,000 njerëz para se t’i vinin zjarrin.

Suksesi i tyre në fushë-betejë i atribuohet aftësive të kalërimit. Mongolët mund të drejtonin një kalë që tre vjeç, madje edhe pa frerë.

Ata thuhet se kishin një kontroll aq të mirë të kafshëve të tyre saqë mund të hanin, të qëllonin apo dhe të flinin në kurrizin e kalit.

Machowivz thotë: “Ishte si një version i hershëm i sulmeve Blitzkrieg – ata hynin në një vend, bënin dëmin dhe zhdukeshin para se njerëzit të kuptonin se çfarë i kishte goditur.”

Një rrëfim për pushtimin mongol të Zhongdu i treguar në një program të 2012 përmendte fjalët e një dëshmitari: “Toka ishte e rrëshkitshme nga yndyra e të vrarëve.”

Khan vdiq në vitin 1227 por gjatë sundimit të terrorit të dy dekadave ai pushtoi më shumë tokë sesa Roma fitoi në 400 vjet.

Pretendohet se ky është kombi i parë që krijoi një sistem pasaportash për të lejuar korrierët në kalë të dërgonin mesazhet e tyre në të gjithë perandorinë.

Komunikimi ishte një nga aftësitë e tyre triumfese, me një post-komandë në çdo 30 miljë, ku kalorësit mund të çlodheshin nëse kishin nevojë.

Kalorësi tregonte medaljonin e veçantë për të treguar gradën, që ishte si njëfarë pasaporte në ditët e sotme.


kan-2.png
kan-1.png
Pushtuesi mizor dhe luftëtarët e tij në kuaj shkatërruan qytete të panumërta nga viti 1206 deri në 1227.
kan-3.png
Para se mongolët të thyenin dyert e qytetit, mijëra gra vrarë veten nga frika e brutalitetit që i priste
kan-4.png
Suksesi i tyre në fushë-betejë i atribuohet aftësive të kalërimit.
Ata thuhet se kishin një kontroll aq të mirë të kafshëve të tyre saqë mund të hanin, të qëllonin apo dhe të flinin në to kan-5.png
topchannel.
 

Attachments

  • kan-2.png
    kan-2.png
    427.4 KB · Shikime: 0
  • kan-1.png
    kan-1.png
    536.5 KB · Shikime: 0
  • kan-3.png
    kan-3.png
    1.3 MB · Shikime: 0
  • kan-4.png
    kan-4.png
    1.1 MB · Shikime: 0
  • kan-5.png
    kan-5.png
    142.2 KB · Shikime: 0
  • kan-2.png
    kan-2.png
    427.4 KB · Shikime: 0
  • kan-1.png
    kan-1.png
    536.5 KB · Shikime: 0
  • kan-3.png
    kan-3.png
    1.3 MB · Shikime: 0
  • kan-4.png
    kan-4.png
    1.1 MB · Shikime: 0
  • kan-5.png
    kan-5.png
    142.2 KB · Shikime: 0
Permasat e Perandorise Mongole dhe koha e shkurter e arritjes se tyre, i ben gjeneralet mongol (jo vetem Genghis Khan-in) nder me te aftet ne historine ushtarake te njerezimit. Mbasi Genghis Khan imponoi udheheqjen e tij mbi fiset mongole, ai sulmoi Kinen. Ky pushtim ishte jo pak mbreselenes nese konsideron faktin qe nje shtet tribal i sapoformuar pushtoi nje perandori te konsoliduar nder shekuj. Por fushata me mahnitese, ne pikepamjet ushtarake, ishte ajo ne Lindjen e Mesme.

Mongolet arriten te pushtonin nje sere mbreterish/provincash me shpejtesi marramendese. Thelbi i strategjise mongole ishte po aq i thjesht sa edhe efektiv. Ne terren te hapur ata ishin te paperballueshem fale menyres se si luftonin. Kalores te pakrahasueshem te armatosur me harqe qe kishin rreze goditese me te gjate se kundershtaret. Kjo i lejonte qe te godisnin dhe te leviznin vazhdimisht kontigjentet armike, deri sa kundershtari te dobesohej mjaftueshem per t'u perballur nga afer dhe t'i shkaterronin teresisht.

Strategjia ne fushaten ne Lindjen e Mesme ishte e thjesht: e vendosnin kundershtarin ne pasiguri sa i perket objektivit/qytetit qe do sulmonin. Rrjedhimisht, kundershtaret detyroheshin t'i ndanin forcat qe te mbronin qytete te ndryshme, cka lejonte mongolet qe te perqendronin te gjithe fuqine ne nje objektiv te vetem.

Elementi i dyte i strategjise se tyre ishte frika qe shkaktonin te kundershtari. Armiqte e tyre e mesuan shume shpejt sjelljen mongole: nese nje qytet reziston, pasojat do jene ekstreme: vrasja e gjithe popullsise! Efekti psikologjik i dhunes ekstreme ishte po aq efektiv sa harqet e tyre te fuqishme dhe aftesive si kalores te shkelqyer. Ky kombinim ishte aq efektiv sa i lejoi te mberrinin deri ne Europen Lindore. Madje, fushata u ndalua per shkak te vdekjes se Genghis Khan.

Aftesite e tyre luftarake, si edhe shpejtesia dhe vendosmeria gjate fushatave, kane merita te pamohueshme. Por dhuna qe ushtronin, perfshi ndaj popullsise civile, ishte aq ekstreme sa u'a ul prestigjin. Poashtu, kundershtaret e tyre u treguan shume te paafte per t'u pershtatur me nevojat e luftes mongole. Kinezet, per shembull, menduan se muri i tyre do mjaftonte... ndersa mongolet thjesht e anashkaluan! Pra, nje nenvleresim i pafalshem.
Kinezeve dhe arabeve u mungonte nje gjeni ushtarak per t'u perballur me kete sfide te tmerrshme. U mungonte nje mjeshter qe do duhej te dinte se si te pershtatej me nevojat taktike. U mungonte nje Skenderbe...
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 6 46.2%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 15.4%
  • Bora e parë

    Votat: 3 23.1%
  • Larg

    Votat: 2 15.4%
Back
Top