Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Gegnishtja apo standardi? Gjuhëtarët kërkojnë kongres tjetër!

44637_2.jpg

TIRANE-Gjuha e njësuar shqipe ka ndarë edhe njëherë në dysh gjuhëtarët, duke thelluar mes tyre "hendekun" veri-jug e respektivisht toskërisht-gegërisht. E perditshmja Gazeta Shqiptare shkruan sot se shkas për këtë u bë konferenca e djeshme gjuhësore "Gegnishtja sot", organizuar nga Instituti i Promovimit të vlerave në Gjuhë Shqipe me pjesëmarrjen e emrave të njohur të gjuhës. Ka dy mendime sa i takon gjuhës së njësuar, gegët që e kundërshtojnë sepse i ka përjashtuar, e toskët që e mbrojnë sepse është gjuha e tyre. Por kundërshtarët e standardit aktual kanë edhe një 'as' nën mëngë, që nga ana tjetër mund të shihet edhe si bumerang. Problemi i tyre është vështirësia që gjen sot brezi i ri për të kuptuar gegnishten dhe autorët e mëdhenj të kësaj tradite. Si do të dukej letërsia shqipe nëse "për faj të standardit" nuk kuptohet e nuk lexohet Buzuku, Mjeda, Fishta, Migjeni, Camaj, etj., etj.? Mungesa e fjalëve të këtij dialekti dhe paskajorja janë kërkesat kryesore. A na duhet një kongres i ri për të diskutuar e vendosur mbi gjuhën? Disa janë plotësisht të këtij mendimi, teksa theksojnë se ndaj gegnishtes është bërë mëkat, krim apo edhe masakër. Në konferencën e djeshme qe i pranishëm edhe këshilltari i kryeministrit për trashëgiminë, Neritan Ceka, por ai nuk foli për çështjen që diskutohej.
E perditshmja Gazeta Shqiptare publikon sot diskutimet dhe mendimet e ndyrshme qe gjuhetaret bene ne kete konference.

(d.b/BalkanWeb)
 

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back