Gazetarja ofendon rëndë Edi Ramën: Mor surrat, la gojën me zbardhues rrobash. S’je...

Debati mes Kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakes së Shkodrës Voltana Ademi, ka revoltuar edhe gazetaren shkodrane Kozeta Turishta.

Ajo ka reaguar ashpër ndaj Kryeministrit Edi Rama, duke mos ndalur akuzat ndaj tij për sjelljen që bëri me Voltana Ademin.

“Ti mor surrat kur të përmendësh Shkodrën, dhe kreun e Bashkisë Shkodër, të them të lash gojën mirë përpara, mundësisht me zbardhues rrobash. Shkodrës nuk j’a ul kollaj kryet as ti e as ndonjë tjetër. Ndoshta je mësuar me ushtarët e tu që i komandon dhe kur hanë bukë, por Voltanën nuk e drejton dot si të duash ti. Voltana është aq zonjë, sa e nderon një popull, e na bën krenarë kudo.

I marsh tan të ligat Shkodrës, që s’ka asnjë, veç ndoshta kur shkel këmba jote dhe i del ndonjë virus prej prezencës tane. E shkodra tan jetën ka me mbet Blu, sepse ne jemi popull besnik e jetojmë me ideale nuk shitemi për një thes miell, e as për asgjë tjetër në këtë botë”, shkruan gazetarja Turishta.
syri.net
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top