Gazetarja detyron Ramën të braktisë konferencën për media, ja replikat mes tyre

WxP

Staf në FV.AL
Adm
Gjatë konferencës së mbajtur pak minuta më parë, kryeministri Edi Rama është kapur sërish me mediat, duke shkëmbyer replika me gazetaren e televizionit “Fax Web”.
Gazetarja e ka pyetur Ramën se përse duhet që shqiptarët t’i besojnë atij lidhur me garancinë se audio-përgjimi për Agron Xhafën është një sajesë, ndërkohë që kreu i qeverisë dikur jepte garanci edhe për Elvis Roshin dhe Saimir Tahirin.
Ndërkohë kryeministri i është kundërpërgjigjur gazetares duke e intimiduar përmes pronarit të saj, dhe duke e akuzuar për propagandë.


A nuk ka PS njerëz, që nuk ka vëlla apo kushëri të lidhur me drogës që të drejtojë Ministrinë e Brendshme?
Gazetarja: Në fakt, meraku im lidhej me pyetjen që ju bëra. Si ndiheni kur dy personat që i keni besuar ministrinë më të rëndësishme, i pari është në arrest shtëpie për trafik droge dhe i dyti akuzohet se ka mbrojtur të vëllain. A nuk ka në PS përfaqësues që nuk kanë kushërinj ose vëllezër që merren me trafik droge që mund ta drejtonin këtë ministri?
Rama: Së pari, njëherë, janë dy gjëra krejt të ndryshme. Dhe së dyti, pyet pronarin se dhe ai ka një vëlla që, a do të ishte i gatshëm ai pronari juaj që të jepte llogari për vëllain e tij?!
Gazetarja: Unë po ju pyes ju sepse jeni kryeministër dhe qeverisni vendin…

YouTube


Rama: Kurse unë e gjej krejt pa etikë që ju vini këtu gazetare, për të bërë pyetje dhe merrni mikrofonin për të bërë propagandë. Kjo është pa etikë. Rregullat…
Gazetarja: Absolutisht nuk është propagandë.
Rama: Të lutem…rregullat…
Gazetarja: Nuk është propagandë, është pyetje referuar zhvillimeve të fundit . Kemi një ish-ministër që është në arrest shtëpie për trafik droge dhe kemi një ministër të Brendshëm që akuzohet se i ka krijuar imunitet të vëllait. Pyetja ime është përse duhet të jenë gjithmonë persona të tillë të implikuar në rate të tilla dhe të akuzuar? Nuk është propagandë.
Rama: Unë u tregova shumë respektues…
Gazetarja: Dhe unë jam shumë respektuese por nuk pranoj të thoni që po bëj propagandë. Sepse nuk është propagandë. ثshtë thjesht një pyetje.
Rama: Hajde këtu dhe vazhdo konferencën e shtypit të thuash fjalën e fundit.


Rama braktis konferencën për media



Gazeta Shekulli:

 
Kur ske me force argumentimi dhe hapesire per te genjyer ste mbetet rruge tjeter vec zbythjes.....

Fjales I tremben edhe me te pushtetshtmit edhe ata qe mendojne se jane dhe e kane kete pushtet.
 
Bishtin nder shale iku si i menderos .

Te behen te ndihen si te pafytyre,te pa moralshem,e te mos gezojne piken e respektit,qe te mos mendojne se vlejne nje grosh.

Te shporret,jo vec te ike. :)
 
A eshte kercenuar nemenyre direkte Gazetarja ne fjale ?

Pronari ndoshta, gazetarja aspak ajo beri detyren ne respekt te profesionit te saj. Pyetjet e kolegeve te saj me perpara ishin per te ikur me vrap malit.
 
I ka te gershetuara shume bukur sindromat e diktatorit me ate te psikopatit, te cilat kur priten ne nje pike, shkaktojne skandale te kesaj natyre. Por fatkeqsisht jemi mesuar tashme me te tilla gjera, nuk eshte hera e pare...

Nuk kane me njerezit dyshime mbi arrogancen dhe sulmet e Rames ndaj gazetareve. Jo shume vone, popullin qe ai e quan dele, do ti transformohen ne ujqer.

Darius
 
Kjo ishte militante partie apo gazetare,,,po si mund te pergjigjet kryemistri per vellan e ministrit..E ministri per vellain e tij...ore keto jan agjitacione propagand...partia enver hoxhes me ato ligjet e veta ,,njoni bonte i gjo e hashin derrin 200 veta...Klyshat e mutit,,21 janar se hapi asnji gojen ,,u vra njerzit si dele ne der te shtetit.Ngjarje makabriteti qe i shohim vetem me nai vend latin fukara..Kjo bucja vogel shfrytezoj momentin te dukej profesionalisht e kompletuar per katapultimin e saj ne karier...Heshtet te gjithe me 21 janar ,,ju iku gjaku nga fytyra plera...tani keni marr zemer te beni demokraci,,e kush,,media e korruptume bashk me politik..Kush ishte ai burri qe tha ate shprehjen ( nuk bohet shqipria me shqiptare) hallall ...! Per kete arsye vetingun e cdo gjo do e boj amerika...se jemi te gjith injorant e frikacak...!
 
Redaktimi i fundit:
Kjo ishte militante partie apo gazetare,,,po si mund te pergjigjet kryemistri per vellan e ministrit..E ministri per vellain e tij...ore keto jan agjitacione propagand...partia enver hoxhes me ato ligjet e veta ,,njoni bonte i gjo e hashin derrin 200 veta...Klyshat e mutit,,21 janar se hapi asnji gojen ,,u vra njerzit si dele ne der te shtetit.Ngjarje makabriteti qe i shohim vetem me nai vend latin fukara..Kjo bucja vogel shfrytezoj momentin te dukej profezionalisht e kompletuar per katapultimin e saj ne karier...Heshtet te gjithe me 21 janar ,,ju iku gjaku nga fytyra plera...tani keni marr zemer te beni demokraci,,e kush,,media e korruptume bashk me politik..Kush ishte ai burri qe tha ate shprehjen ( nuk bohet shqipria me shqiptare) hallall ...! Per kete arsye vetingun e cdo gjo do e boj amerika...se jemi te gjith injorant e frikacak...!

Faik Konica
 
Pyes veten nese rojet neper administrat i kane te pakorruptuar.
Spaska pas njeri te pa perlyer me krimin e vjedhjes ne shqiperi.
E turpshme!
Krejt alisida e gjykatave kryesore, dhe policis te perbaltur.
 
Hajde këtu dhe vazhdo konferencën e shtypit......ciao... :)
 
Back
Top