Gazetarja britanike: Shqipëria është një vend tmerrësisht i varfër, ata s'janë luftë që kur unë isha me pelena por kërkojnë azil këtu

Gazetarja britanike: Shqipëria është një vend


The Sun” ka publikuar analizën e gazetares dhe studiueses, Mercy Muroki për emigrantët shqiptarë që shkojnë në Britani. Në shkrimin e saj me titull “Shqiptarët ekspozojnë mashtrimin e azilit” thuhet se “Një raport ka zbuluar se 40 për qind e atyre që hynë ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar me varka të vogla ishin shqiptarë.”

Në vetëm gjashtë javë këtë verë, 1075 persona nga vendi ballkanik kaluan kanalin, ndërsa vitin e kaluar 757 shqiptarë kaluan Kanalin me varka të vogla.

E vërteta është se një pjesë e madhe jo të gjithë e atyre që kalojnë nuk janë nga vendet e shkatërruara nga lufta. Ata që kanë kërkuar ta mohojnë këtë, duhet të ulin kokën me turp për të qenë kaq të pamend. Po Shqipëria është një vend tmerrësisht i varfër.

Britania ka një GDP 175 herë më të madhe se ajo e tyre dhe korrupsioni është i përhapur. Por vendi nuk ka qenë në luftë që kur unë isha me pelena
”, shkruan studiuesja.


Këtë javë një hetim tronditës nga The Sun zbuloi gjithashtu se trafikantët e njerëzve po përdorin TikTok për të shfaqur kredencialet e tyre të kontrabandës. Një gazetar u infiltrua, duke u paraqitur si një emigrant shqiptar. Atij iu nga një kontrabandues se francezët do t’i shoqëronin të sigurtë në Britani dhe një avokat mund t’i ndihmonte ata “të formulonin një histori të mirë”.

Më tej në analizën e saj studiuesja arsyeton duke thënë: Ne jemi akuzuar për keqdashje, ksenofobi dhe të qenit idiotë të së djathtës ekstreme, sepse thjesht kemi vënë në pikëpyetje pretendimet për “azil” të shumë prej atyre që kalojnë me varka të vogla. Unë them varka të vogla, megjithatë hetimi ekskluziv i The Sun ka zbuluar kontrabandistë që shesin shërbime luksoze të “jahteve” për 15,000 paund për kokë.


Të qenit anti-migrantë në përgjithësi nuk ka kuptim moral dhe as ekonomik. Emigrantët që duan të vijnë në Britani kalojnë nëpër proceset ligjore, punojnë shumë dhe japin një kontribut pozitiv në jetën britanike dhe duhen mirëpritur. Kështu duhet edhe azilkërkuesit e vërtetë. “Megjithatë, migrantët që kalojnë me varka të vogla ilegalisht dhe kërkojnë të qëndrojnë në vend duke përdorur histori të rreme dhe mjete mashtruese nuk janë të mirëpritur”, thekson gazetarja.

“Unë vetë jam emigrante. Por besnikëria ime nuk është për të gjithë emigrantët, pavarësisht se si kanë hyrë në vend, pavarësisht se sa të vërteta janë pretendimet e tyre. Besnikëria ime është ndaj vendit që të dashurit e mi dhe unë e quaj shtëpi. Unë i jam besnik idesë së rendit dhe drejtësisë, duke mos përshëndetur të gjithë ata që kalojnë Kanalin pa diskutim.https://www.gazetatema.net/
 
Ne lufte me plumba e vdekje nuk jemi, eshte e vertete por ne 'lufte per mbijetese' jemi ama!
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 6 46.2%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 15.4%
  • Bora e parë

    Votat: 3 23.1%
  • Larg

    Votat: 2 15.4%
Back
Top