Gazetari shqiptar Telnis Skuqi ka marrë nënshtetësinë norvegjeze. Ai u largua nga vendi pasi kohë më parë deklaroi se ishte kërcënuar me jetë pasi denoncoi trafikun e drogës me avionë në zonën e Gjirokastrës. Skuqi kërkoi azil politik në vendin skandinav dhe siç e konfirmoi në rrjetet sociale ka marrë nënshtetësinë. Ai ka bërë edhe një përshkrim të ndjesisë së këtij momenti.
KOMENTI Nث FACEBOOK
Sot kam përjetuar dy botë të ndryshme.
Isha midis gëzimit dhe trishtimit.
Më trazoj shpirtin ku hapa kutinë postare.
Në fillim doja ta flakja, ta përvëloja të turrën e drurëve, ta grisja,
apo ta zhdukja pasaportën norvegjeze, por u ndala.
- اfarë po bënë, - pyeta veten.
Me qetësi kujtova atdheun tim të dashur, vendlindjen time,
Më pas kujtova rininë, i përbuzur nga atdheu im, vetëm për një gabim që nuk e kisha bërë unë, por prindërit e mi.
Më tej, fitova sfidën time.
U rrita keq, u arsimova mirë dhe në fund krijova një familje të bukur.
Suksesi i jetës sime ishte se unë kurrë nuk kam pritur që atdheu im të më jepte diçka, por "gabova" ku unë doja t'i jepja atdheut tim.
Prej dy vitesh unë po jetoj në atdheun e dytë.
Deri tani nuk kam dhënë asgjë (ashtu siç dua unë), megjithatë ata më kanë dhënë shumë, sidomos posta e fundit ishte "qershia mbi tortë".
Ngrohtësinë që kam gjetur në vendin e ftohtë, kurrë nuk e kam gjetur prej 40 vitesh në atdheun tim të ngrohtë.
Këtu (Norvegji) mungon dielli, por gjen ngrohtësi.
Aty (Shqipëri) ka ngrohtësi, por gjen ftohtësi.
Të gëzohem apo trishtohem, kjo është çështja?!
(Shënim: Prej ditësh së sotme unë jam një nënshtetas norvegjezë me orgjinë shqiptare)info shqip