Gazetari provokon Ramën: اdo thonit nëse Tsipras shkruante se Skënderbeu është gjys..

Guest2

Antarë i Respektuar
Rama-ne-SKAI-500x298.jpg


Ashtu siç ishte paralajmëruar, televizioni grek Skai transmetoi sonte një intervistë të kryeministrit Edi Rama pas ashpërsimit të toneve mes Athinës dhe Tiranës zyrtare në lidhje me disa çështje pezull mes dy vendeve që de juro janë ende në luftë.


I pyetur nga gazetari grek Alexis Papahelas se çfarë do të thoshte kryeministri shqiptar nëse Tsipras do të postonte një status në Facebook, ku të shkruante se Skënderbeu ishte gjysmë grek dhe shpëtoi Shqipërinë Rama ka këmbëngulur në deklaratën e tij të bërë për Akropolin. Ai tha se do ishte një fakt i mirë historik që një shqiptar u gjet në vendin e duhur.


Rama: Kemi shumë gjera për të arritur për një të ardhme më të mirë. Por në të njëjtën kohë duhet të zbresim tek tabloja më e vogël që ka të bëjë me çështje të mbetura pezull. Ti zgjedhimin me anë të dialogut përmes bujarisë dhe me bindjen e qartë se qoftë interesat e grekëve dhe shqiptarëve janë më të mëdha se këto çështje që do na ndalojnë të ndërtojmë një të ardhme më të mirë.

Ju në 2003 ishit kryetar bashkie dhe thatë se në vendet e Ballkanit ka histori.
Rama: Nuk është e jashtëzakonshme dhe nuk më besohej se çfarë zhurme shkaktoi kjo foto në Greqi. Ajo çka unë bëj që është që të bëjë një kronike me foto në fb tim. I parë nga këndvështrimi i dikujt që nuk beson se politika ka të bëjë me zëvendësimin e historisë por se beson se politika që bën histori. Nuk kam ndryshuar, në të kundërtën mendoj se ky është një detaj që tregon shumë. Ajo çka thash ishte miqësore dhe diçka që zbulonte një marrëdhënie që shkon pas në kohë. Ka shumë shembuj reagues të njerëzve që i njohim apo jo.

Gazetari: Nëse kryeministri grek Tsipras do të postonte në Facebook një status që heroi juaj kombëtar Skënderbeu sipas disa historianëve të njohur ishte gjysmë grek dhe shpëtoi Shqipërinë, si do reagonit ju dhe shqiptarët?

Rama: Nuk mendoj se është e njëjta gjë pasi nuk është një ofendim, përkundrazi do ishte një fakt historik i mirë që një shqiptar u gjet në vendin e duhur, në kohën e duhur për të bërë këto negociata në atë kohë dhe të shmangte bombardimin e Akropolit. Mund të kishte qenë grek, kinez, por ndodhi që ishte shqiptar.

Nuk doja të thosha që shqiptarët shpëtuan Greqinë, doja thjesht të thosha se jetët tona kanë qenë të ndërlidhura dhe popujt tanë kanë qenë kaq të lidhur me njëri- tjetrin në periudha të ndryshme të kohës dhe ne kemi kaq shumë shembuj të mirë që mund të na mësojnë shumë për atë që kemi bërë për njëri tjetrin.

***

kryeministri Edi Rama ka vendosur t’i flasë nga afër popullit grek në emisionin “Histori”, përballë një paneli me katër gazetarë të njohur të medias grek.

Deklaratat e bëra së fundmi nga kryeministri shqiptar janë trumbetuar nga mediat greke, disa prej të cilave e kanë cilësuar si një politikan nacionalist që po mban një kurs tensioni dhe përplasje me Greqinë.

(m.k/BalkanWeb)
 
Titulli: Gazetari provokon Ramën: اdo thonit nëse Tsipras shkruante se Skënderbeu ësh

http://dai.ly/x532odr

Ketu mund te shihni intervisten e plote qe dha Rama mbreme. ...shpresoj te jete e plote se nga cel spata mundesi ta shikoj te teren!
 
Redaktimi i fundit:
Back
Top