Gazetari ofendon Muslimanet Shqiptare

Titulli: Gazetari ofendon Muslimanet Shqiptare

16 fytyrëshi Katriot Myftaraj dhe Shqipëria e tij Natyrale

Shkruan: Hamdi Nuhiju

Kohët e fundit kur shqiptarët triumfuan dhe u bënë pjesë e një humanizmi ndërkombëtar ndaj popullit të përvuajtur të Gazës, në tregun mediatik hidhen mendime amorfe të një të ashtuquajturi gazetar gazetash K.Myftaraj. Në një seri shkrimesh ndaj Islamit dhe myslimanëve shqiptarë, Kastriot Myftaraj edhe njëherë po dëshmon atë gatishmërinë e tij për të luajtur vallen e djallit në mesin tonë.
Duke interpretuar mendimet e Koço Danajt për Shqipërinë Natyrale, Kastrioti e sheh shpëtimin në deislamizimin e popullit shqiptarë. Thirrja e tij haptas për largimin e shqiptarëve nga feja islame është një thirrje e sponsorizuar nga qendra të ndryshme që ndër vite punojnë në heshtje për këtë projekt. E gjithë kjo gjë i shërben të gjithëve përveç të mirës së popullit shqiptarë dhe dy shteteve shqiptare në Ballkan.
Pseudo rrezikun që sheh ai nga islamikët, në fakt është një reflektim i rrejshëm i histerisë mediatike që lëshohet herë pas here në opinion.
E njëjta lojë fjalësh dhe akuzash sillet nga ai në disa shkrime të tij të fundit. Edhe pse ai u padit nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë për thyerje të kushtetutës së R.SH., përgjigja e tij ishte shumë e vrazhdë dhe rreziku i prapaskenave është dominantë për çdo mysliman që dëshiron të jetoj i lirë në Shqipëri. Sikur të mos kishte ndodhur asgjë ai në profilin e tij në fb(facebook) shprehet në mënyrë të paturpshme për udhëheqësin e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, për prokuroren e përgjithshme Ina Rama si dhe për institucionet e shtetit shqiptarë.
Pasi që ende vazhdon propaganda e tij anti shqiptare, mendoj se shtetit shqiptarë i konvenon që ai të bëj sulme të këtilla të ashpra ndaj të gjithë myslimanëve shqiptarë të Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë e më gjerë duke i nënçmuar dhe përbuzur në mënyrën më të keqe.
Siç duket edhe nga mesazhet e tij provokuese në fb(facebook) ai dëshiron që të marr rolin e karikaturistit danez që e keqpërdori lirinë e shprehjes, por edhe të autorit të vargjeve satanike Selman Ruzhdi që mori një fetva nga dijetarët iranian për vrasje.
Ai në përfundimin e shkrimit të tij të fundit të botuar në gazetën Sot thotë: ”اështja është: Ose do të vdesin 20, 30 mijë islamikë radikalë në Shqipëri dhe Kosovë, ose do të vdesin 1-2 milion shqiptarë dhe 2-3 milion të tjerë do të dëbohen, jo në Evropë, ku nuk do të pranohen, por në vendet islamike".
Edhe sikur të arrihet deri tek krijimi i Shqipërisë Natyrale si bashkim shtetëror, është shumë i nevojshëm zhvillimi me ngut i luftës preventive. Kjo luftë duhet bërë sipas mënyrës si e zhvillon Izraeli luftën në Gaza, Bregun Perëndimor dhe Liban. Bastionet islamike sidomos në pjesën shqiptare të Maqedonisë duhen mësyrë si qytet e Gazës, ashtu që të thyhet vullneti i radikalëve islamikë dhe të detyrohen pjesa më e madhe e tyre që të largohen për në vendet islamike.
Shqipëria Natyrale, ka nevojë për një terapi shoku që të mbijetojë. Kjo duhet të jetë një terapi izraelite. Në këtë luftë preventive do të dalin heronjtë e rinj nacionalë, të ngjashëm me Ariel Sharon, Ehud Olmert, Zibi Livni, Benjamin Netanjahu, Mose Dajan etj. Këta do të jenë heronjtë e Shqipërisë Natyrale.” (Shqipëria Natyrale e mikut tim Koço Danaj, ose ulu Muhamet të bëjmë muhabet, Gazeta Sot, 5 qershor 2010)
Ai haptas bën thirrje për luftë kundër myslimanëve praktikantë shqiptarë. Por, ai nuk ndalet me kaq. Në shkrimet e tij paraprake thirrjen e ezanit e quan lehje qeni dhe Islamin e parasheh si të panevojshëm për shqiptarët e gadishullit Ballkanik.
Fytyrat e tij po them që janë 16, por munden me qenë edhe më shumë. Për të tash janë heronj terroristët izraelit, ndërsa pak më para i shante ata duke mbrojtur politiken e drejt të Ahmed Davotoglus. Disa vite më herët i shante dhe i sulmonte katoliko-centrikët dhe ortodoksët, ndërsa sot është bërë bashkë me ta kundër Islamit dhe myslimanëve. Nga një adhurues i masonerisë ai u shndërrua në nacionalist i përbetuar shqiptarë.
Shqipëria Natyrale nuk mund të krijohet, e as të rikthehet duke i shpallur luftë ‘islamikëve’ siç i quan ai praktikantët mysliman. Ngaqë është e palogjikshme pohimi se islamikët po pengojnë Shqipërinë Natyrale kur ata vazhdimisht punojnë për të dhe kontribuojnë në mënyra të ndryshme.
Shqiptarët u nisën në një mision human për të shpëtuar popullin e Gazës nga uria, ndërsa Kastriot Myftaraj ato i quan arab dhe gëzohet me sulmin që u bë ndaj tyre. Me siguri për të janë arab ngaqë kanë emra mysliman dhe Nënë Tereza është shqiptare, jo që ka emrin shqip, por ngaqë i konvenon atij që të bëj një anim të këtillë çnjerëzor.
ثshtë e kotë që njeriu të humb kohë në debat me K.Myftaraj, por edhe koha e fundit që fenomenit Myftaraj ti jepet fund.
Grupime të mëdha njerëzish që qëndrojnë pas njerëzve të këtillë i akuzojnë myslimanët shqiptarë për intolerantë, ndërsa ata janë të vetmit që thërrasin në zhdukje totale të myslimanëve shqiptarë.
Në mesin tonë për shekuj të tërë ka ekzistuar toleranca, mirëkuptimi dhe dashuria midis popullit tonë me tre fe të ndryshme. Gjithmonë ka pasur tentime për prishjen e kësaj harmonie nga ana e grupeve të caktuara të njerëzve, madje një grup i tyre edhe thërret në zhdukje totale të të gjitha gjurmëve islame në mesin tonë.
Shpresojmë që organet e drejtësisë në Shqipëri do të reagojnë në mënyrën e duhur ndaj K.Myftaraj duke u kujdesur për drejtësinë e përgjithshme në mesin e qytetarëve të Republikës së Shqipërisë.
 
Titulli: Gazetari ofendon Muslimanet Shqiptare

Turp!!

Eshte vertete per te te ardhur gjynah sesi mund te ofendojne publikisht bashkekombesit e tyre per arsye te besimeve te tyre personale. Sa turp kjo gje per nje shtet qe pandeh se eshte demokrat dhe se populli i saj eshte i lire.

Te ofendosh dike nuk tregon gje tjeter perveç injorances, kulture te ulet dhe paedukate. Nje person i edukuar nuk duhet te shprehet asnjehere ne kete menyre, aq me keq ne nje emision televiziv te drejtperdrejte.

Shqiptaret fatkeqsisht kane lindur te gjithe mesues e keshilltar, pandehin se ato e dijne "menyren e drejte". Turp.

nga edukata e tepert qe ke o Elushe kam frike se do pelcasesh ndonje dite,lol

e shikon cfare njerzish ka ne shqiperi po shyqyr zotit jan te detyruar ti perkulen forces,
 
Titulli: Gazetari ofendon Muslimanet Shqiptare

shifni se si llogjikoni.....

kerkoni liri .... por ama duke ja hequr dikujt tjeter lirin e fjales.
Pse ti vi turp ?
UN THEM QE SHUM MIR KA BO
cdo kush ka te drrejt te mendoj ate qe don....

Ja pra
ne ket tem treguat se sa tolerant jeni...
lol
shpresoj mos te beheni dhe ju kanibale
 
Ketu ne perfaqsojme thjeshte mendimet personale,e kjo nuk do te thote qe perfqsojme zyrtarisht ndonje mendim,keto mos i ngaterro kurre
 
Titulli: Gazetari ofendon Muslimanet Shqiptare

shifni se si llogjikoni.....

kerkoni liri .... por ama duke ja hequr dikujt tjeter lirin e fjales.
Pse ti vi turp ?
UN THEM QE SHUM MIR KA BO
cdo kush ka te drrejt te mendoj ate qe don....

Ja pra
ne ket tem treguat se sa tolerant jeni...
lol
shpresoj mos te beheni dhe ju kanibale

po pse ne nje shtet ligjor duhet te flasim sipas qefit qofte dhe duke cenuar jeten e te tjereve,
kush i jep leje nje pakice te vogel te krishtere te ofendoje 80% te popullsise myslimane,

nese Kastriot Meshtari ndjehet i ofenduar per xhamijat ne shqiperi te ike se e din shum mire qe ai nuk eshte shqiptar,
Shqiperia apo Shqiptaret kurre nuk jan pajtuar me fene e krishtere sepse eshte fe e armiqeve,
nese keto komunitete te krishtere, jehovai,protestan etj nuk ju pelqejne te jetojne ne shqiperi ne harmoni me fene kryesore ne shqiperi dhe bote atehere mund te largohen kur te duan , dhe te shkojne ne Ethopia atje nga kane ardhur.
 
kush e ka vendos qe feja krishtere eshte fe e armiqve ?
dhe nese ky 80% i popullsise shqiptare qeka mysliman .. pse nuk ka kaq shum praktikant.. ?
 
Titulli: Gazetari ofendon Muslimanet Shqiptare

nga edukata e tepert qe ke o Elushe kam frike se do pelcasesh ndonje dite,lol

e shikon cfare njerzish ka ne shqiperi po shyqyr zotit jan te detyruar ti perkulen forces,

Edukata e tepert nuk i ka bere askujt keq Burrels ;)

shifni se si llogjikoni.....

kerkoni liri .... por ama duke ja hequr dikujt tjeter lirin e fjales.
Pse ti vi turp ?
UN THEM QE SHUM MIR KA BO
cdo kush ka te drrejt te mendoj ate qe don....

Ja pra
ne ket tem treguat se sa tolerant jeni...
lol
shpresoj mos te beheni dhe ju kanibale

Vajze e dashur, perpara se te postosh nje postim te tille, mundohu te gjykosh pak me thelle e te kuptosh thelbin e debatit.

Oh edhe diçka tjeter, kush eshte kanibal ketu qe po "shpreson" te mos behemi edhe ne?

Ti thua qe shume mire ia ka bere, po mire po te te thoja 1000 te zezat une per ty tani, shume mire ta bera do thoje edhe per kete gje?
 
Titulli: Gazetari ofendon Muslimanet Shqiptare

kush e ka vendos qe feja krishtere eshte fe e armiqve ?
dhe nese ky 80% i popullsise shqiptare qeka mysliman .. pse nuk ka kaq shum praktikant.. ?

per ne Shqiptaret eshte fe e armikut sepse na e sollen greket dhe sllavet qe i kishim armiq para se te linde feja,

po tani te gjith nuk do behemi Hoxhallare besojme se ka nje Zot dhe kjo mjafton , kjo eshte shtylla kryesore e nje myslimani.

---------- Post added at 12:46 ---------- Previous post was at 12:36 ----------

o Elushe di si ndodhi nje shqiptari ne londer nga Tirana, lol
sa here shkonte ne dyqan i i thoshte atij dyqangjiut, thank you, thank you,
derisa ai shitsi u merzit dhe i tha,
mos me thuaj thank you, se jam une ai qe duhet te them thank you ty.

kurse nje tjetri nga gjirokastra e pyesnin sa eshte ora dhe sa here u pergjigjej thoshte ora eshte 12_te prsh- please. lol

dhe une po te imagjinoj ty keshtu,

na marrut, lol
 
Titulli: Gazetari ofendon Muslimanet Shqiptare

Vajze e dashur, perpara se te postosh nje postim te tille, mundohu te gjykosh pak me thelle e te kuptosh thelbin e debatit.

Oh edhe diçka tjeter, kush eshte kanibal ketu qe po "shpreson" te mos behemi edhe ne?

Ti thua qe shume mire ia ka bere, po mire po te te thoja 1000 te zezat une per ty tani, shume mire ta bera do thoje edhe per kete gje?
mmmm..un nuk degjoj fjalet e nje personi qe ka paragjykime ;)
mbase kur te kuptosh ironin
te thuash 1000 te zeza per mu ?

feja eshte dicka qe i perket disa grupe personash jo nje personit individual.

---------- Post added at 10:56 ---------- Previous post was at 10:53 ----------

per ne Shqiptaret eshte fe e armikut sepse na e sollen greket dhe sllavet qe i kishim armiq para se te linde feja,

po tani te gjith nuk do behemi Hoxhallare besojme se ka nje Zot dhe kjo mjafton , kjo eshte shtylla kryesore e nje myslimani.

ateher un jam armiku jot
sepse kam dhe gjak grek ...
me sakt gjak aristokratik grek
edhe krishteret e kan nje zot.... sic e ke dhe ti ... nuk te mjafton kjo gje ? apo vetem pse ka nje emer tjeter per ty eshte fe armike.
lol

ateher te bej ket pytje : Zoti juaj ... preferon urrejtjen apo dashurin ?
 
Titulli: Gazetari ofendon Muslimanet Shqiptare

Bambolita

Po pyetje apo diskutim eshte kjo?

Po vete fjala Islam do te thote Paqe,Dashuri
 
ouuu c´far the.

pse do te thot,,sdo te thot qe do te jet,

nuk ka dashuri ne islam,,,mund te ket musliman qe kan dashuri,,por vet feja islame nuk ka dashuri..perkundrazi ajo esht Tirane dhe i sllaverizon duke perdorur dhun psikollogjike te gjith praktikantet e saj.

dhe e dyta,,edhe un dua paqe pershembull,,,kthehem nga puna dhe shkoj ne shtepi,,,dua te pushoj,,dhe pa pritur fillon hoxha dhe bertet..mua ma prsih qetsin dhe sme le te jetoj ne vendin tim ku kam lindur dhe rritur...ku esht paqja ktu???kur ju sdini te rrespektoni te tjeret..e per me keq kur ju themi,,na thoni se sesht problemi juaj!! qe do te thot ne duhet tju durojm.por edhe sa do te durojm????

ne fund te kti shekulli,,,ju do te jeni te shtjerrur..sepse vet natyra po e kerkon spastrimin kontinental,,dhe ktu se kam fjalen nga muslimanet,,por nga mentaliteti i fes islame dhe mynyrat e saj te jeteses.

hhahahahahahah sa shum e njeh fen Islame ti mesiguri e ke studiuar ?

mas pari hoxha nuk thrret Ezanin ai qe e thrret Ezanin i thojn Muezin .

amo Ezani kur thirret zgjat shum a po ? 1 apo 2 or ndoshta ma shum se nuk e po di sakt e penges e madhe hahahah .

sa njeri nket bot hargjon uj e buk palidhje.

gjithmon deri ne fund te ksaj bote do thirret Ezani.

je shum keq me statistika sepse feja Islame po shkon ne rritje jo ne zbritje haah .
 
Un kur studjoj,,nuk studjoj per te msuar emrat qe percaktojn rolet e stafit drejtues,

un e studjoj rrenjen dhe thelbim.ku ti e ke te ndaluar te pretendosh te futesh,,,

me gjith ata,,shikoje pak kte vidjon..pershembull sa perqind e saj esht Shqip????
dhe sa perqind e saj esht Arabisht???,,,,dhe ktu se kam fjalen vetem per gjuhen e folur,,por shikoje ne 99 kendet e saj.

[video=youtube;Q-6ZdjCzsYE]http://www.youtube.com/watch?v=Q-6ZdjCzsYE&feature=related[/video]

tani a futesh dot tek RRenja per te cilen te fola pak me siper???

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.

Titulli: Gazetari ofendon Muslimanet Shqiptare

Edhe mua me pengon shume zhurma e veturave, dua paqe. Ku eshte toleranca ketu ?:gjujpeshk:
 
Titulli: Gazetari ofendon Muslimanet Shqiptare

hhahahahahahah sa shum e njeh fen Islame ti mesiguri e ke studiuar ?

nuk ka nevoj per studime te mdhaja.... del e tepron nje gazete ndodhe here...
sa her NE flasim per fen tuaj nxirrni gjithmon ket gje : se din per cfare po flet

mbase edhe ajo pak qe po shofim spo na pelqen .. sna pelqen llogjika juaj edhe kur vetem flasim me ju ...E KE MENDUAR NAIHER KET?
ka naigjo te veshtir me kuptu ktu ?
veni perpara cdo gjeje fen.... po respekti per te tjeret ku eshte ?
detyroni boten te mendoje qe Islami do mbetet e vetmja fe... sa artikuj te till kam lexuar ?
me verte kujtoni se bota do ju duroj gjith jeten ?
prandaj ne Europ sju duan ... ( kur e ka kuptu dhe Berlusconi mo..... kulmi)

ps: e perseris prap ...nuk po flas per ato qe besojn dhe e mbajn fen per veten e tyre( pa dal me flamur duke bind te tjeret) ...

---------- Post added at 05:53 ---------- Previous post was at 05:51 ----------

Edhe mua me pengon shume zhurma e veturave, dua paqe. Ku eshte toleranca ketu ?:gjujpeshk:

pun e madhe.... ik jeto ne fshat .... do durosh gjelin lol.
ps: skam qen naiher ne fshat....
 
Titulli: Gazetari ofendon Muslimanet Shqiptare

iLirjam
ouuu c´far the.

pse do te thot,,sdo te thot qe do te jet,

nuk ka dashuri ne islam,,,mund te ket musliman qe kan dashuri,,por vet feja islame nuk ka dashuri..perkundrazi ajo esht Tirane dhe i sllaverizon duke perdorur dhun psikollogjike te gjith praktikantet e saj.
dhe e dyta,,edhe un dua paqe pershembull,,,kthehem nga puna dhe shkoj ne shtepi,,,dua te pushoj,,dhe pa pritur fillon hoxha dhe bertet..mua ma prsih qetsin dhe sme le te jetoj ne vendin tim ku kam lindur dhe rritur...ku esht paqja ktu???kur ju sdini te rrespektoni te tjeret..e per me keq kur ju themi,,na thoni se sesht problemi juaj!! qe do te thot ne duhet tju durojm.por edhe sa do te durojm????

ne fund te kti shekulli,,,ju do te jeni te shtjerrur..sepse vet natyra po e kerkon spastrimin kontinental,,dhe ktu se kam fjalen nga muslimanet,,por nga mentaliteti i fes islame dhe mynyrat e saj te jeteses.

Kundershtim:

ilirjam, me te vertet me erdhi shume keq kur pash postimin tend,pse?Po si ka mundesi te thuash per Islamin se eshte tirani,ndersa muslimaneve jo?Po keto musliman a nuk besonje ne fene islame?Normalisht qe po.Atehere ti etiketon muslimanet si tirane dhe sllav.Je me te vertet shume paragjykues dhe racist.Kush e shikon tiranine e Islamit?Tirani quan ti se drejtuesit e Fese Islame kan mbrojtur atdheun e tyre me arme?Tirani quan ti ku feja islame qendron neutrale ku i shkelen me dhune te drejtet e saj?Kush mendon ti se e ben harmonin fetare ne Shqiperi,cifti jot?Ta harrosh se ti je personi me i fundit qe te bie per hise.Pasi ju thjesht nje copy pase,je paraqykues.
Per me teper me sa pare mend thua se islami ben dhune psikologjike?Ku e bazon kete tij?Kush eshte futur ne islam me dhune?Mos po e ngatrron islamin me te tjeret qe nuk japin thesin e miellit pa ndryshuar emrin edhe pa bere kryq?Ju keni argument Greqine qe e bene kete gje.Por kjo ju duket normale, pasi ne shpirt jeni racista si greket.
Si quan lehje fjalet qe nxjerr xhamia,kur ne nje kohe ajo udhezon qe te besosh krijuesin e gjithesise?bertitje bejne ato pijanecat e njerez padinitet.
Ne fakt nuk ma ka marr mendja se teknologjia paska ec kaq shume sa qe te parashikohet se si do te jete njeriu ne fund te ketij shekulli.Kete vetem tek ti e kisha ndigjuar.
 
Titulli: Gazetari ofendon Muslimanet Shqiptare

pun e madhe.... ik jeto ne fshat .... do durosh gjelin lol.

Ik edhe ti ne kodra dikund ku nuk ndegjohet ezani atehere, me vjen keq :d
 
Titulli: Gazetari ofendon Muslimanet Shqiptare

Nga Ismail Bardhoshi
Një mësim teologjik për Kastriot Myftaraj

Do ta mirëprisja një debat të mirëfilltë teologjik me një kundërshtar që ka njohuri teologjike, sidomos mbi Islamin, ose që tregon sadopak interes për t'u njohur me realitetet fetare, me atë pjese të realitetit njerëzor qe ka të bëjë me anën shpirtërore të njeriut, me anën metafizike, me raportin mes tij dhe Krijuesit, por kur debatin e ndez një person që shtriret sikur di gjithçka mbi teologjinë dhe që në fakt nuk di asgjë e ngatërron gjithçka, nuk më duket se jam duke zhvilluar një dialog teologjik, por thjeshtë po bëj disa sqarime për ata që dëshirojnë të sqarohen. اudirat e vendit tonë nuk kanë të sosur, na thuhet se jemi në një vend laik, ku shteti nuk ndërhyn në çështjet e fesë, ku liria e besimit, mendimit dhe shprehjes mbrohet me ligj, por çuditërisht nuk mungojnë edhe zërat që tentojnë të ndërhyjnë në atë pjesë që ka të bëjë me zgjedhjen e lirë të gjithsecilit prej nesh, në pjesën që i përket raportit të njeriut me Krijuesin. Dëgjojmë thirrje të herëpashershme për të ndërruar bindjet fetare, jo me fakte bindëse teologjike, a thua se ato janë si rrobat që mund të vishin e të hiqen lehtësisht! ا'është më e habitshme, ndonjëherë këto thirrje i bëjnë edhe njerëz që deklarohen ateistë! Përpjekjet për deislamizimin e shqipëtarëve paraqiten në forma dhe me tone të ndryshme, por në thelb kanë të njejtin synim.
Në ditët e fundit janë publikuar në shtypin e përditshëm disa shkrime të Kastriot Myftaraj i cili sigurisht që me shkrime të tilla i dëften opionit të gjerë veçse nivelin e tij të ulët qytetar dhe intelektual, duke treguar se është i aftë të shpifë, të fyej dhe të mbjellë përçarje, urrejte dhe intolerance të tejskajshme.
Para disa ditësh ky gazetar i paskrupullt boton një shkrim të mbushur me shpifje e trillime me titullin "Ylli i kuq i Moskës dhe Guri i zi i Mekës", ku për hirë të së vërtetës provon se nuk ka qoftë edhe minimumin e etikes dhe formimit që duhet të ketë një studiues i rëndomtë. Ky shkrim nuk është asgjë më shume se një turfullim nga marazi i madh ndaj muslimanëve. I verbuar nga inati, Kastriot Myftaraj nuk gjen mënyrë tjetër për të shfryer dufin kundër muslimanëve veçse gënjeshtrat, spekulimet dhe ngatarresat e qëllimta. Në këtë shkrim ai ka dalë nga shinat e arsyes dhe objektivitetit, i ka tejkaluar të gjitha caqet e një dialogu normal me ata që mendojnë ndryshe, ka kundërshtuar të gjitha konventat ndërkombëtare mbi lirinë e besimit dhe të mendimit, ka thyer kodin etik të komunikimit dhe ka konsumuar disa vepra penale. Te gjitha keto jane të qarta për opinionin e gjerë, aq më tepër në një vend si ky i yni i cili vuajti për disa degade mungesën e liriës së besimit fetar, prandaj në këtë shkrim nuk do të merrem me lajthitjet e tij të kësaj natyre, as me të gjitha shpifjet dhe ngatarresat e tij, por do të vë në dukje vetëm paditurinë, shpifjet dhe spekulimet e tij mbi raportin e muslimanëve me Qaben, Gurin e Zi dhe Hënën, pasi gjykoj se këto janë tregues i mjafteushëm për të gjitha trajtimet prej një gënjeshtari e një injoranti si ai. Me siguri që baza e mashtrimeve rreth fesë islame të një gazetari injorant dhe të paskrupullt si Kastriot Myftaraj janë shkrimet e islamofobëve të huaj të përkthyera verbërisht nga ai ose nga ndonjë tjetër në gjuhën shqipe. E përbashkëta e islamofobëve është mëllefi nga prania dhe përhapje e gjerë e islamit në të gjitha vendet e botës, sidomos në vende me trashëgimi islame si trojet shqiptare. Nga çudirat e tij të cilat nuk kanë të sosur është dhe pohimi se Muhamedi bëri kompromis me idhujtarët duke vendosur në religjionin e tij elementë idhujtarie. Ai thotë: "Arabët idhujtarë e kishin zakon që gjatë ritualit të vraponin mes dy idhujve, Isaf dhe Naila. Muhameti e përfshiu dhe këtë rit në fenë e re, duke pretenduar se Hagari vrapoi mes dy kodrave kur shkoi të mbushte ujë për Ismailin".
Broçkulla të tilla të cilat nuk kanë asnjëfarë baze i shkojnë për shtat vetëm një njeriu si Kastriot Myftaraj që trajtimet i mbështet në konspiracionet apo magjitë e tij të zeza!!
Dihet botërisht që feja Islame është e vetmja fe që nuk përmban asnjëfarë elementi të idhujatërisë, që mohon çdolloj forme të paganizmit dhe që e konsideron femohim hyjnizmin apo adhurimin e dikujt a diçkaje tjetër veç Zotit, krijuesit të gjithësisë. Thelbi i doktrinës Islame është besimi dhe adhurimi i Krijuesit të vetëm. Feja islame është monoteiste nga themeli e deri në detajat më të imtësishme. Islami ngërthen konceptin më të lartë, më të pastër dhe më të përsosur të besimit në një zot. Për t'u quajtur njeriu musliman duhet të pranojë besmin dhe adhurimin e Krijuesit të vetëm dhe të mohojë të gjitha format e idhujtarësi, pasi ky është pikërisht kuptimi i dëshmisë "Nuk ka zot tjetër përveç Allahut". Duke deklaruar këtë shprehje muslimani pranon se vetëm Zoti, Krijuesi i gjithësisë, i meriton adhurimet dhe askush e asgjë tjetër veç Tij. Ndryshe nga doktrinat e tjera, doktrina e Kuranit, librit të fundit të Zotit, thekson se Krijuesi është një, unik, i vetëm, absolut, i pashoq, ekzistenca e të Cilit nuk ka fillim dhe as mbarim, që nuk ka lindur kënd dhe nuk është i lindur, që është i gjallë dhe i përjetshëm, mbajtësi i gjithçakej, që di gjithçka dhe që ka fuqi për çdo gjë dhe që nuk është i krahasueshëm me krijesat. Sipas besimit islam, Zoti nuk ka rival, të ngjashëm apo të barabartë, nuk ka bir e as bashkëpunëtorë. Ai nuk ka nevojë për asgjë e gjithçka ka nevojë për të. Muslimani beson se Zoti është unik në veprat dhe atributet e tij. Rrjedhimisht, nëse dikush i vesh diçkaje tjetër veç Krijuesit, veprat apo atributet hynore, si: dhënia dhe marrja e jetës, pranimi i lutjeve, fajla e mëkateve, shpëtimi i njerëzve nga mëkati apo ferri etj, ai në këndvështrimin islam quhet idhujtarë, sepse ka hyjnizuar një krijesë, duke i veshur asaj atribute hyjnore. Po kështu nëse dikush beson se Zoti është i ngjashëm me njeriun, se ka bir, se ka nevojë për krijesat apo se mund t'i bëhen portrete apo forma njerëzish, ai quhet femohues, pagan. Kurani e konsideron paganizëm adhurimin e statujave, përmendoreve, tyrbeve dhe ikonave. Për të parandaluar idhujtarinë Libri i fundit i Zotit, që iu shpall Profetit besnik Muhamed, ndalon prodhimin dhe vendosjen e statujave dhe ikonave, ndalon ndërtimin e përmendoreve dhe tyrbeve, pasi janë gjëra që çojnë në adhurimin e tyre në vend të Zotit të vërtetë. Në besimin Islam quhet idhujtari adhurimi apo hyjnizimi i çdo gjëje tjetër veç Zotit, qoftë dielli, hëna, yjet, planetet, ikonat, statujat apo simbolet fetare. Madje Islami e konsideron formë paganizmi edhe lutjen kushtuar një ikone, statuje, varri, trupi qiellor, xhindi apo njeriu të mirë, qofte edhe duke menduar se gjëra apo njerëz të tillë thjeshtë ndërmjetësojnë tek Zoti. Vetë fjala Islamë do të thotë: Dorëzimi ndaj Zotit duke e besuar si të vetëm Atë, nënshtrimi ndaj Tij me bindje dhe largimi nga idhujtaria. Kështu që nuk gjen musliman të vërtetë që të adhurojë apo shenjtërojë gurët, statujat, drunjtë apo njerëzit e mirë, qofshin këta edhe profetë, madje njeriu nuk mund të quhet si musliman nëse nuk ia dedikon të gjitha adhurimet Allahut, Zotit të vetëm dhe të mohojë e të largohet nga çdo hyj tjetër i rremë.
Të dhënat fetare dhe historike dëshmojnë se Ibrahimi (Abrahami), babai i profetëve, e vendosi Haxheren bashkë me të bërin, Ismailin, në Mekë, pranë kodrave "Faranë", në luginën që ndodhet ndërmjet dy kodrinave të vogla "Safa dhe Merrve', e pastaj u largua. Pas disa herë vajtje –ardhjeje nga Haxherja ndërmjet këtyre dy kodrinave, Zoti e furnizoi familjen e Ibrahimit me ujë në mënyrë të jashtëzakoshme. Pusi prej të cilit nxirret ky ujë njihet edhe sot me emrin 'Zemzem'. Më vonë në atë luginë u vendos një fis arab prej Jemeni i quajtur "Xhurhum". Kur u rrit, Ismaili u martua më një grua prej këtij fisi. Më vonë Ibrahimi bashkë me Ismailin do të ndërtonin, me urdhër të Zotit, tempullin e parë mbi faqen e tokës, Qaben, një shtëpi kjo që u ndërtua vetëm për adhurimin e Zotit. Në njërin nga cepet e këtij tempulli, në qoshin jugor që ndodhet nga ana e Jemenit, Ibrahimi vendosi dhe Gurin e Zi i cili është një gurë i zbritur nga Parajsa, madje është elementi i vetëm prej Parajse në tokë. Kështu, për shumë breza me radhë arabët i qëndruan me besnikëri ritualeve fetare të profetit Ibrahim, duke adhuruar vetëm Krijuesin. Ata vizitonin Mekën, kryenin në Qabe dhe përeth saj adhurimet dhe ritualtet vetëm për Zotin, ashtu sikurse i kishin trashënguar nga Ibrahimi, dhe më pas ktheheshin në vendet e tyre. Por dy ose tre shekuj pëpara se të lindte Profeti i drejtë Muhamed, një banor i Mekës që quhej Amr Ibn Lehaj solli në Mekë nga Shami (Siria e sotme) idhullin e quajtur Hubel. Hubeli ishte një idhull në formë njeriu. Amri i ftoi arabët që të adhuronin Hubelin dhe kështu nga padituria, për shkak se trashëgimia monoteiste e profetit Ibrahim ishte zbehur, arabët filluan të adhurojnë Hubelin në vend të Zotit. Megjithëkëtë, ata vazhduan të respektojnë edhe ritualet fetare të trashguara nga Ibrahimi, si rrotullimi rreth Qabes, vajtja e ardhja ndërmejt Safa- Merreves, nderimi për Qaben etj. Kur Zoti dërgoi Muhamedin, Profetin e fundit, brenda dhe jashtë Qabes ndodheshin treqind e gjashtëdhjetë idhuj të cilët adhuroheshin në vend të Allahut. Misioni i Muhamedit ishte që t'i kthente njerëzit në trashëgiminë e pastër monoteiste të Ibrahimit, duke pastruar besimin dhe ritet ferate nga të gjitha llojet dhe format e idhujtarisë. Kështu, më ndihmën e Zotit, atij iu dëshën gati njëzet viti për të pastruar Qaben dhe oborrin rreth saj nga të gjithë idhujt që ndodheshin aty, përfshi edhe Hubelin. Në këtë drejtim, për atë që ka qoftë edhe minimumin e njohurive mbi jetën e Profetit Muhamed, nuk ka asnjë pikë dyshimi që ai nuk ka bërë kurrëfarë kompormis me idhujtarët, nuk ka bërë asnjëfarë lëshimi. Të gjitha këto janë fakte të njohura botërisht, të dokumentuara në të gjitha librat e histosirë arabe dhe jo arabe. Të mohosh fakte të tilla është njësoj si të mohosh diellin në mes të ditës!

Tani besoj se lexuesi e ka fare të lehtë për të kuptuar se Kastriot Myftaraj është një shpifës i një kalibri tejet të neveritshëm kur thotë se Profeti besnik Muhamed, përfshiu në doktrinën dhe ritualet e tij elementë idhujtarie! Nëse profeti Muhamed do të kish bërë kompromis me idhujtarët, si do të shpjegoheshin embargoja dhe dënimet ndaj tij dhe pasuesve të tij, përse do të torturohej e të mundohej, përse do të hiqte të gjitha ato vuajtje e peripeci, përse do të vriteshin ndjekësit e tij nga idhujtarët dhe përse do ta dëbonin dhe atë vetë nga qyteti i Mekës? Si mund të bënte kompromis me idhujtarët ai i cili erdhi për të luftuar idhujtarinë? Ai nuk bëri kompromis me ta qoftë dhe për një moment të vetëm edhe pse idhujtarët u përpoqën ta joshnin me pasuri dhe pushtet. Ky është fakt i pamohueshëm për çdo njeri të paanshëm. Madje idhujtarët erdhën njëherë dhe i thanë: O Muhamed le të adhurojmë një vit Zotin tënd dhe një vit zotërat (idhujt) tanë, por profeti Muhamed u lexoi atyre fjalën e Allahut, një nga suret e Kuranit, e cila quhet ndryshe dhe "Refuzuesja", sepse refuzon të gjitha format e idhujtarisë: "Thuaj: "O ju jobesimtarë! Unë nuk adhuroj çfarë ju adhuroni, dhe ju nuk jeni adhurues të Atij që unë adhuroj. Unë nuk do të jem kurrë adhurues i atyre që ju i adhuroni, dhe as ju nuk do të jeni adhurues të Atij që unë adhuroj! Ju keni fenë tuaj, ndërsa unë kam fenë time!" (Kurani: 109: 1-6).
Por të kthehemi tek Qabja dhe guri i zi.
Siç u tha më lart Qabja është faltorja e parë e vendosur në tokë e rindërtuar nga Profeti Ibrahim dhe biri tij Ismaili, të cilët në këndin jugor të saj vendosën gurin i cili zbriti nga Parajsa bashkë me Ademin –babain e njerëzimit-. As Qabja dhe as guri i zi nuk janë idhuj që adhurohen nga muslimanët, përkundrazi Qabja është faltorja në të cilën shprehet qartë monoteizmi. Ajo është vendi nga drejtohen të gjithë muslimanët në faljen që ata bëjnë për Allahun. Rrotullimi rreth saj bëhet veçse si adhurim për Zotin. Duke u rrotulluar rreth Qabes muslimani kujton dhe ringjall trashëgiminë e lavdishme të Ibrahimit për hirë të Zotit të Lartësuar. Kështu që jo vetëm muslimanët, por as paganët arabë të kohës së Profetit Muhamed, që e ndryshuan besimin e pastër të Ibrahimit, nuk adhuronin as Qaben dhe as Gurin e e Zi. Të mendosh se muslimanët adhurojnë Qaben apo gurët e saj është njësoj sikur të thuash se përderisa pasuesit e një feje, kushdo qoftë ajo, kryejnë ritet fetare në një tempull apo në një objekt kulti, ata e hyjnizojnë atë! Ky mendim është absurd. Dhe unë nuk e kuptoj se si është e mundur që një njeri normal, me sadopak formim intelektual të pohojë se kryerja e riteve fetare për Zotin në një objekti kulti përbën një formë idhujtarie! Aq më keq kur thotë se ekzistenca e një guri në qoshet apo muret e një tempuli fetare qenka idhujtari! Për sa kohë që nuk arrin të faktosh se Profeti Muhamed dhe pasuesit e tij adhurojnë Qaben, muret, apo gurët e saj, kjo mbetet vetëm një tymnajë që nuk e dëmton aspka besmin e muslimanit. ثshtë e vërtetë që muslimanët e respektojnë Gurin e Zi dhe nisin nga ai rrotullimit rreth Qabes, sikurse ka vepruar Profeti Ibrahim, por ata asessi nuk e adhurojnë atë. Thënia se ky gur është një meteor është një shpifte tjetër e tij, sepse si e ka provuar që është i tillë! Fakti që disa objekte apo sende, si Qabja, Guri i Zi, xhamiat në përgjithësi, janë shkak që Zoti t'i japë begati njeriut, nuk do të thotë se ato janë hyjni apo simbole idhujtarie. Një objekt mund të quhet i tillë vetëm nëse njeriu e adhuron apo beson se ai ka afëtsi të vetvetishme për të dhuruar begati. Ndërsa nëse i shfrtyëtëzon si vende për të kryer ritualet fetare për Zotin, duke kërkuar begatine nga Zoti e duke besuar se vetëm Zoti të begaton, kjo nuk ka të bëjë aspak me idhujtarinë.

Paralelizmi që bën Kastriot Myfratrja mes ylli të kuq të komunistëve dhe gurëve që ndodhen nëpër xhamia është thjeshtë një përçartje, një krahasim qesharak, por pse jo dhe një dëshmi që njerëz me mentalitet të tillë ende nuk janë çliruar nga ideologjia dhe simbolet e sistemit totalitarë, i cili nuk kurseu asgjë për të luftuar fenë Islame. Kastriot Myftaraj duhet ta dije shumë mirë se vetëm njerëzit e ndrydhur, të skllavëruar shpirtërisht, të indoktrinuar dhe të konsumuar nga ideologjia dhe simbolet e sistemit totalitar vazhdojnë të mbjellin armiqësi e të tregohen intolernantë me ata që mendojnë ndryshe nën moton "feja (Islami) është opium për popullin". Kam bindjen se Myftaraj e ndjen nga thellësia e shpirtit të tij të korruptuar se është rreshtuar si pasuen i devotshëm i komunizmit në luftën e turpshme kundër muslimanëve, njerëzve të besimit të pastër dhe të vlerave njerëzore.

Kastriot Myfraoaj thotë: "Pas pelegrinazhit në Kaaba arabët idhujtarë e kishin zakon që t' i bënin një lutje të veçantë zotit Hubal, i cili ishte kryezoti në panteonin prej 360 zotash, dhe paraqitej në trajtën e Hënës (trupit qiellor). Adhurimi i Hënës është i kuptueshëm në popujt e shkretëtirës se Hëna ndriçon me freski, ndërsa Dielli ndriçon duke sjellë edhe një vapë mbytëse në shkretëtirë. Në të vërtetë tempulli i Kaaba i qe kushtuar Hubalit, Kryezotit-Hënë. Muhameti e ruajti simbolin e hënës, duke e bërë gjysmëhënën simbolin e shenjtë të Islamit, i cili gjendet në kulmin e çdo xhamie. Kështu, Muhameti i dha Allahut tiparet e Hubalit, madje duke ruajtur edhe lutjen përfundimtare për këtë në fund të pelegrinazhit (haxh). Për arabët Allahu ishte Hubali".
Për të kuptuar sesa injorat dhe i paskrupullt është ky faqezi kur thur gënjeshtra kundër Islamit dhe histrosisë së tij mjafton të përmendin vetëm faktin se Hubeli nuk ishte një idhull në formën e hënës, por në formë njeriu! Siç u tha më lart, ky idhull bashkë me të gjithë idhujt e tjerë, jo vetëm pranë Qabes, por në të gjithë gadishullin arabik, u shkatarruan nga dora e lavdishme, e paepur, e pamposhtur, ngadhnjimtare e besimit të pastër në një Zot. Përveç kësaj, më duhet të theksoj edhe njëherë se kjo është një padituri e pashembullt mbi Islamin dhe historinë e tij, sepse dihet botërisht që në kohën e Profetit të drejtë Muhamed, xhamitë dhe faltoret islame nuk kishin minare, atëherë a nuk është qesharake të pretendosh se Profeti Muahmed e beri gjysmëhënën simbolin e shenjtë të Islamit, duke dhënë udhezime që të vendoset në kulmin e minareve te xhamive?! ثshtë fakt që për shkak të paditurisë së disa muslimanëve ndodhet gjysmëhëna në disa prej minareve të xhamive të botës islame dhe jo në të gjitha, jo si simbol idhujtarie, pasi asnjë musliman nuk adhuron hënën, por thjeshtë si një shenjë për të t'u dalluar objektet e kultit islam nga të tjerat. Gjithsesi, është e qartë që kjo shenjë nuk është vënë nga vetë Profeti Muhamed, por është një risi që njerëzit e shpikën shumë më vonë nga padituria. Megjithatë, nuk mund të gjesh musliman sot që adhuron hënën apo gjysmëhënën. Në Kuran thuhet: "Ndër shenjat e Tij janë nata dhe dita, si dhe Dielli dhe Hëna. Mos u përkulni as për Diellin, as për Hënën, por, nëse jeni adhurues të Atij, përkuluni për Allahun i Cili i ka krijuar ato! (41:37).
Kastriot Myfrarraj hedh dyshime edhe mbi burimin e Kuranit, por fakti që Kurani, libri që iu shpall Profeti Muhamed, pohon mjaft gjëra apo tregon rrëfime që përputhen me pjesët që ende nuk janë ndryshuar nga libri hyjnorë që iu shpall Musait, nuk do të thotë se nuk është libër hynjorë, dhe kjo për disa arsye:
Së pari, kjo është dëshmi që Kurani është libër i Zotit, sepse duke qenë se burimi i librave hyjnorë është Allahu, ato pashmangërisht do të përputhen në parimet e besimit dhe në tregimit e të dhënat që në librat e hershëm nuk kanë pësuar ndryshime dhe keqintepretime. Por burimi i vetëm për të mësuar ato që kanë ndryshuar prej atyre që nuk kanë në librat e hershëm është vetëm Kurani dhe thëniet e Profetit Muhamed, pasi provat që librat para Kuranit janë ndryshuar janë të shumta, sa për ilustrim po përmend një varg nga Dhjata e Vjetër, që në mënyrë të padiskutueshme nuk mund të jetë fjalë e Zotit: "Moisiu ishte njëqind e njëzet vjeç kur vdiq; shikimi i tij nuk ishte dobësuar" (Ligji i Përtërirë, 34: 7). Sigurisht që Moisui nuk u ngrit nga varri për të shkruar vdekjen dhe varrosjen e tij! Kjo me siguri nuk është fjalë e Zotit, por hartuesit e Biblës gabimisht e kanë përfshirë në të.
Së dyti, dëshmitë e padiskutueshme historike dëshmojnë se nuk ka asnjëfarë mundësie që Profeti Muhamed ti ketë marrë të dhënat prej tyre, aq më tepër që ai nuk dinte të shkruante dhe të lexonte.
Së treti, stili dhe përmbajtja e tregimeve të Kuranit shpesh ndryshon nga ato të Biblës.
Së katërti, Kurani tregon mjaft gjëra që nuk i përmban Bibla, madje edhe disa detaja mbi jetën e Moisiut.
Së pësti, nëse përputhja e thirrjes së Profetit të drejtë Muhamed me atë të Moisiut do të ishte argument për të hedhur poshtë profetësinë e tij, atëherë e njëjta gjë duhet të thuhet edhe për Profetin Isa (Jezusin)!
Nëse Kastriot Myfraj e ka seriozisht përballjen teologjike me muslimanët, atëherë duhet të mësojë të sjellë fakte dhe jo bruçkulla e shpifje. Nëse qëllim i tij është të pastrojë besimin e njerëzve nga idhujtaria, atëherë fillimisht duhet të fillojë me besimin e tij; të mos hyjnizojë ikonat dhe simbolet e ndryshme fetare, të mos i veshë birë Zotit, të mos besojë në formula besimi absurde si triniteti, të mos besojë se diksuh tjetër veç Zotit mund të falë, shpëtojë apo çojë njerëzit në Parajasë, gjëra që bien ndesh edhe me vetë besmin e Profetit Isa.
Islamofobia e Kastrot Myftarajt merr një përmasë akoma më të pështirë kur identifikon komunitetin më të madh fetar në vend me terrorizmin ndërkombëtar, duke synuar kështu ai dhe të tjerë të sojit të tij të ushtrojnë fobi ndaj tyre. Por unë dëshiroj ti kujtoj disa fakte atij dhe të tjerëve që synojnë të inkriminojnë mulimanët: Në Kuranë Profeti Muhamedi cilësohet si i dërguar mëshirë për të gjitha krijesat. Në shume ajete të Kuranit drejtësia trajtohet si një parim absolut, e paraqitur si thelbi i mesazheve hyjnore, qofte edhe me kundërshtarët në bindje apo në fe. Askush nuk mund te detyrohet te pranoje Islamin, apo te ndërroje bindjen me force, siç thuhet tekstualisht ne Suren el Bekare. Dhe pikërisht per këtë arsye, në zbatim te ajetit të mësipërm, muslimanët gjatë gjithë historisë së tyre nuk kanë detyruar askënd të bëhet mysliman me forcë. Nje deshmi fare e qarte per këte është ajo që ka ndodhur me popujt e gadishullit ballkanik, të cilët edhe pse kanë qëne një kohë të gjatë nën sundimin e osmanllijve, disa janë në shumicë muslimane dhe disa jo. Unë kam pasur rastin të shoh komunitetet e krishtera në disa nga qendrat e civilizimit Islam, si: Egjipti, Jordania, Siria dhe Turqi, madje i kam parë edhe duke frekuentuar kishat të cilat ishin ndërtuar prej shekujsh. Perse nuk u shembën keto kisha? Perse nuk u detyruan këta njerëz te ndërrojnë fenë e tyre? Si u lejuan te bashkjetojnë me muslimanët në qendrat më të mëdha të civilizimit Islam, si Damasku, Stambolli etj. Ndërsa nga ana tjetër, këtu nuk është vendi për folur për gonocidet, masakrat dhe spastrimet që kanë vuajtur muslimanër ndër shekuj prej komuniteteve të tjera. Po perse duhet te shkojme shume larg, për të sqaruar këta njerëz që shtiren sikur u janë errur syte? Kush e krijoi këtë traditë tolerance dhe bashkëjetese mes feve në trojet shqiptare, me të cilën ndonjëherë mburren edhe islamofobët mosmirënjohës? A nuk e krijuan myslimanet? Pa dyshim qe po? Sepse ne kemi qenë dhe jemi shumice. Dikush mund te thote se kjo eshte nje tradite e trashguar nga paganet, por gabohet, sepse ne fakt kjo është një taditë e krijuar nga muslimanet dhe veçse nga muslimanet per dy fakte:
Së pari, sepse kjo tradite ka qene dhe vazhdon si e tille në vendet islame, si: Egjipti, Siria, Turqia etj. Madje në kohën kur hebrenjte ndiqeshin, ata gjenin strehë dhe siguri në vendet islame, si Turqia, Shqiperia etj.
Se dyti, sepse po ta lexojme me objektivitet historine, do të konstatojmë se në qytetet e trevave shqiptare është zbatuar Islami me devotshmëri.
Ndërsa, sulmet që shiten para publikut si akte që shprehin terrorin që, sipas disave, mbjellka Islami, në të vërtetë, edhe pse janë të dënueshme, ato janë reagim ndaj dhunës dhe padrejtësive që ushtrohen ndaj myslimanëve në disa vende të caktuara. Sidoqoftë, ato nuk pasqyrojnë realitetin e Islamit, sepse frenat e drejtimit sot nuk jane ne dorë të myslimanëve, por të jomuslimaneve, dhe format e reja të dhunës që ushtrohen sot, në fakt duhet të shihen si pjellë e mendësisë së sistemeve me reputacion dhe jo e Islamit. Shtetet islame kur ishin me reputacion në botë, e dëshmuan ndër shekuj tolerancën, siç u faktua me lart, dhe ajo faktikisht mund te quhet nje pasqyrë, ndonëse jo e plotë, e realitetit të Islamit. Mund të theksoj ketu se dhuna apo terrori sot në botë, e ka burimin pikërisht tek disa vende joislame, pasi në vendet Islame sulmet kamikaze dhe aktet terroriste nuk njiheshin më pare; ato jane importuar, janë metoda të shpikura nga jomyslimanët. Dihet se ku janë ushtruar fillmisht sulmet kamikaze dhe atentatet. Po keshtu dihet se ku lulëzon mafia dhe krimi i organizuar!
Nuk janë të paktë ata njerëz që sot mendojne se, Islami është shkaku i shumë peripecive që vuajti kombi ynë, prandaj sipas tyre duhet të përbaltim të kaluarën tonë, të deformojmë realitetin historik, të shpërfillim identitetin tonë Islam, të flakim nderin e femrës shiptare, të përhapim me të gjitha format lakuriqësinë, të promovojmë lidhjet e paligjshme, të shpërbëjmë familjen dhe lidhjet farefisnore etj. etj., sepse keshtu kapim kulturën e perëndimit! Ky është një vështrim brutal materialist ndaj realtitet, sepse është e gabuar të vendosësh përparimin material si kriterë për adaptimin e një kulture apo një feje. Shtetet dhe fuqite ngrihen dhe bien sipas disa ligjësive të caktuara nga Zoti. Themeluesi me te drejte i shkencave sociale, Ibn Haldun, pohon se çdo shtet (eshte fjala per shtetet e mëdha) ka një jetëgjatësi të caktuar. Ditët, vitet dhe shtetet rrotullohen. Sot komandojne disa, neser do te komandojne disa të tjerë. Sot bejnë pasuri disa, nesër do të bejnë disa të tjerë. Kështu ka dashur Zoti të ndodhin ndryshimet në ketë botë. Atëherë, me çfare logjike u dashka, sipas ketyre pseudointelektualëve, të flakim nderin, të promovojmë lakuriqësine e femrës, të nxisim lidhjet e paligjshme seksuale, të çojme prinderit nepër azile, të nxejrrim femijët jashtë kontrollit familjar! Apo sepse keshtu do te kapim stadin e zhvillimit të shoqërive gjoja të emancipuara! Te jeshë i fortë, apo i pasur, nuk do te thotë, pashmangmërisht, se në gjithçka që thua apo që promovon paske të drejtë! Të kesh të mira materiale, nuk do te thote se e verteta qendroka gjithnjë në krahun tënd!
Në fakt, kjo duhet ta bëjë myslimanin e trojeve tona të ndihet krenare, aq me tepër në një vend si ky i yni, ku vërehet shëmbëlltyra e shëmtuar e njerëzve që turren me verbëri pas të tjerëve, duke lëne nderin, identitetin, vlerat dhe duke hedhur baltë mbi ata që nuk pranojne të bëhen pjesë e karvanit të lakuriqëve, homoseksualëve, lesbikeve, të denatyruarve, të korruptuarve shpirtërisht dhe materialisht, të cilët shesin penën për interesa meskine.

---------- Post added at 10:12 ---------- Previous post was at 10:12 ----------

lol ky Kastroti eshte ai qe kishte shkrujt edhe per deislamizimin e kosoves e?
Po kush eshte ky qe ti veme vesh ne njehere :eek:hh:

Kastriot MYFTARAJ u shpreh: kenga qe jepet ne qindra xhamia ne Shqiperi nuk eshte gje tjeter vetemse lehje.

Lehje?? mua personalisht ezani sme krijon asnje lloj problemi ,as me ka zgjuar ndojhere nga gjumi ,as me ka prish pune najhere...ju po e beni ceshtjen sikur hoxha kendon nja 2 ore me nje ze tmerresisht te larte edhe gjate ksaj kohe ju paralizoheni totalisht..come on people mos e ekzagjeroni kaq shume
 
Titulli: Gazetari ofendon Muslimanet Shqiptare

AjSi

Ky eshte nje gazetar qe mirepaguhet per te hedhur keto shkrime,per te krijuar problme,per te nxjerr islamin e keq,nese ky gazetar nuk marr masa ndeshkuese nga Drejtesia Shqiptare,dije se ky ka suport te larte ,mu si shembulli i Bollanos.
 
Titulli: Gazetari ofendon Muslimanet Shqiptare

sa lexova keto debate seq mu kujtu i madhi Konica''Sikur te mos ishte feja,shum me shum do ishim ne numer por jo Shqiptar''
 
Titulli: Gazetari ofendon Muslimanet Shqiptare

nuk ka nevoj per studime te mdhaja.... del e tepron nje gazete ndodhe here...
sa her NE flasim per fen tuaj nxirrni gjithmon ket gje : se din per cfare po flet

mbase edhe ajo pak qe po shofim spo na pelqen .. sna pelqen llogjika juaj edhe kur vetem flasim me ju ...E KE MENDUAR NAIHER KET?
ka naigjo te veshtir me kuptu ktu ?
veni perpara cdo gjeje fen.... po respekti per te tjeret ku eshte ?
detyroni boten te mendoje qe Islami do mbetet e vetmja fe... sa artikuj te till kam lexuar ?
me verte kujtoni se bota do ju duroj gjith jeten ?
prandaj ne Europ sju duan ... ( kur e ka kuptu dhe Berlusconi mo..... kulmi)

ps: e perseris prap ...nuk po flas per ato qe besojn dhe e mbajn fen per veten e tyre( pa dal me flamur duke bind te tjeret) ...

---------- Post added at 05:53 ---------- Previous post was at 05:51 ----------

pun e madhe.... ik jeto ne fshat .... do durosh gjelin lol.
ps: skam qen naiher ne fshat....

Sme intereson mua a te pelqen apo jo , mua askush nuk dua te ma fyej Fen sepse me fyn mua kaq zor eshte ta kuptoni ju ?
del nje i vetquajtur gazetar analist apo ku ta di un e me fyn fen time at'her un duhet ti them ati faleminderit ? vetem pse e kan keq perdor ket liri te shprehjes , liria e shprehjes nuk don me thon me fol qka te duash .

duhet me lexu KUR'AN-in per me kuptu ISLAM-in e jo me ja fut te flas qka te dua pa lexu kurr .
 
Titulli: Gazetari ofendon Muslimanet Shqiptare

Edhe mua me pengon shume zhurma e veturave, dua paqe. Ku eshte toleranca ketu ?:gjujpeshk:

pse me ben krahasime pa lidhje???
kur shum mir e din,,,se ezani nuk esht vetem nje zhurm,,por esht nje tekst ,,dhe i ben nje qyteti me shum se 90 or ne vit,,thirrje per tu konvertuar ne arab.

pse ne arab???

sepse feja muslimane esht nje labirent,,qe sa me fell te futesh aq me arab behesh.
dhe kte ta verteton dhe kjo vidjoja qe solla pak me siper,,dhe po e sjell perseri sepse ndryshe nuk ta rrok ty,,sepse gjithshka e shikoni siperfasore dhe nuk e definoni dot,, ti dhe te gjith ju,

[video=youtube;Q-6ZdjCzsYE]http://www.youtube.com/watch?v=Q-6ZdjCzsYE&feature=related[/video]

Ju jeni si te detyruar ti besoni genjeshtres sepse keni frik nga e verteta!!!

po ne thelb te gjith ksaje kush qendron???? sa me fell te futesh aq me arab behesh,, e deri ku do shkosh ti???

deri ne at pik sa 99% e mynyres tende..do te konvertohet ne arabe!!!

dhe c´do dit e me e vshtir do te jet,,qe ti te zbrabsesh.
 
Titulli: Gazetari ofendon Muslimanet Shqiptare

El Habibi frrr frrr me ngadale mere se keshtu e prish tenin e ftyres ILir lool. Kujt po i flet or cun ? Une kam bindjen time, ju bindjen e juaj. Tung >)
 
Titulli: Gazetari ofendon Muslimanet Shqiptare

lol ky Kastroti eshte ai qe kishte shkrujt edhe per deislamizimin e kosoves e?
Po kush eshte ky qe ti veme vesh ne njehere :eek:hh:

Lehje?? mua personalisht ezani sme krijon asnje lloj problemi ,as me ka zgjuar ndojhere nga gjumi ,as me ka prish pune najhere...ju po e beni ceshtjen sikur hoxha kendon nja 2 ore me nje ze tmerresisht te larte edhe gjate ksaj kohe ju paralizoheni totalisht..come on people mos e ekzagjeroni kaq shume

Po te mos studjoje ne nje shkolle me influence islamike do flisje ndryshe ;)
 
Titulli: Gazetari ofendon Muslimanet Shqiptare

El Habibi frrr frrr me ngadale mere se keshtu e prish tenin e ftyres ILir lool. Kujt po i flet or cun ? Une kam bindjen time, ju bindjen e juaj. Tung >)

nuk te mora vesh,,,
por gjithsesi,,kur ju mbyllen vrimat dhe skeni dicka te llogjikshme per kundershtim,,thomni qe keni bindjen tuaj,,dhe nuk levizni nga pozicjoni,,

ky pra esht kufiri midis botes tende dhe botes time,,,sepse ti do te kishe deshir qe gjith shqiptaret ku do qe jan te ishin musliman,,

te falnin 5 vaktet,,,
dhe mundesisht te rrespektojn rregullat e kuranit perpikshmerisht. apo sesht kjo deshira e nje muslimani shqiptar?????

pra ju keni deshir qe populli shqiptar ne mas te madhe te futet sa me fell te jet e mundur ne labirentin islam.

po si se keni nje pik meshir more vampira!!

vampira jeni..me vjen keq qe ju nuk mund ta kuptoni sa te jeni gjall.

[video=youtube;Klgi89ULx-E]http://www.youtube.com/watch?v=Klgi89ULx-E[/video]
 
Titulli: Gazetari ofendon Muslimanet Shqiptare

po si se keni nje pik meshir more vampira!!

vampira jeni..me vjen keq qe ju nuk mund ta kuptoni sa te jeni gjall.

Ja pra, ketu qendron problemi i bindjes sime qe nuk me lejon te bie ne te njejtin nivel me injorantet.
 
Titulli: Gazetari ofendon Muslimanet Shqiptare

Ja pra, ketu qendron problemi i bindjes sime qe nuk me lejon te bie ne te njejtin nivel me injorantet.

injorant esht ai qe nuk esht i vetdishem per fatin e tij...dhe te till jeni ju,,si vimpirat ne filma,,qe kur infektohen smund ti kthesh me ne njerez,,

kshtu jeni dhe ju,,kur infektoheni smun ju kthen kush do me ne normal,,ju jeni sllever dhe kontribues te sllaverimit,

persa i perket asaj q te ka djegur me shum nga posta ime,,nuk me ke kthyer pergjigje,,,

a esht e vertet se myslimanet deshirojn qe ne shqipri te gjith shqiptaret te jen musliman???

dhe nese po,,,
qe te jesh musliman a duhet te shkosh sipas rregullave te kuranit,??
dhe nese po,,,

si do te jet shqipria ne kushte te tilla,,,,si do te jen njerzit qe jetojn ne shqipri,,si do te duken ata,,si do te veprojn ata,,,dhe nese nje vizitor i huaj vjen ne shqiperi dhe te gjith jan musliman te devotshem,,vishen dhe mbathen si musliman,,han e püin si musliman,,a do te gjejn ata nje shqiptar ne tokat shqiptare????qe duke si shqiptar,,vepron si shqiptar dhe beson si shqiptar???
do te gjejn pa tjeter,,,por problemi esht se ju nuk e kuptoni se jeni sllever dhe ushtar,,i armiqve te mi dhe armiqve te tu njekohsisht.

te pershendes me ket keng lover

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Titulli: Gazetari ofendon Muslimanet Shqiptare

Per pyetje rreth Islamit, e ke temen, atje do marresh pergjigje. Edhe pse pergjigjen e pyetjes se fundit qe e ke bere atje, ta kam kthyer ne nje teme tjeter.
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top