Nga: Aurora Allushaj
“Ligji i plehrave një mënyrë për të mbuluar trafikun ilegal. “Shqipëria shihet nga Italia si një vend i botës së tretë”
Pamja nga protesta e shoqerise civile kunder importit te plehraveKanë kaluar vetëm 10 ditë nga firmosja e ligjit për importimin e plehrave nga kryeministri Sali Berisha. Në një intervistë për Albaniaplus Presidenti i shoqatës së gazetarisë investigative në Itali Leonida Reitano, tregon prapaskenat që mund të fshihen pas këtij ligj. Ndër të tjera Reitano, thotë se ky ligj është një sinjal rreziku pasi do të bëhet import ilegal i mbetjeve toksike. Presidenti i AGI-t tregon se zbulimi i një të vërtete të tillë nuk do sillte ndonjë reagim nga opinioni publik italian, pasi Shqipëria konsiderohet si një vend i botës së tretë.
Gazetaria investigative është një realitet aktual? Ekziston akoma kjo lloj gazetarie?
Gazetaria investigative është sot më shumë se kurrë në majat e saj. Investigimet më të fundit Offshore Leaks për invazionin fiskal, ka treguar punën e një grupi investigativ shumë të specializuar.
Cilat janë rreziqet që i kanosen një gazetari që merr rolin e hetuesit?
Unë jam presidenti i shoqatës së parë të gazetarisë investigative në Itali. Ne trajnojmë gazetarët për të bërë investigime të ndryshme. Rreziqet për kë gazetarët që kërkojnë të bëjnë gazetari investigative si të pavarur janë shumë të larta. Për këtë ne si shoqatë mësojmë gazetarët të kriptografojnë komunikimet e tyre dhe të ruajnë me kujdes të dhënat e mbledhura.
Dimë që keni fituar një çmim gazetaresk për investigimin e mbetjeve të përpunueshme. Mund të na tregoni pak më shumë për të?
Një nga hulumtimet e fundit që kemi bërë është Toxic Europe, me të cilin kemi fituar edhe një çmim në Itali dhe jemi përzgjedhur disa herë në çmime ndërkombëtare. Toxic Europe është një investigim që është marrë me trafikun ilegal të plehrave midis Italisë dhe Rumanisë. Unë kam qenë konsulent i anës investigative duke iu treguar gazetarëve disa teknika me të cilën do të mund të përfundonin këtë kërkim gazetaresk.
Presidenti i AGI-t Leonida ReitanoCilat janë shtetet ku përfundojnë plehrat toksike dhe ato jo toksike aktualisht?
Shtetet ku përfundojnë plehrat (toksike dhe jo) janë ato që kanë hyrë së fundmi në Bashkimin Europian. Por edhe ato shtete si Shqipëria apo Somalia ku Italia ka influencë politike dhe kulturore. Mora shembull Italinë sepse për të mund të flas më me kompetencë.
Vetëm 19 ditë më parë Kryeministri shqiptar ka firmosur vendimin për importimin e plehrave. Duke ditur problemet e Shqipërisë me plehrat, ju mendoni se do të jetë në gjendje të përballohet trafiku i tyre?
Mendoj se vënia në fuqi e atij ligji do të mbulojë vetëm lëvizjet ilegale te plehrave. Do të jetë një pretekst për t’iu hapur rrugë një sërë operacionesh spekulativë dhe kriminal. Italia nuk arrin dot të kontrollojë trafikun e jashtëligjshëm në territorin e saj, imagjinoni jashtë vendit.
A mund të krahasohet Shqipëria me Rumaninë si destinacion i plehrave?
Shqipëria nuk është ende pjesë e BE-së dhe kontrollet në doganat Shqiptare janë shumë të dobëta. Për këtë fakt importimi i “mallrave” nuk bëhet ashtu siç duhet. Po të vihen re lidhjet historike midis Shqipërisë dhe Italisë, Shqipëria rrezikon të kthehet në një kosh gjigant plehrash.
Cilat janë rreziqet për qytetarët? Plehrat janë toksike apo lehtësisht të përpunueshme?
Trafiku i plehrave më i vështirë për tu përpunuar është ai i plehrave me nivel të lartë toksikimi. Duke parë që Shqipëria shihet nga Italia si një vend i botës së tretë (si Somalia) zbulimi i transportit të këtyre mbetjeve drejtë vendit tuaj nuk do të kishte ndonjë impakt të madh për opinionin publik italian.
Qeveria miratoi më 19 prill ligjin për mbetjet
Edhe pse po bëhet një luftë e madhe për importin e mbetjeve, dhe së fundmi presidenti Nishani dekretoi 22 dhjetorin e këtij viti si datën për mbajtjen e një referendumi kundër importit të mbetjeve në Shqipëri, Qeveria ka marrë vendimin mw datw 19 prill tw këtij viti që të importojë 3600 ton mbetje në vit.
Nga do të importohen mbetjet
Mbetjet do të importohen nga shteti i Maqedonisë, Kosovës, Malit të Zi, dhe vendet e Bashkimit Europian. Transporti do të bëhet në rrugë tokësore dhe detare, pasi të plotësohet i gjithë dokumentacioni i nevojshëm ligjor për transportin ndërkombëtar të mbetjeve, si dhe kërkesat e vendimit nr.806, datë 4.12.2003, të qeverisë shqiptare. Tashmë Qeveria ka autorizuar shoqërinë ANSA sh.p.k për importin e mbetjeve të polietilenit (mbetje plastike), për qëllime riciklimi, në bazë të Konventës së Bazelit (për mbetjet e listës së gjelbër”, referuar edhe vendimit nr.825, datë 13.10.2010, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e listave të mbetjeve që lejohen të importohen, për qëllime përdorimi, riciklimi dhe përpunimi”, të ndryshuar.
Ambalazhimi e mbetjeve
Ambalazhimi i tyre do të bëhet në ‘paleta’, i presuar ose në thasë plastikë, sipas kërkesave të përcaktuara qartë nga pala shqiptare. Për çdo transfertë ndërkufitare të mbetjeve, shoqëria “ANSA”, sh.p.k., duhet të dorëzojë të plotësuar në Ministrinë e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, dokumentin e lëvizjes/transfertës ndërkufitare të mbetjeve, dhe monitorimi i tyre do të kryhet nga strukturat përkatëse të doganave. اdo transfertë mbetjesh duhet të jetë e pajisur me një raport -analizë, të kryer për aspektin e radioaktivitetit. “Periudha e lejimit të importit të mbetjeve të polietilenit nga shoqëria “ANSA”, sh.p.k., është 1 – vjeçare, nga data e hyrjes në fuqi të këtij vendimi,” thuhet në vendim.
Debati
Debati për importin e plehrave ka nisur që në vitin 2011 kur Parlamenti miratoi një ligj të ri për trajtimin e mbetjeve urbane në të cilin ishin përfshirë edhe dy nene që lejonin importimin e tyre për qëllime riciklimi. Ambientalistët i kundërshtuan me forcë këto dy nene duke argumentuar se Shqipëria nuk ka mundësitë për kontrollet e nevojshme dhe se vendi, sipas tyre, mund të rrezikojë të kthehet në një destinacion për mbetjet e rrezikshme
TO