Gazetari i CNN jep dorëheqje pasi fajësoi edhe Izraelin për Charlie Hebdo

Arfenilla

Themelues i Forumit
z_2890.jpg
Clancy në lidhje me sulmin terrorist ndaj gazetës "Charlie Hebdo" në Paris nëpërmjet rrjetit social Twitter tha se për këtë pjesërisht është fajtorë edhe Izraeli
Spikeri në televizionin amerikan CNN, Jim Clancy, i cili në lidhje me sulmin terrorist ndaj personelit të redaksisë të gazetës franceze "Charlie Hebdo", në rrjetin social Twitter ka shkruar kundër Izraelit, ka dhënë dorëheqje, duke u larguar nga televizioni,


Clancy, i cili është në lidhje me sulmin terrorist ndaj revistës "Charlie Hebdo" në Paris, tha se për këtë pjesërisht është fajtorë edhe Izraeli, ai u largua nga CNN, pas 34 viteve të punës në këtë televizion. ''Këto karikatura kurrsesi nuk përqeshin profetin. Ato përqeshin përpjekjet e masave që duan ti ndryshojnë fjalët e tij. Të jeni të kujdesshëm", shkroi Clancy në profilin e tij në Twitter.

Në "tweet" tjetër Clancy tha se për sulmin pjesërisht është përgjegjëse edhe propaganda izraelite. Clancy pas kësaj bllokoi profilin e tij në Twitter, ndërsa në deklaratën në lidhje me dorëheqjen e tij nga CNN, nuk dha sqarime nëse kjo kishte të bëjë me mesazhet aktuale të postuara në rrjetin social.

"Jim Clancy nuk është më në CNN. Ne i dëshirojmë gjitha të mirat dhe e falënderojmë për shërbimin e jashtëzakonshëm gjatë periudhës prej më shumë se 30 vjet", thuhet nga CNN. Ndërkohë, Clancy në televizionin CNN ndiqte ngjarjet më të rëndësishme në dekadat e fundit, ndër të tjera edhe gjenocidin në Ruanda, luftën e Gjirit si dhe rrëzimin e murit të Berlinit. Në CNN udhëhiqte emisionin "The Brief", raporton Anadolu Agency (AA).B lajmi


2_5142.jpg


1_6131.jpg
 
Titulli: Gazetari i CNN jep dorëheqje pasi fajësoi edhe Izraelin për Charlie Hebdo

Cudi qe kur vjen puna tek izraeli preken interesat ....
 
Back
Top