Gazeta zvicerane tallet: Në Shqipëri s’blejnë frigoriferë nga frika se shkon Berisha

Love

βeℓℓe â๓e
Gazeta zvicerane tallet: Në Shqipëri s’blejnë frigoriferë nga frika se shkon Berisha dhe ua inauguron

1.18100766.1371495032.jpg


Që kjo qeveri është gazi i botës, kjo dihet.

Por ky gaz vjen e shtohet sidomos në periudhë fushate.

Gazetari zviceran Thomas Fuster i “Neue Zuercher Zeitung”, ka realizuar një shkrim të gjatë për zgjedhjet në Shqipëri, duke u fokusuar kryesisht tek situata ekonomike.

Ai e nis shkrimin me një barsoletë.

“Popullsia në Shqipëri është këshilluar këto ditë që të mos blejë frigoriferë të rinj. Në rast se blejnë një të tillë, rreziku është shumë i madh që në kuzhinën e tyre të shfaqet krejt papritur kryeministri Sali Berisha, së bashku me një ushtri gazetarësh dhe fotografësh, për të inauguruar me ceremoni blerjen e frigoriferit,” shkruan gazetari.

Sipas tij, kjo barsoletë i afrohet realitetit, pasi në prag të zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri, qeveria nuk po lë asnjë ngjarje, sado e vogël, për ta shfrytëzuar për qëllime elektorale.

Tallja e gazetarit shkon edhe më tej.

“Projektet copëtohen në etapa, në mënyrë që çdo etapë të inaugurohet dhe të festohet. Në këtë mënyrë, ekziston dyshimi se tashmë shiritat e inaugurimit të jenë më të gjatë se rrugët,” shkruan ai.

Gazetari Fuster prek një problem të ndjeshëm të ekonomisë në vend. Ai thotë se ndërsa ekonomia thuhet se rritet, ajo nuk gjeneron vende pune.

“Në vitin 2012, Shqipëria- një vend ku Produkti i Brendshëm Bruto për frymë është sa 31 përqind e mesatares së BE- pati një rritje prej 1.6 përqind- që në fakt është si të ishte recesion,” shkruan ai.

Gazetari nuk lë pa thumbuar edhe premtimin e PS për 300 mijë vende pune.

Ai flet për një vend me një kioskë- ekonomi, duke theksuar se çudia është që në një vend që mund të prodhojë ushqimet vetë, gjërat importohen.
tema
 
Titulli: Gazeta zvicerane tallet: Në Shqipëri s’blejnë frigoriferë nga frika se shkon

I shkreti Sala ngeli me gërshërë në dorë sa e gjithë bota qesh me idiotësitë e tij :D ..
 
Titulli: Gazeta zvicerane tallet: Në Shqipëri s’blejnë frigoriferë nga frika se shkon

I shkreti Sala ngeli me gërshërë në dorë sa e gjithë bota qesh me idiotësitë e tij :D ..

Love lol , ti dhe kjo gazeta e majt nuk jeni gjithe bota .
 
Titulli: Gazeta zvicerane tallet: Në Shqipëri s’blejnë frigoriferë nga frika se shkon

Love lol , ti dhe kjo gazeta e majt nuk jeni gjithe bota .

Qënke dashuruar pas gazetës :D .. lum Tema për simpatizantët ja po ta sjell nga një gazetë tjetër që të mos të bjeri infrakt lol

N

;)

Në Neue Zürcher Zeitung bëjnë gallatë me Berishën, që mbeti me gërshërë në dorë
Article | 18 qershor, 2013 - 13:58

Gazeta Neue Zürcher Zeitung është një nga më cilësoret në Zvicër, dhe gazetari Thomas Fuster, që ka vizituar Tiranën, ka shkruar një artikull për këtë gazetë lidhur me fushatën elektorale. Dhe i ka rezultuar një artikull anektodik. I ka bërë përshtypje mbi të gjitha Sali Berisha që mbeti me gërshërë në dorë duke përuruar ‘vepra’ njëra pas tjetrës. Dhe thotë: “Shqiptarëve këto ditë u këshillohet që të mos blejnë frigorifer të ri. Blerja e pajisje të tillë është më e rrezikshme se kurrë, pasi Kryeministri Sali Berisha mund të mbërrijë papritur në kuzhinë bashkë me një ushtri gazetarësh dhe fotografësh”. Nuk ka asnjë teprim në këtë mes, ndonëse ai e ka dëgjuar si shaka në Tiranë. Dhe saktëson “kronikën”: “Pak ditë para zgjedhjeve parlamentare qeveria nuk lë t’i ikë asnjë ngjarje e vogël pa e përdorur për zgjedhjet. Projektet e qeverisë ndahen në etapa, kjo për të bërë që çdo arritje të festohet. Kjo ka ngritur dyshimet se shiritat e prerë mund të jenë më të gjatë se sa rrugët e inauguruara”.

Re.Pu.


Upsss dhe kjo do jetë e majtë :D
 
Titulli: Gazeta zvicerane tallet: Në Shqipëri s’blejnë frigoriferë nga frika se shkon

O Love , ky gazetari qe e ka shkruar kete artikullin duhet te jete ndonje dashnor i Edit mi lal ,
pasi gazetaret normal ne zv , be , apo fr as qe interesohen fare fare per gersheret e berishes .
 
Titulli: Gazeta zvicerane tallet: Në Shqipëri s’blejnë frigoriferë nga frika se shkon

Une nuk e di qka ka me qesh ktu ! hapja e tuneleve dhe rrugeve ne shqiperi eshte nje gje e madhe !! sepse jemi ne zor per rruga ! keta zvicrranet qe jetojn me lekt e botes pa bere asgje vet normal ju duket per te qesh ! sepse i kan rregullu vet me heret me lekt e popujve te ndryshem qe te korrutuarit e X shteteve i dergojn lekt ne bankat e tyre prandaj tash ju ka ardh koha me qesh po neser ju mbyllen bankat mbesin duke kerku buk pastaj.
 
Back
Top