Gazeta maqedonase: Rama, Zaev dhe Ahmeti firmosin për "Shqipërinë Etnike

legjenda

MAQEDONIA E VERIUT
Mediat e Maqedonisë të cilat mbështesin VMRO-DPMNE-në, vazhdojnë të shkaktojnë tensione dhe frikë, duke shkruar se në vend do të ketë luftë të përgjakshme, transmeton Gazeta Express.
Gazeta maqedonase "Vecer" shkruan sot se "Krijimi i Shqipërisë Etnike është një rrezik që mund të sjellë një luftë të gjatë dhe të përgjakshme".

Shkrimi është ilustruar me një foto ku shihet kreu i LSDM-së Zoran Zaev dhe lideri i BDI-së, Ali Ahmeti me "plis" në kokë, duke arritur një marrëveshje me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën.

Edhe mediat serbe, ato proqeveritare, kanë provokuar tensione me lajme që më vonë demantoheshin nga vetë subjektet e përmendura.

Zaev akuzohet nga opinioni maqedonas për kinse pranimin e të ashtuquajturës "Platforma e Tiranës"./Gazeta Express/
294465_1494929051-9787416.jpg
 
Nuk duhet te gezoheni me fjale gazetash dhe me tituj bimbastike, por duhet te fitoni realisht ate qe ju perket dhe keni trasheguar prej brezave.
 
Back
Top